Është një ndër llojet e shërbimit ekspres që ofrohet nga Posta Shqiptare.
Shpejtësia, saktësia, besueshmëria e këtij shërbimi sollën si rrjedhim rritjen e numrit të klientëve që ja besonin Postes Shiptare këtë shërbim.
Në 553 zyrat postare të gjitha filialeve pranojnë zarfat, në të cilat përmbahen dokumentat për legalizim në Zyrën Konsullore të Ministrisë së Punëve të Jashtme si edhe arkëtohen të gjitha detyrimet për Zyrën Konsullore.
Për qytetin e Tiranës legalizimi realizohet brënda 24 orëve nga koha e pranimit dhe për të gjitha rrethet e vëndit deri në skajet më të largëta për 48 orë.
Ne jemi në shërbim gjatë gjithë ditëve të javës me qëllimin e vetëm që t’i vijmë në ndihmë qytetarëve, duke ju kursyer kohën e tyre të çmuar dhe shpenzimet për ata që detyroheshin të vinin nga rrethet e të prisnin në rradhët e gjata.
Realizimi i këtij shërbimi nëpërmjet Postës Shqiptare jo vetëm ofron shpejtësi, garanci, lehtësi besueshmëri për të gjithë klientët por i ka dhënë fund penalizimit të qytetarëve nëpërmjet abuzimit të sekserëve.
Zbatimi i tarifës
- Tarifa e shërbimit ekspres postar për Tiranë, Shkodër, Lezhë janë 170 lekë për dy drejtime (Nisje – Mbërritje, Dërgues - Marrës) pavarësisht nga pesha.
Për qytetet e tjera janë 380 lekë për dy drejtimet
Kur në postë paraqitet vetë personi identifikimi i tij kryhet nëpërmjet:
- Fotokopjes së pasaportës.
- Fotokopjes të kartës së identitetit .
- Dokument tjetër.
Vërtetimi i dokumentave që legalizohen:
- Çertifikata - të vulosura në Prefekturë
- Raporte mjekësore - të vulosura në Drejtorinë e Shëndetit Publik ose Ministrinë e Shëndetësisë.
- Dëftesa e shkollës - e miratuar nga Drejtoria Arsimore ose Ministria e Arsimit
- Vërtetim pune - e miratuar nga Zyra e Punës dhe Ministria e Punës
- Vërtetim nga subjekte private - Firma e Presidentit të subjektit e vërtetuar nga Noteri.
- Vërtetim i Sigurimeve Shoqërore - nga Sigurimet Shoqërore dhe Instituti i Sig. Shoqërore në Tiranë.
- Dëshmi Penaliteti – Origjinale
- Dokumenta Universiteti – Firma e Rektorit
- Vendim Gjyqi – Kancelarët e Gjykatave (jo më vonë se 3 muaj nga data e lëshimit).
- Vërtetime nga Prokuroria – Prokurori apo Kancelari
- Vërtetim Pronësie – Hipoteka e rrethit apo Hipoteka qëndrore Tiranë
Dokumenta që nuk legalizohen
- Dokumenta që vijnë nga vende të ndryshme me vulë Apostile.
- Çdo dokument i lëshuar nga institucione të shteteve të huaja.