Çertifikata e Sigurisë Elektronike është një vërtetim elektronik, e cila lidh të dhënat elektronike me një person dhe konfirmon identitetin e tij. Çertifikata ofron garanci për lidhjen ndërmjet një Identiteti Dixhital dhe një Çelësi Publik. Çertifikata garanton sigurinë e transaksionit (konfidencialitetin nëpërmjet kodimit) dhe origjinalitetin e mesazhit (ose dosjes) të firmosur elektronikisht me të dhënat personale të personit, që çertifikon dokumentin. Vlefshmëria legale është e limituar për qëllim të Direktivës 1999/93 EC Art.5(2). Çertifikata (Firma Dixhitale) përdoret për të siguruar komunikimin.
Ajo bazohen tek protokolli SSL (Secure Sockets Layer).
Çertifikatat e Sigurisë Elektronike Personale janë të vlefshme për 1 (një) vit nga dita e lëshimit dhe kushtojnë 15 euro (me TVSH).
Karakteristikat kryesore:
Çertifikatat elektronike lejojnë veprimet e mëposhtme:
• Autentifikim të klientit në internet (n.q.s çertifikata është e prodhuar nga Autoriteti Çertifikues (CA) dhe është e njohur si e besuar nga serverat në rrjetin e internetit);
• S/MIME firmë dixhitale/enkriptim/dekriptim;
• Enkriptim dokumenti,
• Nënshkim elektronik të dokumentit.
Pajtuesit i jepet Çertifikata që do të thotë një skedar PKCS#12-fjalëkalim të mbrojtur që përmban:
1. Çelësin Privat
Përdorimi i çelësit:
Firma Dixhitale
Kriptografi të të dhënave
Kriptografi e çelësit
Marrëveshje e çelësit
Identfikim i klientit
Mbrojtje e e-mail-it
2. Çertifikatën CA root.
3. Një dokument të quajtur “Mbiemri Emri.txt”. i cili përmban fjalëkalimin që bën të mundur hyrjen në skedarin e lartëpërmendur.
Dokumentacioni i nevojshëm:
Këtu gjenden të gjitha informacionet e nevojshme për të marrë një çertifikatë të sigurisë elektronike.
N.q.s jeni qytetar duhet të dorëzoni:
• Formularin e kërkesës së plotësuar dhe të nënshkruar prej jush;
• Një fotokopje me pamje nga të dyja anët të dokumentit aplikues- kartës së identitetit ose pasaportës biometrike, të firmosur nga ju.
Formularët që nevojiten:
Formulari i Kërkesës (ne fund te faqes)
File-exel UR_OrganizationName_nn_pp_yy_mm_dd (ne fund te faqes)
Transmetimi i dokumentacionit aplikues
Të gjitha dokumenta e lartë përmendura duhet të dorëzohen tek Zyrat Postare të autorizuara nga Autoriteti Lokal i Regjistrimit.