Mode
Wednesday, September 17, 2014

 

Letra

Letra e thjeshtë  

Përfaqëson shërbimin më tradicional të përdorur si brënda dhe jashtë vendit, që nuk kërkon trajtim të vecantë nga dërguesi.  Konsiderohet letër cdo komunikim i shkruar që përbën një korrespondencë zyrtare ose personale.  Letra duhet të jetë e mbyllur në zarf që ka formë drejtkëndëshi me dimensione jo më të vogla se 90 *40 mm me një tolerancë  +2 mm  Adresa e marrësit shkruhet nga ana e përparme e zarfit dhe zë rreth 2/3 e pjesës së poshtme të krahut të djathtë të tij.  Adresa e dërguesit mund të shkruhet në qoshen e sipërme majtas .  Pulla ose shenja e afrankimit vendoset  sipër adresës së marrësit, duke filluar nga qoshja e sipërme djathtas. Letrat pranohen me peshë deri në 2 kg si për brenda dhe për jashtë vendit. Tarifat per letrat  brenda dhe jashtë vendit tokësore dhe ajrore dhe  grup peshave shiko lidhjet 1/1,  1/10, 2/16.  


Letra e porositur  

Kërkon nga dërguesi ti bëhet një trajtim i vecantë dhe ti sigurohet dorëzimi i saj marrësit kundrejt nënshkrimit.  Letra pranohet me peshë deri në 2 kg si  brënda dhe jashtë vendit.  Plotësimi i saj bëhet në të njëjtën mënyrë si për letrën e thjeshtë.  Tarifa e letrës së porositur për jashtë vendit shiko lidhjen 1/1, 2/16, 2/18. 

Letra|Paketa|Shtypshkrime|Kartpostale|Cecograme|Komunikimet e gjyqësorit |
Copyright 2014 Posta Shqiptare | Desiged & Developed by Zero Gravitet

social

Na ndiqni në :