Çertifikatat web server
Postecom SpA jep një zgjidhje për sigurinë në rrjet dhe për njohjen e çertifikatave të lëshuara prej saj nga programet shfletuese më të përdorurat në rrjetin e internetit.
Çertifikatat e sigurisë elektronike janë në dispozicion për:
Institucion: i cili do të jetë përdoruesi i çertifikatës web server (me fjalën ‘Institucion' do t’u drejtohemi institucioneve shtetërore, kompanive, bizneseve, organizatave (qeveritare dhe jo qeveritare), shoqatave profesionale dhe tregtare etj), të cilët parashikojnë marrëveshje me CA-në, për emetimin e çertifikatave web server.
Çertifikatat web server lëshohen me një çelës çertifikimi i cili njihet automatikisht si i besueshëm nga browser –at më të përdorur, si p.sh. Internet Explorer dhe Moxilla Firefox të cilët lejojnë njohjen automatike të Postecom Web Server Certificates, pasi CA dhe Çertifikata e lëshuar janë instaluar në Server. Njohja automatike është e mundur falë marrëveshjes ndërmjet Postecom dhe Verizon Business e cila ka shpërndarë që nga viti 1996 çelësat e saj të çertifikimit në biznesin e browser-ave kryesorë.
Çertifikata Web Server, duke përdorur protokollet standarte të komunikimit si SSL/TLS, bën të mundur krijimin e mbrojtjes së komunikimt ndërmjet një Web Serveri dhe një internet browser. Në veçanti ajo lejon autentifikimin e identitetit të faqes së internetit dhe lidhjen me institucionin, pronare të faqes së internetit. Gjatësia e çelësit të CA certificate (quhet “Postecom CS2”) është 2048 bits. The Root certificate).
Gjatësia e Çelësit të Çertifikatës Web Server është 1048 bits dhe lejon enkriptimin e komunikimit me një nivel sigurie 128 bits.
Çfarë është protokolli SSL (Secure Sockets Layer)
Zbuloni çfarë është protokolli i sigurisë SSL
Protokolli SSL është standardi i sigurisë për transaksionet në web i përdorur në lidhjet përdorues-institucion dhe që ofron sigurinë maksimale dhe fshehtësinë si për veprimet bankare, pagesat, dërgesat e të dhënave të rëndësishme, etj. Përveç kësaj, përdoruesi që lidhet me një domain me SSL ka mundësinë të verifikojë me siguri të plotë vërtetësinë e webserverit dhe lidhjen efektive me site-in e dëshiruar.
Protokolli SSL ofron funksionet e sigurisë si më poshtë vijon:
• fshehtësinë e mesazhit të shkëmbyer gjatë komunikimit;
• integritetin e përmbajtjes së testit të dërguar gjatë transaksionit; • vërtetësinë e web server-it nga browser-at më të përdorur;
• vërtetësinë e browser-it, që mundëson çertifikatën për web server të përputhet me përdorimin e një çertifikate të klientit.
Një produkt që u ofrohet institucioneve të cilëve u nevojitet të autentifikohen me siguri totale në web site, për të hyrë në domain me rrjet windows, për të nënshkruar dhe koduar e-mail apo të përdorin vegla tëmodelit europian të quajtura ’Zyra Automatike’.
Çertifikatat elektronike Postecom përdorin një çertifikatë të CA-së e cila mundëson njohjen e saj nga shumica e browser-ave në përdorim dhe garanton transparencë dhe ndërvepueshmëri komplete ndërmjet sistemeve dhe aplikimeve.
Karakteristikat kryesore:
• Siguri që web serveri i përket rigorozisht Institucionit me tëcilin po realizohet një transaksion elektronik
• Siguria e ekzistencës së Institucionit të cilit i është lëshuar një çertifikatë web server
• Besueshmëri dhe integritet të informacioneve që shkëmbehen gjatë kohës së transaksionit
• Njohja e çertifikatës web server si e besueshme nga ana e browser-ave që përdoren më shumë nga klientët
Çertifikatat web server janë të vlefshme për 1 (një) vit nga dita e lëshimit dhe kushtojnë 760 euro (me TVSH)
Bollino PosteCert sito sicuro
Një siguri më shumë për përdoruesit.
Jepet bashkë me çertifikata, Bollino Sito Sicuro lejon vizitorët e site-it ta njohin si një site të sigurt.
Nga blerja e një ose më shumë Postecert Server Certificati Web, Kërkuesi do të ketë mundësi për të instaluar "Bollino Sito Sicuro Postecert Image, në faqen e internetit që i korrespondon emrit të web server-it të çertifikuar dhe çdo faqe shtesë, të mbrojtur nga çertifikata të njëjta, në pajtim me udhëzimet e botuara në seksionin Postecert të faqes elektronike, www.poste.it. “Sito Bollino Sicuro” lejon vizitorët të hyjnë në një faqe web server të çertifikuar nga Postecert që të kontrollojnë në kohë reale, informacionin në lidhje me statusin e web server-it për të cilin çertifikata është lëshuar.
Cilat dokumente nevojiten për të aplikuar për çertifikatë web server:
Dokumentacioni i nevojshëm
Këtu gjenden të gjitha informacionet e nevojshme për të marrë një çertifikatë web server. N.q.s jeni Përgjegjësi i Institucionit, duhet të paraqisni tek punonjësi i autorizuar i Zyrës Postare dokumentet e mëposhtme:
• Kontratat: ‘Kontratën për Çertifikatë Web Server’ dhe ‘Web Server Contract’, të firmosura nga Përfaqësuesi Ligjor i Institucionit;
• Nga një kopje të një dokumenti (Shqip- Anglisht), që vërteton rolin e Përfaqësuesit Ligjor të Institucionit (ose të deleguarit të tij), të firmosur dhe të vulosur nga Institucioni,
• Formularët: ‘Përgjegjësi i Serverit për Funksionimin e Elementit Standart’ dhe ‘Web Server Appointment Module’, të firmosura dhe të vulosura nga ju,
• Formularin e Regjistrimit dhe RegistrationForm_V1.0, të firmosura nga Përgjegjësi i server-it,
• Certificate Signing Request (CSR File). Formularët, ‘Formulari i Regjistrimit’ dhe ‘RegistrationForm_V1.0 ‘, duhet të shoqërohen gjithashtu nga një Kërkesë e Nënshkrimit të Çertifikatës ‘Certificate Signing Request’ (CSR File).
Ky dokument duke iu referuar Fomularit të Regjistrimit dhe RegistrationForm_V1.0, i firmosur nga Përgjegjësi i Serverit, mund të dërgohet me: (p.sh CDROM, i printuar dhe i vulosur nga Institucioni, fax ose me e-mail) për pajisjen me Çertifikatë/ta Web Server, tek ALR-ja: certifikimi.elektronik@postashqiptare.al;
• Për secilin person, i cili do të firmosë kontratën, formularët përkatës dhe dokumentet e tjerë të kërkuara më lart, nevojitet një fotokopje me pamje nga të dyja anët e dokumentit identifikues: kartës së identitetit ose pasaportës biometrike, të firmosur prej secilit dhe të vulosura nga Institucioni.
• N.q.s domain-i është i regjistruar nga një institucion tjetër, është gjithashtu e nevojshme të bashkangjisni një dokument që vërteton pronarin e domain-it (Shqip- Anglisht).
Transmetimi i dokumentacionit aplikues
Për të hapur dokumentat e formatit .pdf duhet të instaloni software-in e mëposhtëm.
• Mund ta shkarkoni dhe ta instaloni:
Adobe Acrobate Reader për formatet .pdf
Kontrata për Çertifikatë WS (ne fund te faqes)
Web Server Contract (ne fund te faqes)
Përgjegjësi i Serverit për Funksionimin e Elementit Standart
(ne fund te faqes)
Web Server Appointment Module(ne fund te faqes)
Manuali operativ
Manuali i Përdorimit dhe Mënyrat e Kërkesës për Lëshimin e Çertifikatës/ave Web Server (ne fund te faqes)
Transmetimi i dokumentacionit aplikues
I gjithë informacioni bashkë me Kërkesën e Nënshkrimit të Çertifikatës (CSR File) duhet të dorëzohen tek Zyrat Postare të autorizuara nga Autoriteti Lokal i Regjistrimit si më poshtë vijojnë: