Wednesday, June 19, 2013

Gjithmonë pranë jush dhe në shërbimin tuaj

Struktura

Misioni

Posta Shqiptare është kompania publike e shërbimeve e orientuar nga klienti që me rrjetin e saj të shtrirë në të gjithë territorin e vëndit deri në zonat më të thella rurale, ofron gamë te gjerë shërbimesh postare e financiare me cilësi e çmime konkuruese për individët, bizneset, institucionet, madje për të gjithë ata që nuk kanë akses në sistemin bankar.

Aktiviteti i gjithë shërbimeve postare është  parashikuar nga legjislacioni në fuqi për postat në territorin e Republikes së Shqipërisë. Aktiviteti i shërbimeve financiare dhe bankare në përputhje me legjislacionin bankar dhe liçencën e lëshuar nga Banka e Shqipërisë.

Shoqëria siguron ofrimin e shërbimeve postare dhe financiare në të gjithë territorin e Republikës së Shqipërisë.

Shërbimet postare përfshijnë: Korrespondencen, letrat, shtypshkrimet, paketat e vogla, kolipostën, telefaksin, telegrame sms.

Aktiviteti postar mbulon fushat e mëposhme: Prodhimin, emëtimin, vënjen në qarkullim dhe tërheqjen nga qarkullimi të pullave postare dhe objekteve të lidhura me to, pranimin, përpunimin, veprimin dhe shpërndarjen e objekteve postare.

Aktiviteti i shërbimeve financiare përfshijnë: Shërbimet financiare e bankare, aktivitete sigurimi, shërbime transporti, shërbimet ndërmjetëse të lidhura me qarkullimin e parave, kryerjen e veprimeve bankare për llogari të të treteve, transferta parash, bonot e thesarit e shërbime të tjera. Shoqëria brënda caqeve të parashikuara nga legjislacioni në fuqi, do të kryejë çdo operacion tregtar dhe financiar që lidhet drejtpërdrejt ose tërthorazi me objektin e saj. Kjo përfshin gjithashtu hapjen e veprimtarive dhe kryerjen e shoqërive të reja si dhe pjesmarrjen në kapitalin e shoqërive të tjera brënda dhe jashtë vëndit.

Objektivat

Konsolidimi i pozicionit në tregun e shërbimeve për garantimin e qëndrueshmërisë financiare nëpërmjet arritjes së standardeve të njëjta të shërbimit të ofruara në gjithë infrastrukturën e kompanisë

Rritja e vazhdueshme e cilësisë dhe standarteve të shërbimit për të arritur kërkesat  e Bashkimit Europian për Cilësinë dhe Standartet. Përshpejtimi i sistemit të informatizimit, si një alternativë reale për të përballuar konkurencen në tregun e shërbimeve. Shndërrimin e Postes Shqiptare në një supermarket e lidër të shërbimeve, me prezencën e saj  në çdo familje shqiptare.

Bashkëpunim i vazhdueshëm me organizmat ndërkombëtare per t’u përfshirë në projektet rajonale e globale të zhvillimit të shërbimit mbështetur në teknologjitë modern. Posta Shqiptare mbështetur në potencialet e saje  të brendëshme ekonomike dhe njerëzore është e bindur në plotësimin sa më shpejt të standarteve europiane, duke patur mbështetje te vazhdueshme të qeverisë shqiptare, të partnerëve të saj strategji brenda dhe jashtë vëndit.


Faqja e pare|Rreth Nesh|FAQ|Kontaktoni |
Copyright 2013 Posta Shqiptare | Desiged & Developed by Andi Haviari

social

Na ndiqni në :