Quhen koliposta objektet që përmbajnë sende të ndryshme të lejuara për t’u vijuar me anë të postës
Ato pranohen në sportelet tona si dhe për kolipostën e adresuar ndërkombëtare që hyn nga shtetet e tjera deri në 20 kg.
Dimensionet e kolive nuk duhet të kalojnë 1.8 m secila në shumën e përgjithshme të gjatësisë, gjerësisë dhe trashësisë me kusht që asnjë nga dimensionet e saj të mos kalojë 1.1m.
Pranohen dhe koli kaba dimensionet e të cilave nuk duhet të kalojnë 2.25 m në shumën e përgjithshme të gjatësisë, gjerësisë dhe trashësisë, me kusht që asnjë nga dimensionet e saj të mos jetë më shumë se 1.5m.
Koliposta duhet të amballazhohet në përputhje me peshën dhe përmbajtjen, në mënyrë që ato të ruhen gjatë transportit dhe përpunimit.
Amballazhimi i tyre duhet bërë në përshtatje me materialin dhe përbërjen e objektit që do të postohet.
Njëra faqe e kolisë duhet të jetë e sheshtë për të bërë shënimet e shërbimit, si dhe për të shënuar adresat e dërguesit dhe të marrësit.
Mbërritja e një kolie i njoftohet marrësit me anë të një lajmërimi.
Marrësi është i detyruar të tërheqë objektin brenda 5 ditësh nga dita e marrjes së njoftimit. Për çdo ditë vonesë mbas ditës së pestë, klienti paguan magazinazh.
Tarifa e kolipostës për brenda vendit shiko lidhja 1/5 dhe për kolitë jashtë vendit vijim ajror lidhja 2/19, me vijim tokësor 1/6
Ndalohen për t’u futur në koli sendet e mëposhteme:
- Sendet që paraqesin rrezik për punonjësin, ose që përbërja e tyre mund të prishin kolitë e tjera.
- Lëndë narkotike ose substancë psikotrope
- Kafshë të gjalla
Materiale plasëse, djegëse ose lëndë të tjera të dëmshme.
- Materiale pornografike
Lëndë radioaktive.
- Sende të ndaluara të importohen dhe të qarkullojnë në vendin e destinacionit
.