Mode
Thursday, October 19, 2017
Minimize

ANALIZA E TREGUESVE EKONMIKO-FINANCIARE PER 6-MUJORIN E PARE TE VITIT 2017

Posta Shqiptare, analizë për treguesit e 6 -mujorit të parë të 2017-ës 

Kompania Posta Shqiptare Sh.a. në përfundim të 6-mujorit të parë të vitit 2017, ka bërë transparente analizën e treguesve ekonomiko - financiare për këtë periudhë. Gjatë fjalës së tij Drejtori i Përgjithshëm Z. Vangjush Andoni, e vuri theksin tek detyrimi që ka cdo punonjës i kompanisë për të punuar me përkushtim dhe seriozitet, për të përmbushur objektivat e kompanisë, si dhe për të ruajtur një reputacion sa më të mirë në treg. Në vazhdim Drejtorët e Drejtorive, si dhe Drejtorët e Filialeve diskutuan mbi problematikat, si dhe u fokusuan mbi objektivat e 6- mujorit të dytë të 2017.

Minimize

Balkanfila për herë të parë në Shqipëri, Posta Shqiptare mbështet aktivitetin

Lazimi firmos marrëveshjen me Shoqatën Shqiptare të Filatelistëve

Me rastin e 9 Tetorit, Ditën Ndërkombëtare të Postave, Posta Shqiptare si anëtare e Unionit të Përbotshëm Postar zhvilloi një forum me punonjësit e saj por edhe me miq e bashkëpunëtorë.

Në fjalën e tij gjatë forumit, Drejtori i Përgjithshëm i Postës Shqiptare, Majlind Lazimi, ka rreshtuar ambiciet dhe sfidat e Postës Shqiptare në të ardhmen. “Dita ndërkombëtare e Postës është një ditë ku reflektohet mbi sjelljen që ka sektori postar kudo në botë, por nga ana tjetër shikohet edhe si mundësi për të kontaktuar me grupe te ndryshme interesi, si dhe bashkëpunimi me partnerë të ndryshëm”,- tha z. Lazimi gjatë fjalës së tij.

Posta Shqiptare shfrytëzoi këtë ditë simbolike për të nënshkruar edhe marrëveshjen e bashkëpunimit me Shoqatën e Filatelistëve Shqiptarë, për realizimin për herë të parë në Shqipëri të Balkanfila 2016. Gjatë firmosjes së marrëveshjes Drejtori i Përgjithsëhm i Postës Shqiptare tha se  “Ajo që është e rëndësishme në projektet tona të vitit të ardhëm është organizimi i Balkan Fila.  Për hërë të parë në Shqipëri Posta Shqiptare në bashkëpunim me Shoqatën e Filatelistëve do të këtë shansin për tu regjistruar në një aktivitet me impakt rajonal, siç është Balkan Fila, ku pritet që të jënë të ftuar mbi 10 shtete të rajonit, me përfaqësuesit e tyre.”- theksoi Drejtori i Përgjithshëm i Postës Shqiptare. Ndërkaq, Lazimi shtoi se Posta Shqiptare mbështetësi kryesor finaciar në mënyrë që ky aktivitet të ketë jehonen e duhur.

Më pas , fjalën e mori z. Muharrem Gimjani, Kryetari i Shoqatës së Filatelistëve të Shqipërisë, i cili në emër të shoqatës falenderoi z.Majlind Lazmi  për gadishmërinë dhe mbështetjen që i është dhënë për realizimin e eventeve me një rëndësi të madhe jo vetëm për filatëlinë shqiptarë por për vetë kombin.

Të dhëna

Çfarë është 9 tetori?

Dita Botërore e Postave festohet çdo 9 tetor, pikërisht na datën e krijimit të Unionit të Përbotshëm Postar (UPU) në 1874 në kryeqytetin Zviceran, Bern. Kjo ditë është deklaruar si Dita Botërore e Postave nga Kongresi i UPU-së, mbajtur në Tokio të Japonisë në 1969.

Mbi anëtarësimin e Postës Shqiptare në UPU

Pas shumë e shumë përpjekjesh nga ana e Qeverisë së Përkohshme të Ismail Qemalit, për njohjen e Shqipërisë në arenën ndërkombëtarë, evidentohet fakti se më 7 korrik të vitit 1913, kjo qeveri paraqiti kërkesën zyrtare për t’u anëtarësuar në Unionin e Përbotshëm Postar dhe Bashkimin Ndërkombëtar të Telekomunikacioneve, anëtarësim i cili u bë i munduar në vitin 1922.

Çfarë është Balkan Fila?

Në vitin 1965 Unioni i Filatelistëve në Bullgari vendosi të organizojë një ekspozitë filatelike me emrin “Balkan Fila”. Ftesa ishte e hapur për të gjithë koleksionuesit e objekteve filatelike të të gjitha vendeve të Ballkanit. Kjo ide u pranua me entuziazëm të madh nga të gjithë filatelistët e federatës së Ballkanit. Pas organizimit të ketij aktiviteti në vitin 1965 , për herë të parë vendet pjesemarrëse vendosën që të organizonin një ekspozitë të ngjashme çdo 2 vjet në vende të ndryshme të Ballkanit.Kjo me qëllim që të gjitha vendet do të kthehen në mirkpritës të këtij eventi. Kjo ekspozitë është mbajtur në shumë vende të Ballkan deri në vitin 1991. Gjashtëmbëdhjetë vjet më vonë në vitin 2007 Federata Filatelike Turke ndërmori organizimin e Balkan Fila 14-të , në Turqi, gjë që u realizua me shumë sukses duke e kthyer në premtim pozitiv për të ardhmen. Ekspozita Filatelike Nderkombetare BALKAN FILA 2014 konsolidoi më tej dhe zhvilloi miqesinë midis filatelistëve në rajonin e ballkanit.

Minimize

Posta Shqiptare merr autorizimin nga AKEP

   

Do të ketë ekskluzivitetin e shërbimit universal postar në 5 vitet e ardhshme

Posta Shqiptare mori  autorizimin e shërbimit universal postar nga AKEP. Posta do të ketë ekskluzivitetin e shërbimit universal postar në 5 vitet e ardhshme.

Ceremonia zyrtare e dorëzimit të Autorizimit Individual për Ofrimin e Shërbimit Universal Postar u zhvillua në ambientet e AKEP.

Ky autorizim lëshohet nga AKEP në zbatim të Nenit 64, pika 3, të Ligjit 46/2015, “Për Shërbimin Universal Postar në RSH”, sipas të cilit, Posta Shqiptare do të ketë të drejtën ekskluzive për një periudhë 5-vjeçare në ofrimin e shërbimit universal postar për qytetarët. Autorizimi aplikon kritere dhe kërkon standarde më rigoroze për shërbimin postar ndaj klientëve.

Autorizimi iu dorëzua drejtorit të Përgjithshëm të Postës Shqiptare, z. Majlind Lazimi, nga z.Piro Xhixho, kryetar i Këshillit Drejtues të AKEP, në praninë e përfaqësuesve të Postës dhe AKEP-it.

Z. Lazimi u shpreh se ky autorizim e vendos Postën Shqiptare përpara një përgjegjësie akoma edhe më të madhe në ofrimin e shërbimeve postare kundrejt qytetarëve shqiptarë, duke u motivuar për një shërbim më cilësor.

Nga ana e tij, z. Xhixho tha se institucioni që ai drejton mbetet i gatshëm për bashkëpunime të tjera edhe në vazhdim, duke e cilësuar Postën Shqiptare si një kompani të rëndësishme publike.

Gjatë takimit, palët diskutuan edhe mbi situatën e tregut postar, çështjet që lidhen me aspektet rregullatore të shërbimit universal si edhe vizionin e Postës Shqiptare mbi të ardhmen e saj në tregun shqiptar
Minimize

Miratohet projektligji që liberalizon shërbimin postar

Majlind Lazimi: Ligji i ri, sigurim postar universal

Komisioni për Ekonominë dhe Financat miratoi projektligjin “Për shërbimet postare në Republikën e Shqipërisë”. I pranishëm në seancë, ka qenë edhe kreu i Postës Shqiptare, Majlind Lazimi.

Drejtori i Postës Shqiptare, z. Majlind Lazimi tha se ky ligj është pjesë e planit kombëtar të integrimit çka do të bëjë që qytetarët shqiptarë, pavarësisht vendit ku jetojnë, të përfitojnë të gjithë me të njëjtën tarifë një sërë shërbimesh.

“Duke siguruar një minimum shërbimesh me një cilësi të specifikuar të cilat do duhen të ofrohen në gjithë territorin e Shqipërisë me çmime të njëjta për përfitimet e gjithë përdoruesve pavarësisht vendndodhjes së tyre gjeografike pavarësisht nëse këto qytetarë ose këto përdorues janë në zona urbane nëpër qytete apo në zona rurale apo në fshatra të ndryshme. Edhe në ligjin e ri janë parashikuar dispozita të veçanta në lidhje me emetimin e pullave postare shqiptare e drejta e emetimit të pullës postare, pra pullës postare shqiptare i lihet edhe me këtë projektligj Postës Shqiptare”, u shpreh Lazimi.

I njëjti projektligj u miratua me konsensus edhe te Komisioni për Çështjet Ligjore, Administratën Publike dhe të Drejtat e Njeriut dhe te Komisioni për Integrimin Europian.

Minimize

Posta Shqiptare fiton vendin e dytë në garën ballkanike të postierëve

   

Një ekip i postierëve të Postës së Shqipërisë ka marrë pjesë në garën e 43-të ballkanike “Ecja e shpejtë” që është mbajtur në Turqi me datën 10 tetor 2014.

Në këtë garë, Delegacioni i Postës Shqiptare, ka fituar çmimin e dytë. Kjo është një garë sportive që organizohet çdo vit mes kompanive publike postare të shteteve të Ballkanit.

Kjo ngjarje sportive ka për qëllim rritjen e bashkëpunimit dhe miqësisë mes kompanive postare të rajonit. Në këtë garë, udhëheqës të kompanive postare kanë biseduar për sfidat me të cilat përballet shërbimi postar në shtetet e Ballkanit, në kohën e zhvillimit të hovshëm teknologjik të komunikimit.

Delegacioni i Postës Shqiptare, i përfaqësuar nga Zëvëndës Drejtori Entel Agolli zhvilloi takime me homologët dhe zyrtarë të tjerë të ndërmarrjeve postare të shteteve të rajonit.

Në garën “Ecja e shpejtë” kanë marrë pjesë shtatë shtete: Kosova, Shqipëria, Maqedonia, Bosnja dhe Hercegovina, Bullgaria, Rumania dhe Turqia si mikpritëse dhe organizatore e garës.

Ekipi nga Turqia ka fituar vendin e parë, ndërkaq ekipi nga Posta e Kosovës vendin e tretë.

Minimize

Emetohet Pulla Postare në nder të Emirit të Kuvajtit

     

Lazimi: Emetimi i pullës, mirënjohje e thellë për Emirin nga populli dhe shteti Shqiptar

Posta Shqiptare emetoi emisionin e limituar me tematikë “Emiri i shtetit të Kuvajtit, marrëdhëniet Shqipëri-Kuvajt”. Ambasada e Kuvajtit në Tiranë organizoi një aktivitet për emëtimin e pullës postare të veçantë në nder të Lartësisë së tij, Sheikh Sbaha Al-Ahmed Al Jaber Al Sabah, Emirit të Kuvajtit. Në ceremoninë ku ishin të ftuar personalitete, si Kryeparlamentari Ilir Meta, Ministri i Transportit, Edmond Haxhinasto, Kreu i Dhomës së Tregtisë Nikolin Jaka, deputetë të Kuvendit të Shqipërisë, u prezantua pulla e re postare. Në ceremoninë e zhvilluar me rastin e emetimit të Pullës Postare për nder të Emirit të Shtetit të Kuvajtit Madhërisë së Tij, Sheikh Sabah Al-Ahmad Al-Jaber Al-Sabah, drejtori i Përgjithshëm i Postës Shqiptare, Majlind Lazimi, ka deklaruar se ky është një gjest mirënjohje nga shteti dhe populli shqiptar për të gjithë atë kontribut që Emiri i Shtetit të Kuvajtit ka dhënë për shqiptarët kudo ku ndodhen. “Ka ardhur momenti që, sidomos edhe pas çmimit të rëndësishëm që edhe vetë Shkëlqesia e Tij, Emiri i Kuvajtit mori nga Kombet e Bashkuara, ky është rasti më i mirë për të shprehur mirënjohjen tonë, të popullit shqiptar, të shtetit shqiptar, të qeverisë shqiptare. Dhe në këtë këndvështrim besoj që Posta Shqiptare ka shprehur vullnetin e duhur përmes gjestit që ka bërë, përmes emetimit të kësaj pulle për të vlerësuar punën e tij”, ka thënë ndër të tjera drejtori i Përgjithshëm i Postës Shqiptare, Majlind Lazimi.

Në fjalën përshëndetëse, Kryetari i Kuvendit Ilir Meta u shpreh se emetimi i pullave shqiptare me temë, “Emiri i Shtetit të Kuvajtit, marrëdhëniet Shqipëri-Kuvajt”, është i pari emision pullash në Shqipëri për nder të një personaliteti botëror në detyrë që bëhet për të vlerësuar kontributet e jashtëzakonshme të Madhërisë së Tij, Emirit të Kuvajti Sheikh Sabah Al Ahmad Al Jaber Al Sabah në botë dhe në veçanti për të shprehur mirënjohjen për rolin e tij të veçantën në forcimin e marrëdhënieve midis Shqipërisë dhe Kuvajtit, një miqësi tashmë e konsoliduar midis dy popujve tanë.

Ilir Meta deklaroi se ky vendim reflekton vlerësimin për rolin domethënës dhe fisnik ndërkombëtar të Emirit të Kuvajtit përmes veprave të tij humanitare dhe bamirëse, ndihmesës dhe kontributeve ndaj kombeve dhe popujve që vuajnë nga luftërat dhe katastrofat kombëtare.

Kryetari i Kuvendit theksoi se emetimi i kësaj serie pullash të veçanta, jo vetëm që nderon bujarinë, urtësinë, dhe arritjet e jashtëzakonshme të Madhërisë së Tij, Emirit të Kuvajtit, por simbolizon gjithashtu miqësinë e sinqertë që ekziston midis dy popujve tanë e cila do të forcohet edhe më tej përmes konkretizimit të projekteve dypalëshe dhe investimeve kuvajtiane në Shqipëri në të ardhmen.

Pulla e re postare përbëhet nga 1 seri me 2 pamje. Ajo ka vlerë 100 lekë dhe përmasa 44×34 mm. Data e emëtimit është 11/11/2014. Autori i saj është Gentjan Gjikopulli dhe nga njëra anë e saj është Emiri i Shtetit të Kuvajtit, ndërsa në anën e pasme të pullës shkruhet miqësia Shqipëri-Kuvajt.

Minimize

Posta Shqiptare vlerësohet me çmimin “Shërbim i shpejtë, i sigurtë dhe kudo”

 Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë Tiranë i akordon çmimin z. Lazimi


Gjatë një mbremje Gala të organizuar nga Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë Tiranë me bizneset vendase, Posta Shqiptare u vlerësua me çmimin “Shërbim i Shpejtë, i sigurtë dhe kudo”, çmim ky, që ju dorëzua Drejtorit të Përgjithshëm të Postës Shqiptare, z. Majlind Lazimi.

Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë Tiranë ja akordoi këtë çmim Postës Shqiptare, si një kompani publike lider në tregun shqiptar të shërbimeve postare dhe financiare. Gjatë këtyre 102 viteve përvojë, Posta Shqiptare ka treguar një performancë të lartë me shërbime të shpejta, të sigurta dhe me një shpërndarje të gjerë të rrjetit të zyrave të saj.

Posta Shqiptare ka treguar vazhdimisht se ka vizionin për t’u zgjeruar dhe zhvilluar me më shumë shërbime, si edhe për të ecur gjithmonë me hapin e kohës duke aplikuar teknologjitë e reja. Në këte kontekst, Posta Shqiptare, është një kompani me ndikim të lartë e pozitiv në shoqërinë shqiptare duke u shërbyer qytetarëve me gamën e gjerë dhe cilësore të produkteve dhe shërbimeve, me çmime të arsyeshme, shpejt, sigurt, kudo.

Minimize

Posta Shqiptare nënshkruan Marrëveshje bashkëpunimi me Ambasadën e Italisë

Marrëveshje  bashkëpunimi me Ambasadën Italiane në Shqipëri për legalizimin e dokumenteve të qytetarëve Shqiptarë dhe dorëzimin e pasaportave me vizë. Duke nisur nga data 1 dhjetor  qytetarët shqiptarë do të mund të paraqiten vetëm pranë zyrave të Postës Shqiptare dhe posta do të kthejë për llogari të tyre të gjithë shërbimin e delegimit të dokumenteve të tyre pranë ambasadës italiane

  

Në kuadrin e bashkëpunimit ndërmjet Postës Shqiptare dhe Ambasadës së Italisë në Shqipëri, Drejtor i Përgjithshëm i Postës Shqiptare z.Ardit Çela nënshkroi dje një Marrëveshje Bashkëpunimi me Ambasadorin  Italian z. Massimo Gaiani. 

 Ambasadori i Italisë

Në ceremoninë e rastit e mbajtur në ambientet e ambasadës së Italisë ambasadori Gaiani tha: - Është kënaqësi që sot jemi këtu për të nënshkruar këtë marrëveshje me Postën Shqiptare për fillimin e një bashkëpunimi që besojmë se do të jetë shumë i frytshëm për Ambasadën për Postën Shqiptare dhe veçanërisht për qytetarët të cilët do të mund të përfitojnë  një shërbim më efikas i cili do të jetë më afër tyre. Ka kohë që ne e kemi punuar  për këtë mundësi dhe më në fund arritëm ta  finalizojmë. Dëshiroj të falënderoj vërtet Postën Shqiptare, si dhe bashkëpunëtorët e mi të Kancelarisë Konsullore të cilët kanë bashkëpunuar gjatë për këtë marrëveshje me shumë profesionalistet, por dhe bashkëpunëtorët nga pala  e Postës Shqiptare”. “Më tej ambasadori italian shtoi se: -“mund të them me bindje që avantazhet do të jenë për qytetarët shqiptarë të cilët do të mund shkojnë në  zyrat postare të qyteteve të tyre në qendër dhe në veri dhe jug të Shqipërisë, ku do të mund t’i kryejnë këto shërbime dhe prej andej. Kjo do të lehtësojë punën për qytetarët dhe ambasadën Italiane. “Do të ketë edhe një bashkëpunim dhe me Ministrinë e Punëve të Jashtme Shqiptare  në lidhje me vulën apostile. Fal kësaj marrëveshje do të përmbushen kërkesat e qytetarëve. Jemi të lumtur që arritëm të finalizonim këtë marrëveshje në një  moment që duhet të mbyllim Konsullatën e Shkodrës, por jemi të lumtur që do të mund të ofrojmë një shërbim alternativ që do të realizohet nëpërmjet prezencës javore në  zyrat e konsullatës. Kështu brenda një dite  të caktuar do të ofrohen të gjitha shërbimet  e konsullatës me kohë të pjesshme. Faleminderit z. drejtor i Përgjithshëm për këtë bashkëpunim. Ne  do të mbetemi në dispozicionin e qytetarëve për çdo informacion tjetër dhe  do të ofrojmë të gjithë ndihmën e mundshme në këtë fazë  fillestare të kësaj forme të re bashkëpunimi.”- përfundoi fjalën e tij ambasadori i Italisë Gaiani.

Kreu i Postës Shqiptare

Më pas e mori fjalën e mori Drejtor i Përgjithshëm i Postës Shqiptare z.Ardit Cela i cili tha: -“zoti ambasador!Dëshiroj të ju falënderoj për kontributin tuaj personal për nënshkrimin e kësaj marrëveshje. Posta Shqiptare ka nënshkruar sot një marrëveshje me ambasadën Italiane  e cila ka të bëjë pikërisht me përfitimin e disa shërbimeve konsullore që do tu lejojë qytetarëve shqiptarë të evitojnë prezencën e tyre fizike në ambasadën italiane. Marrëveshja ka të bëjë pikërisht me ofrimin e shërbimit ekspres të brendshëm në 9 qytete kryesore të Shqipërisë. Duke nisur nga data 1 dhjetor  qytetarët shqiptarë do të mund të paraqiten vetëm pranë zyrave të Postës Shqiptare dhe posta do të kthejë për llogari të tyre të gjithë shërbimin e delegimit të dokumenteve të tyre pranë ambasadës italiane.  Ndërkohë kemi të bëjmë dhe me shërbimin financiar pa ngarkimin e faturave të shërbimeve konsullore të ambasadës së Italisë dhe të Ministrisë së Punëve të jashtme”. Në vijim të fjalës së tij krue i Postës Shqiptare tha se: “në të njëjtën kohë kemi të bëjmë dhe më shërbimin tjetër postar të dërgimit të të gjithë dokumenteve të legalizuara dhe të përkthyera nga ambasada e Italisë në drejtim të qytetarëve shqiptarë nëpërmjet Postës Shqiptare. Nëpërmjet këtij shërbimi kemi një lehtësim të procedurave, kemi një shërbim me kosto vërtet shumë ekonomike dhe një shërbim vërtet shumë herë  më shumë efikas nga ai çka mund të ketë qenë më përpara”. “Unë dëshiroj të falënderoja në mënyrë të veçantë stafin dhe grupin e punës që ka punuar për arritjen e kësaj marrëveshje. Falenderimi është si për stafin e nderuar të ambasadës Italiane që ka punuar intensivisht që kjo marrëveshje të nënshkruhet dhe të aplikohet në një kohë vërtet shumë të shpejtë por njëkohësisht  dhe stafin e Postës Shqiptare që ka punuar vërtet shumë fort që të kemi një shërbim shumë cilësor për qytetarët shqiptarë. Dëshiroj që të siguroja të gjithë qytetarët shqiptarë që posta shqiptare do të jetë gjithnjë pranë tyre me shërbime shumë ekonomike , shumë  cilësore dhe  gjithnjë me shërbime të reja që do jua lehtësojë atyre veprimtarinë në çdo fushë. Edhe një herë z.ambasador  shumë  faleminderit dhe ashti sikurse e theksuat dhe ju le të jetë kjo një epokë e re e bashkëpunimit ndërmjet Postës Shqiptare, Ambasadës së Italisë dhe qytetarëve shqiptarë , Ju faleminderit”- përfundon fjalën e tij drejtori i përgjithshëm i Postës Shqiptare z.Ardit Cela.

Marrëveshja

Realizimi i kësaj Marrëveshje për këtë shërbim do të konsistojë në kryerjen e plotë të shërbimit postar ekspres të brendshëm dhe shërbimit financiar, në 9 qytete të Shqipërisë si Tirana, Durrësi, Elbasani, Pogradeci, Korça, Lezha, Shkodra, Kukësi dhe  Peshkopia për llogari të “Ambasadës së Italisë” në lidhje me pranimin e dokumenteve, arkëtimin e pagesave për taksat konsullore të Ministrisë së Punëve të Jashtme dhe Ambasadës së Italisë si dhe shpërndarjen tek klientët të Pasaportave të shtetasve shqiptarë të cilët paraqesin kërkesë për vizë pranë Ambasadës së Italisë,si dhe të zarfeve me  dokumentet  e legalizuara ose të përkthyera pranë Ambasadës së  Italisë. Ky bashkëpunim do të fillojë që nga data 1 Dhjetor 2013.

Për të realizuar këtë shërbimin  çdo ditë, Zyra e Vizave e Ambasadës do të presë  publikun që do të paraqesë  kërkesën për vizë. Për sa më sipër, një punonjës i Postës  do të paraqitet pranë Kancelarisë çdo ditë në orën 15 për të tërhequr zarfat të cilët përmbajnë pasaportat. Nëpërmjet sistemit postar, më pas pasaportat do ti dorëzohen brenda afateve kohore klientit  i cili paguan shërbimin në momentin e marrjes.  Gjithashtu, nëpërmjet kësaj marrëveshje do të realizohet dhe dorëzimi në Ambasadë dhe ridorëzimi tek klientët  i dokumenteve të pajisura me vulën apostile që duhet t’u paraqiten Autoriteteve Italiane gjë e cila kërkohet për legalizimin ose përkthimin e dokumenteve. Më pas zarfat e përgatitura nga 9 zyrat e sipërcituara, do të  dërgohen nëpërmjet shërbimit postar në Ministrinë e Punëve të Jashtme. Pasi të  legalizohen nga Zyra konsullore e MPJ, dokumentet do të dërgohen pranë Ambasadës Italiane. Dorëzimet do të kryhen çdo ditë deri në orën 10.00 nga një punonjës i Postës. Për realizmin e këtyre shërbimeve çdo klient që përdor shërbimin për të dërguar dokumentet e tij pranë Ambasadës së Italisë (për përkthim apo legalizim) duhet të paraqesë detyrimisht një fotokopje të dokumentit të tij të identitetit si dhe të plotësojë një skedë me të dhënat personale. Tarifat  për qytetarët,për kryerjen e këtij  shërbimi do të jenë: 350 lekë për qytetarët e Tiranës, për shërbimin e pranimit të dokumenteve dhe legalizimin e tyre respektivisht në MPJ dhe Ambasadën Italiane dhe dorëzimin e tyre përsëri tek klientët, dhe 500 lekë për qytetarët e rretheve, për shërbimin e pranimit të dokumenteve dhe legalizimin e tyre respektivisht në MPJ dhe Ambasadën  Italiane si dhe dorëzimin e tyre përsëri tek klientët. Posta Shqiptare  do të luajë rolin e autoritetit të përfaqësimit për shtetasit shqiptarë në shërbimin e legalizimeve të dokumenteve në Ambasadën Italiane. Gjithashtu kjo kompani garanton të gjithë shtetasit shqiptarë dhe  Ambasadën Italiane, se shërbimi i ofruar do të jetë korrekt, i shpejtë  dhe i sigurt dhe përveç ofrimit të faciliteteve të mësipërme do të ketë dhe kosto më te ulëta për klientët.
Minimize

Vizita e të rinjve Europiane, pjesë e projektit "Unioni i Modelit Europian - Shqiperia 2013"

Javën e shkuar , një grup të rinjsh Europianë pjesë e projektit  “Unioni i Modelit Europian – Shqipëria 2013” në kuadrin e vizitës së tyre në Shqipëri,  kanë vizituar dhe ambientet e Postës Shqiptare.

 

“Unioni i Modelit Europian – Shqipëria 2013” organizohet për herë të tretë në Shqipëri  . Këtë herë pjesëmarrja ka qenë me të rinj nga Maqedonia , Kosova Franca , Greqia dhe Italia. Ky aktivitet është i realizuar nga seksioni i JEF-it në Shqipëri i cili është themeluar në 15 janar 2007 nga një grup të rinjsh shqiptar dhe me përkrahje të drejtpërdrejtë nga JEF Europa. Arsyeja kryesore për themelimin e organizatës ishte krijimi i një strukture e cila do t'iu mundësonte të rinjve shqiptarë të bashkohen dhe ta kuptojnë thelbin e Europës.
Gjatë ditëve të vizitës në Shqipëri ky grup evropian pjesë të axhendës pati takime tepër të rëndësishme. Në ditën e parë të vizitës ata patën një takim me Kryetarin e Kuvendit të Shqipërisë z.Ilir Meta , i shoqëruar nga ambasadori i Bashkimit Europian. Më pas krahas aktiviteteve të shumta , ky grup  vizitoi dhe  Postën Shqiptare, për vetë rëndësinë e madhe që ka ky institucion.
Minimize

Shërbimi ndaj klientit

Plotësoni formularin e ankesave për shërbimet postare, financiare, biznesit dhe shërbimeve të tjera që ofron Posta Shqiptare online.
Klikoni këtu.

Minimize

Gjurmoni dërgesën tuaj

Gjurmoni  dergesen  tuaj.
Per  te  pare  destinacionin   e dergesave  te  kryera.
 
klikoni ketu.

Gazeta Elektronike|Foto Galeri|Video Galeri|Deklarata Per Media |
Copyright 2017 Posta Shqiptare

social

Na ndiqni në 

                      Email