Letra e thjeshtë
Përfaqëson shërbimin më tradicional të përdorur si brënda dhe jashtë vendit, që nuk kërkon trajtim të vecantë nga dërguesi.
Konsiderohet letër cdo komunikim i shkruar që përbën një korrespondencë zyrtare ose personale.
Letra duhet të jetë e mbyllur në zarf që ka formë drejtkëndëshi me dimensione jo më të vogla se 90 *40 mm me një tolerancë +2 mm
Adresa e marrësit shkruhet nga ana e përparme e zarfit dhe zë rreth 2/3 e pjesës së poshtme të krahut të djathtë të tij.
Adresa e dërguesit mund të shkruhet në qoshen e sipërme majtas .
Pulla ose shenja e afrankimit vendoset sipër adresës së marrësit, duke filluar nga qoshja e sipërme djathtas.
Letrat pranohen me peshë deri në 2 kg si për brenda dhe për jashtë vendit.
Tarifat per letrat brenda dhe jashtë vendit tokësore dhe ajrore dhe grup peshave shiko lidhjet 1/1, 1/10, 2/16.
Letra e porositur
Kërkon nga dërguesi ti bëhet një trajtim i vecantë dhe ti sigurohet dorëzimi i saj marrësit kundrejt nënshkrimit.
Letra pranohet me peshë deri në 2 kg si brënda dhe jashtë vendit.
Plotësimi i saj bëhet në të njëjtën mënyrë si për letrën e thjeshtë.
Tarifa e letrës së porositur për jashtë vendit shiko lidhjen 1/1, 2/16, 2/18.