Saturday, May 25, 2013

Struktura

Certifikata Web Server

Çertifikata e Sigurisë Elektronike është një vërtetim elektronik, e cila lidh të dhënat elektronike me një person dhe konfirmon identitetin e tij. Çertifikata ofron garanci për lidhjen ndërmjet një Identiteti Dixhital dhe një Çelësi Publik. Çertifikata garanton sigurinë e transaksionit (konfidencialitetin nëpërmjet kodimit) dhe origjinalitetin e mesazhit (ose dosjes) të firmosur elektronikisht me të dhënat personale të personit, që çertifikon dokumentin. Vlefshmëria legale është e limituar për qëllim të Direktivës 1999/93 EC Art.5(2). Çertifikata (Firma Dixhitale) përdoret për të siguruar komunikimin.

Ajo bazohen tek protokolli SSL (Secure Sockets Layer).

Çertifikatat e sigurisë elektronike janë në dispozicion për:

Institucion: i cili do të jetë përdoruesi i çertifikatës së sigurisë elektronike (me fjalën ‘Institucion' do t’u drejtohemi institucioneve shtetërore, kompanive, bizneseve, organizatave (qeveritare dhe jo qeveritare), shoqatave profesionale dhe tregtare etj), të cilët parashikojnë marrëveshje me CA-në, për emetimin e çertifikatave personale elektronike të punonjësve dhe/ose anëtarëve të tjerë të tyre.

Çertifikatat e Sigurisë Elektronike Personale / Institucioni janë të vlefshme për 1 (një) vit nga dita e lëshimit dhe kushtojnë 15 euro (me TVSH)

Karakteristikat kryesore:

Çertifikatat elektronike lejojnë veprimet e mëposhtme:

• Autentifikim të klientit në internet (n.q.s çertifikata është e prodhuar nga Autoriteti Çertifikues (CA) dhe është e njohur si e besuar nga serverat në rrjetin e internetit);

• S/MIME firmë dixhitale/enkriptim/dekriptim;

• Enkriptim dokumenti,

• Nënshkim elektronik të dokumentit.

Pajtuesit i jepet Çertifikata që do të thotë një skedar PKCS#12-fjalëkalim të mbrojtur që përmban:

1. Çelësin Privat

Përdorimi i çelësit:

Firma Dixhitale

Kriptografi të të dhënave

Kriptografi e çelësit

Marrëveshje e çelësit

Identfikim i klientit

Mbrojtje e e-mail-it

2. Çertifikatën CA root.

3. Një dokument të quajtur “Mbiemri Emri.txt”. i cili përmban fjalëkalimin që bën të mundur hyrjen në skedarin e lartëpërmendur.

 

Dokumentacioni i nevojshëm:

Këtu gjenden të gjitha informacionet e nevojshme për të marrë një çertifikatë të sigurisë elektronike.

N.q.s jeni Përgjegjësi i Institucionit duhet të dorëzoni tek punonjësi i autorizuar i Zyrës Postare dokumentat e mëposhtme:

» Formularin ‘Përgjegjësi i Institucionit’, të plotësuar, firmosur dhe të vulosur nga Përfaqësuesi Ligjor i Institucionit;

» Formularin e Kërkesës, të plotësuar dhe firmosur nga ju;

» Për çdo punonjës - faqet 5, 6 dhe 7 të formularit të kërkesës, të plotësuara dhe të firmosura prej secilit dhe të vulosura nga Institucioni;

» Për secilin punonjës, i cili do të pajiset me çertifikatë elektronike, nevojitet një fotokopje me pamje nga të dyja anët të dokumentit aplikues - kartës së identitetit ose pasaportës biometrike, të firmosur prej secilit dhe të vulosura nga Institucioni;

» Një file–exel të plotësuar, i cili ndodhet në Seksionin e Çertifikimit Elektronik tek web site i Posta Shqiptare Sh.A. www.postashqiptare.al ose mund të kërkohet nga Autoriteti Lokal i Regjistrimit (ALR) tek e-mail: certifikimi.elektronik@postashqiptare.al.

File-exel përban këto të dhëna për punonjësit që do të çertifikohen:

» Emrin e Institucionit,

 

» Emrin e Departamentit (fakultativ),

 

» Mbiemër Emër,

» Adresën e e-mail-it.

Pasi të jetë plotësuar file-exel, emërohet si më poshtë:

 

• UR_[Emri I Institucionit]_[nn]_[pp]_[yy,mm,dd].xls, ku:

[nn] është numri i regjistrimeve në file; a

[pp] është numri i dosjeve të dërguara yy (viti), mm (muaji), dd (dita).

Transmetimi i dokumentacionit aplikues

Të gjitha dokumenta e lartë përmendura duhet të dorëzohen tek Zyrat Postare të autorizuara nga Autoriteti Lokal i Regjistrimit si më poshtë vijojnë: (materiali eshte i bashkengjitur ne excel)

Sherbimi ndaj klientit

Plotësoni formularin e ankesave për shërbimet postare, financiare, biznesit dhe shërbimeve të tjera që ofron Posta Shqiptare online.
Klikoni këtu.

Gjurmoni dergesen tuaj

Gjurmoni  dërgesën  tuaj
brenda dhe jashtë Shqipërisë
 
Klik për gjurmimin e jashtëm  
Klik për gjurmimi i brendshëm

Certifika e sigurisë elektronike|Certifikata Web Server |
Copyright 2013 Posta Shqiptare | Desiged & Developed by Andi Haviari

social

Na ndiqni në :