IPS (Sistemi Postar Ndërkombëtar ) është një sistem postar ndërkombëtar i integruar i cili kombinon përpunimin e postës dhe menaxhimin operacional.
IPS siguron një pamje të saktë dhe të plotë të lëvizjes së objekteve postare duke mbuluar çdo zonë ndërmjet origjinës dhe destinacionit përfshirë dhe zyrat e shkëmbimit tranzit , transportuesit ndërkombëtar dhe trajtimin përmes doganes.
Objekitvi : Përmirësimi i cilësisë së shërbimit të postës ndërkombëtare nëpermjet matjes së plotë të proçesit të shpërndarjes së objekteve postare, monitorimi i objekteve postare dhe dërgesave nga dërguesi tek marrësi,
Sistemi IPS ofron:
-Gjurmim të objekteve EMS nga vendi i origjines në destinacion dhe anasjelltas.
-Sigurimi i informacionit për objekte të rregjistruara dhe kolipostare
-Përpunimi automatik i pakove, objekteve të rregjistruara në Filialin e Tranzitit të Postave dhe gjenerimi i dokumentave standarte të UPU-së
-Cilësi , saktësi dhe shpejtësi informacioni
Sistemi IPS automatizon proçesin postar ndërkombëtar nga fillimi në fund; për postën ajrore, për SAL -(postën tokësore dhe ajrore) dhe përfshin karakteristikat e nevojshme:
-Trajtimin e postës tokësore.
-Përpunimin e postës hyrëse dhe dalëse me shume fleksibilitet, prodhim te Buletinëve të Verifikimit.
-Intineraret: më shumë fleksibilitet për azhornimin e etapave ajrore, me anije dhe intenerari.
-Përpunimi i brendshëm: trajtimi i pjesshëm i dërgesave të brëndshme