Mode
Wednesday, March 29, 2017

Aktivitete të Posta Shqiptare


Minimize

Darka e Cmimeve Balkanfila 2016

Pjese e Balkanfila 2016 ishte edhe Darka Gala gjate te ciles u shperndane cmimet per pjesemarresit ne konkurs. Gjate darkes ata paten rastin te shohin edhe valle e kenge tradicionale shqiptare, gje e cila u la mbresa. 

Balkanfila eshte jo vetem nje konkurs dhe ekspozite filatelike nderkombetare, por ajo eshte nje mundesi shume e mire qe vende te ndryshme te njihen me kulturat e njeri-tjetrit dhe te krijojne eksperienca te ndryshme. 

Si bashkeorganizatore ne Balkanfila 2016, ne Posta Shqiptare, ndihemi mire qe pjesemarresit u larguan nga Shqiperia me pershtypjet me te mira.

Minimize

AKTIVITET ME RASTIN E 9 TETORIT DITËS BOTERORE TË POSTAVE

Me rastin e Ditës Botërore të Postave më 9 Tetor, ditë, e cila përkon me përvjetorin e themelimit të Unionit Universal Postar të gjitha organizatat postare anëtare të këtij unioni, organizojnë aktivitete të ndryshme me synim, promovimin e shërbimeve që këto administrata ofrojnë për klientët e tyre, dhe revokojnë të shkuarën e tyre. 

Drejtoria e Përgjithshme e Posta Shqiptare Sh.a., si anëtare e këtij unioni në 9 Tetor 2015 organizoi një aktivitet në të cilin morën pjesë punonjës të administratës së Drejtorisë së Përgjithshme të Posta Shqiptare Sh.a, punonjës të Filialit Tiranë përfaqësues nga Shoqata e Flatelistëve Shqiptare si dhe Koleksionistëve Shqiptarë. 

Drejtori i Përgjithshëm i Posta Shqiptare Sh.a., Z. Majlind Lazimi fillimisht përshëndeti të pranishmit, duke theksuar rëndësinë e kësaj dite, si një ditë, e cila i detyron të gjithë punonjësit e kësaj kompanie të promovojmë shërbimet postare, financiare dhe te biznesit. Gjithashtu gjatë këtij takimi, u mbajt një fjalim nga Z. Thimi Nika, i cili theksoi rëndësinë e bashkëpunimit mes Postës Shqiptare Sh.a, dhe Shoqatës së  Koleksionistëve Shqiptarë.

Në fund të këtij takimi, u nënshkrua një marrëveshje bashkëpunimi mes Postës Shqiptare Sh.a, dhe Shoqatës së Koleksionistëve Shqiptarë, lidhur me organizimin e “Balkan Phila 2016’’, aktivitet, i cili do të mbahet nga data 5 - 9 Maj 2016 në ambjentet e Galerisë Kombëtare të Arteve. 

Në këtë aktivitet, do të ekspozohen pulla nga vëndet pjesëmarrëse në këtë event, pulla nga Posta Shqiptare, nga Kolesionistët Shqiptarë, pulla të cilat, jo vetëm do të ekspozohen në stendat përkatëse, por do të shiten dhe për personat e interesuar.

Minimize

POSTA SHQIPTARE SH.A. ORGANIZON FUSHATA PROMOCIONALE NË DISA QYTETE BREGDETARE


POSTA SHQIPTARE SH.A.  ORGANIZON FUSHATA PROMOCIONALE NË DISA QYTETE BREGDETARE

Drejtoria e Përgjithshme e Postës Shqiptare  Sh.a,  gjatë muajve Maj - Gusht 2015 ka organizuar disa fushata promocionale me fokus, promovimin e shërbimeve postare, financare, të biznesit , si  dhe të filatelisë në disa nga qytetet kryesore bregdetare si: Sarandë, Vlorë, Shkodër/ Shëngjin, Lushnjë/ Divjak, Lezhë/ Shëngjin, Korçë/ Pogradec.

 FILIALI SARANDË

Në datë 8-9 Maj 2015 në kuadër të çeljes së sezonit turistik në Sarandë në 8-9 Maj 2015 u realizua një fushatë promocionale mbi promovimin e shërbimeve postare, financiare të biznesit, të  cilat ofrohen në zyrat postare të Postës Shqiptare Sh.a. Krahas informacionit verbal të transmetuar nga vajzat e promocionit,  mbi shërbimet që ofrohen në zyrat postare u shpërndanë dhe materiale të ndryshme promocionale, si: fletëpalosje të shërbimit postar, financiar, cirkularë të filatelisë etj.

FILIALI SHKODËR

Në filialin Shkodër, fushata promocionale u organizua në Veliopjë në datë 07.08.2015.  Në bashkëpunim me filialin Shkodër  u morën të gjitha masat e nevojshme, për të organizuar një fushatë sa më dinjitoze. Stendat promocionale me materialet promocionale, si dhe me pullat filatelike u vendosën në plazhin “Dea” nga ora 1130- 1330.  Pushuesit e interesuar u informuan lidhur me shërbimet që ofrohen në Postën Shqiptare, si dhe u shpërndanë të gjitha materialet promocionale.

FILIALI LUSHNJË

Në bashkëpunim me Filialin Lushnjë Drejtoria e Marketing në 14 Gusht  organizoi një fushatë promocionale në Divjakë, lidhur me shërbimet që ofron Posta Shqiptare Sh.a. Në datë 14 Gusht në plazhin e Divjakës, në orën 1100 afër  “Renës së Hedhun” u vendosën dy stenda promocionale. Stendat u frekuentuan nga pushuesit e Divjakës, të cilit ishin të interesuar për shërbimet qe ofron Posta Shqiptare.

FILIALI LEZHË

Filiali Lezhë në bashkëpunim me Drejtorinë Marketing në datë 28.08.2015 organizoi një  fushatë promocionale për të provuar shërbimet postare, financiare dhe të biznesit, që ofrohen në zyrat postare. Stendat promocionale u vendosën në shëtitoren e Shëngjinit nga  ora 09 00 - 11 00.  Ky aktivitet i Postës Shqiptare Sh.a., u pasqyrua  në  disa nga TV si:  Ora News,  A1 Report dhe Rozafa TV.  Stendat promocionale u frekuentuan nga shumë qytetarë, pushues vendas  dhe të huaj, të cilët shfaqën interes mbi shërbimet që ofrohen në zyrat postare.

FILIALI VLORË

Në filialin Vlorë fushata promocionale u organizua në datë 30 – 31 Korrik 2015 në Himarë  dhe Dhërmi. Qëllimi i fushatës promocionale ishte promovimi i shërbimeve postare, financiare, të biznesit që ofrohen në zyrat postare. Një rëndësi e veçantë iu kushtua dhe promovimit të filatelisë. Gjatë fushatës promocionale qyetetarët dhe pushuesit treguan interes lidhur me shërbimet që ofrohen në Postën Shqiptare Sh.a. 

FILIALI KORÇË

Bashkia Pogradec me rastin e  çeljes se sezonit turistik  në datë 05.06.2015,organizoi një koncert dhe panair me operatorët  dhe bizneset turistike. Duke shfrytëzuar këtë aktivitet, Drejtoria e Marketingut në bashkëpunim me Filialin Korçë ndërrmorroi një fushatë promocionale, qëllimi i së cilës ishte reklamimi i shërbimeve që ofrohen në zyrat e  Postës Shqiptare. Gjatë kryerjes së fushatës promocionale qytetarët u informuan mbi të gjitha shërbimet që ofrohen në zyrat postare, mbi filatelinë etj.Gjithashtu përfaqësuesve të bizneseve, të cilët ishin  pjesëmarrës  në këtë event ju shpërndanë manualë prezantues të profilit të kompanisë të  Posta Shqiptare Sh.a

FILIALI GJIROKASTËR

Nga datë 10 - 16 Maj 2015 në qytetin e Gjirokastrës, nën kujdesin e Ministrisë së Kulturës dhe Bashkisë Gjirokastër, u zhvillua Festivali Folklorik Mbarëkombëtar. Drejtoria e Përgjithshme, në bashkëpunim me filialin e Gjirokastrës, u bë pjesë e këtij eventi për të promovuar shërbimet postare, financiare dhe të biznesit. Duke shfrytëzuar faktin, që ky festival kishte si qëllim ruajtjen, mbrojtjen dhe propagandimin e vlerave më të mira të trashëgimisë të vlerave etno-muzikore, etno-koreografike, etnografike, të kostumeve popullore, veglave muzikore, një vend të veçantë zuri filatelia Shqiptare, nëpërmjet shitjes së pullave filatelike. 



Minimize

Dita e Verës 14 Mars 2015

Me rastin e Ditës së Verës 2015, Posta Shqiptare përvecse në Elbasan, aty ku është tradita e kësaj feste pagane, organizoi promocione edhe në qytetin e Tiranës. Punonjëset e Postës Shqiptare ishin të pranishme në Bulevardin "Dëshmorët e Kombit" dhe në Parkun "Rinia" ku i njohën qytetarët me shërbimet e Postës Shqiptare. Gëzuar Ditën e Verës 2015.

Minimize

Posta Shqiptare $2.5 milion fitim ne 2014

Dixhitalizimi i sistemeve manaxhuese dhe rritja e cilesise se sherbimit , sfidat kryesore per 2015

Posta Shqiptare ka organizuar ditën e shtunë, 7 shkurt konferencen per analizen vjetore të performances për vitin 2014.

Gjate konferences, Drejtori i Përgjithshëm i Postës Shqiptare, z. Majlind Lazimi, beri publike shifrat financiare per vitin 2014, te cilat jane mjaft pozitive krahasuar me 2013, kur Posta Shqiptare regjistrohej me humbje. 2.5 milion dollare ose 301 milion leke te reja eshte fitimi i kompanise per vitin 2014, me nje realizim prej 110% te planit financiar.

Sherbimet financiare e bankare berbejne pjesen me te madhe te te ardhurave te Postes Shqiptare, me 51%, nderkohe qe 49% te te ardhura vijne nga sherbimet postare apo sherbime te tjera qe kompania ofron ne zyrat e saj. Nje nga pikat me te forta te kesaj kompanie mbetet rrjeti i madh i zyrave postare ne te gjithe territorin e vendit, c’ka lejon qe te jete me prane komunitetit edhe ne zonat me te thella.

Gjate fjales se tij, z. Lazimi shprehu domosdoshmerine per modernizimin e sherbimeve ne menyre qe Posta Shqiptare te jete sa me konkuruese ne nje treg qe sa vjen e liberalizohet. Ai tha se pjese e ketij modernizimi eshte edhe dixhitalizimi i sistemeve manaxhuese te burimeve njerezore, logjistikes apo sherbimeve te ndryshme qe ofrohen ne zyrat postare, duke mos nguruar te shprehe edhe ambiciet afatgjata te kompanise per tu kthyer ne nje Poste Banke duke ju referuar modeleve te disa vendeve te zhvilluara te cilat e kane aplikuar me sukses. Nje objektive me rendesi per vitin 2015 sipas z. Lazimi eshte edhe rikonstruksioni i disa zyrave postare ne te gjithe vendin te cilat jane amortizuar dhe duhen kthyer ne kushte optimale pune dhe sherbimi.

Duke falenderuar punonjesit e kompanise qe kane punuar me ndershmeri e perkushtim, Drejtori i Pergjithshem i Postes Shqiptare nuk nguroi te bente publik edhe lajmin optimist per 2230 punonjesit e Postes Shqiptare duke njoftuar rritjen e pagave te tyre me 10% si edhe futjen e sistemit te bonuseve, gje e cila do te behet e mundur nga prilli 2015. Nga ana tjeter ai shtoi se ne Posten Shqiptare nuk ka vend per ata qe abuzojne dhe asnje rast i tillle nuk do te tolerohet.

Në konferencë morën pjesë edhe Ministrja e Inovacionit dhe Administratës Publike, znj. Milena Harito si dhe Zv.Ministrja e Zhvillimit Ekonomik, Tregtisë dhe Sipërmarrjes, znj. Brunilda Paskali. Ministrja Harito përgëzoi Drejtorin e Përgjithshëm të Postës Shqiptare për rezultatet e arritura. “Rezultatet e vitit 2014 janë shumë inkurajuese, sepse tregojnë një fitim neto të konsiderueshëm, dhe kjo është për tu vlerësuar”, deklaroi Harito gjatë fjalës përshëndetëse ne analizën vjetorë të Postës Shqiptare. Ndërsa, Zv. Ministrja Paskali gjatë fjalës së saj theksoi se: “Gjatë vitit 2014 Posta Shqiptare është zgjeruar duke ofruar një sërë shërbimesh për konsumatorin, dhe besoj që ky zgjerim shërbimesh do të vazhdojnë edhe në vitet në vazhdim, për ta bërë postën Shqiptare, një nga shtyllat e mbështetjes së shërbimeve ndaj konsumatorit”.

Me pas konferenca ka vijuar me prezantimet e performances 2014 nga te gjitha filialet e kompanise.


Minimize

Vizita e të rinjve Europiane, pjesë e projektit "Unioni i Modelit Europian - Shqiperia 2013"

Javën e shkuar , një grup të rinjsh Europianë pjesë e projektit  “Unioni i Modelit Europian – Shqipëria 2013” në kuadrin e vizitës së tyre në Shqipëri,  kanë vizituar dhe ambientet e Postës Shqiptare.

 

“Unioni i Modelit Europian – Shqipëria 2013” organizohet për herë të tretë në Shqipëri  . Këtë herë pjesëmarrja ka qenë me të rinj nga Maqedonia , Kosova Franca , Greqia dhe Italia. Ky aktivitet është i realizuar nga seksioni i JEF-it në Shqipëri i cili është themeluar në 15 janar 2007 nga një grup të rinjsh shqiptar dhe me përkrahje të drejtpërdrejtë nga JEF Europa. Arsyeja kryesore për themelimin e organizatës ishte krijimi i një strukture e cila do t'iu mundësonte të rinjve shqiptarë të bashkohen dhe ta kuptojnë thelbin e Europës.
Gjatë ditëve të vizitës në Shqipëri ky grup evropian pjesë të axhendës pati takime tepër të rëndësishme. Në ditën e parë të vizitës ata patën një takim me Kryetarin e Kuvendit të Shqipërisë z.Ilir Meta , i shoqëruar nga ambasadori i Bashkimit Europian. Më pas krahas aktiviteteve të shumta , ky grup  vizitoi dhe  Postën Shqiptare, për vetë rëndësinë e madhe që ka ky institucion.
Minimize

Posta Shqiptare feston 9 tetorin , Ditën Botërore të Postave

Në këtë ditë të shënuar shprehim mirënjohjen për të gjithë postierët dhe të gjithë punonjësit e shërbimit postar në të gjithë Shqipërinë, duke vlerësuar në këtë mënyrë punën e tyre si një nga gurët e themelit të veprimtarisë së Postës Shqiptare.


 

Dita Botërore e Postës festohet çdo vit në datën 9 Tetor. Kjo ditë  përkon me përvjetorin e themelimit të Unionit Universal Postar (UPU) në vitin 1874 në kryeqytetin e Zvicrës, Bern. Ajo u shpall Dita Botërore e Postës nga Kongresi i UPU-së i zhvilluar në Tokio, Japoni, në vitin 1969. Qëllimi i Ditës Botërore të Postës është të krijojë ndërgjegjësimin e rolit të sektorit postar në jetën e përditshme të njerëzve dhe bizneseve dhe kontributin e saj në zhvillimin shoqëror dhe ekonomik të vendeve. Festimi, inkurajon vendet anëtare të ndërmarrin aktivitete të programuara që synojnë krijimin e një vetëdije më të gjerë të rolit të Postës së tyre dhe aktivitete midis publikut dhe medias në shkallë kombëtare.Çdo vit, më shumë se 150 vende festojnë Ditën Botërore të Postës në mënyra të ndryshme.

Gjatë aktivitetit me rastin e kësaj feste u organizua një ceremoni festive ku Z.Ardit Çela Drejtor i Përgjithshëm i Postës Shqiptare gjatë fjalës përshëndetëse tha : Sot është dita botërore e Postës . Jemi këtu së bashku me Zj.Qanie për ti shprehur falënderimet  tona për kontributin e saj  38 vjeçar në  shërbimin postar të Postës Shqiptare. Së bashku me Zj.Qanie do të donim të falënderonim dhe të shprehnim mirënjohjen për të gjithë postierët dhe të gjithë punonjësit e shërbimit postar në të gjithë Shqipërinë, duke vlerësuar në këtë mënyrë punën e tyre si një nga gurët e themelit të veprimtarisë së Postës Shqiptare. Do të përfitoja në të njëjtën kohë nga momenti për ti siguruar dhe për ti  komunikuar të gjithë qytetarëve dhe të gjithë klientëve tanë se Posta Shqiptare do të jetë gjithnjë pranë tyre me shërbime të reja, me produkte gjithnjë e më cilësore , të shpejta dhe të sigurta.

 Më pas Z.Çela I dha një vlerësim për punën e bërë  Zj.Qanie Kurti, ku ndër të tjera ai u shpreh:”Faleminderit për kontributin tuaj në vite, pasi ju na frymëzoni me punën dhe shembullin tuaj që keni dhënë në Postën Shqiptare”. Gjithashtu në kuadrin e këtyre festimeve , me dt 9 tetor Posta Shqiptare sh.a për klientët që do të paraqiten në sportelet e zyrave postare në Filialin e Postës Tiranë do të japë falas zarfin me logon e ditës botërore të postave.Kjo do të synojnë të qënurit sa më pranë qytetarëve por ndërkohë dhe vlerësim për punën e bërë nga stafi I cili ka qenë më shumë se kushdo në shërbim të klientëve.

Minimize

Posta Shqiptare në konferencën ndërkombëtare “Historia e Medias dhe mediatizimi i historisë”

Zhvillohet konferenca shkencore ndërkombëtare “Historia e Medias dhe mediatizimi i historisë” e organizuar nga Departamenti i Gazetarisë dhe Komunikimit të Fakultetit Filologji-Histori, Universiteti i Tiranës. Kjo konferencë organizohet në kuadrin e aktiviteteve akademike në 100 Vjetorin e Pavarësisë dhe në të morën pjesë Posta Shqiptare, Arkivi Qendror i Filmit Shqiptar, Radio Televizioni Shqiptar etj.


Në fjalën e hapjes një nga organizatorët, përgjegjësi i Departamentit të Gazetarisë, akademiku, Profesor Artan Fuga falënderoi dhe shprehu mirënjohjen për mbështetjen që Kryetarja e Kuvendit i jep kërkimit shkencor dhe sistemit të arsimit të lartë.
Posta Shqiptare prezantoi këto tema:

  •  "Evolucioni i teknologjisë në shërbimin postar(Përqasje historike, përshkrim i teknologjive, përparimet, mangesitë)" nga Drejtori i    Përgjithshëm Z. Arqile Gorea.
  • "Themelimi i PTT në shtetin shqiptar. Një përqasje për origjinat" nga Fadil Smajlaj
  • "Shpërndarja e rrjetit të shërbimit postar në Shqipërinë bashkëkohore( të dhëna statistika, probleme" nga Arta Kazazi
  • "Orientimi i shërbimit postar në kaosin e adresave urbane: Vështirësi, probleme, riparime" nga Elena Andoni
  • "Praktikat dhe përvojat më të mira parë në organizimin e një zyre postare ne kryeqytet.(Përvoja dhe studim i një rasti te veçantë) shërbimet, organizimi, personeli, infrastruktura, etj" nga Pranvera Lalaj
  • "Komunikimi postar i shqiptareve me jashtë (vendet, gjeografia e tyre e shërbimeve, frekuenca, të dhëna statistikore, postat që shërbejne më shumë me jashtë, ardhjet, dërgesat, etj)"  nga Emona Mara
  • "Statusi dhe funksionet në jetën profesionale të përditshme të postierit dhe të shërbimit postar në territorin e vëndit. Përvoja dhe probleme(Paga, numri, ndarja gjinore,moshore, arsimi, llojet e transportit te postes, etj)" nga Kozeta Torishta
Minimize

Ekspozitë me pullat shqiptare në Londër

Në kuadër të festimeve të 100 vjetorit të Pavarësisë Ambasada e Republikës së Shqipërisë në Britaninë e Madhe në bashkëpunim me Postën Shqiptare organizuan ekspozitën me pullat postare shqiptare.
 

Kjo ekspozitë u organizua në ambientet e ambasadës me një pjesëmarrje të gjerë ku pati një interes të jashtëzakonshëm nga përfaqësues të trupave diplomatikë, historianë, studiues akademikë  britanikë dhe filatelistë  dhe koleksionistë përfaqësues të Anglo-Albanian Assocation më e vjetra shoqatë në Britaninë e Madhe si dhe miq dhe të ftuar shqiptaro-britanikë.

Fjala përshëndetëse u mbajt nga i ngarkuari me punë I Republikës së Shqipërisë në Britaninë e Madhe z.Mal Berisha.

 Zoti Berisha I njohu të pranishmit në pika të shkurtëra me historikun e 100 vjetorit të shtetit shqiptar duke theksuar se me 5 Dhjetor Posta Shqiptare feston 100 vjetorin e saj, pra ajo është e vjetër sa vetë shteti shqiptar.

   
Një falenderim dhe mirënjohje të veçantë shkoi për Drejtorin e Përgjithshëm të Posta Shqiptare z.Arqile Gore I cili mundësoi eljen e kësaj ekspozite në të cilën u prezantuan 15 stenda me 70 seri të pullave postare shqiptare dhe për hera e partë që organizohet një ekspozitë e tillë në një nga përfaqësitë më të mëdhe shqiptare në botë, ku historia 100 vjecare e shtetit shqiptar u soll  nëpërmjet pullës shqiptare në do gur kilometrik të saj. 
Nga të pranishmit u ndoqën me interes pullat e përvjetorit të parë të pavarësisë, përvjetoret e Lidhjes shqiptare të prizrenit, 800 vjetori I shtetit të Arbërit, emisionet për Nënë Terezën, per Ledy Dajanen,   kostumet kombëtare shqiptare emblemat apo përvjetore të ndryshme, 

Ekspozita do të qëndrojë e hapur deri në ditët e para të dhjetorit dhe pritet që të vizitohet këto ditë nga shumë akademikë, koleksionistë, filatelistë,   miq dhe dashamirës të pullës postare shqiptare. 

Minimize

Cmimi për Postën Shqiptare dhe z.Gorea dhe letra e z.Botond Szebeny


Në përfundim të takimit të të gjithë shefave ekzekutivë të administratave postare, vende anëtare të Post-Europes, z.Botond Szebeny, Sekretari përgjithshëm i Posteuropës i dorëzoi Drejtorit të Përgjithshëm të Postës Shqiptare z. Arqile Gorea një çmim nderi me motivacionin: - “I jepet z.Arqile Gorea - Drejtor i Përgjithshëm i Postës Shqiptare “Në mirënjohje për kontributin e dhënë  në Industrinë postare Euopiane”, cmim që u shoqëruar dhe me një letër falenderimi për punën e bërë nga Postën Shqiptare. Ne letrën e falenderimit shkruhej: - “I dashur z.Arqile Gorea-Me rastin e 20 vjetorit të Post-Europës, do të dëshiroja të falenderoja Postën Shqiptare e cila është një ndër anëtarët e parë dhe një nga operatorët postarë publik më të shquar në  lidhje me menaxhimin.


Do të dëshiroja gjithashtu të përgëzoja Postën Shqiptare në lidhje me rezultatet e arritura gjatë viteve të fundit në të gjitha dimensionet e shërbimeve dhe bizneseve. Ka qenë kënaqësi për mua gjatë këtyre viteve të fundit të karrierës time si Sekretari Përgjithshëm i Postë-Europës të kem pasur mundësinë të bashkëpunoj me stafin e Postës Shqiptare dhe veçanërisht me drejtorin e Përgjithshëm z.Gorea”. Në vijim të letrës shkruhet se: - “Ka qene vërtet kënaqësi ta takoj atë personalisht në disa evente të organizuara nga Posteuropa dhe Posta Shqiptare. Gjatë vizitave të mia në Shqipëri une personalisht kam parë dhe kam vënë re zhvillimet e vrullshme.Industria postare është ndikuar nga ndryshime te shpejta dhe drastike të cilat janë të lidhura me natyrën e biznesit, ekonominë dixhitale, rritjen e volumit të pakove në drejtim të e-coommerce.i pranishëm në punimet e Forumit të 20-vjetorit të Postë-Europës ishte dhe ish-drejtori i Përgjithshëm Unionit të Përbotshëm Postar Edouard Dyan.
Si gjithnjë ai nuk mungon në aktivitete të rëndësishme të shërbimit postar duke qenë se ka dhënë një kontribut të shquar në ecjen para të këtij shërbimi. Në një prononcim për gazetën “Postieri” pas marrjes së vlerësimit nga Post-Europa z.Edouard Dayan thotë se Posta Shqiptare ka ofruar një vizion të ri në shërbimet postare në të gjithë Shqipërinë jo vetëm duke mundësuar mbijetesën në treg por dhe duke gjetur mundësi të reja rritjeje”. “Ju keni reflektuar në hapa thelbësore në fusha të ndryshme, si cilësia e shërbimit, shërbimet e inovacionit dhe ato dixhitale, dhe u bazuar në këto, ju u vlerësuat dhe gjatë Kongresit të 25-të të Unionit të Përbotshëm Postar (UPU) në Doha të Katarit, si një nga 6 administratat më të mira në botë, ku dhe morët nivelin A të Cilësisë së Shërbimit. Kjo ndodhi në prezencën e 193 operatorëve postarë dhe më shumë së 3000 delegatëve nga e gjithë bota.
Posta Shqiptare ka qenë gjithnjë e në kërkim të gjetjes së mjeteve të reja operacionale për të rritur numrin e shërbimeve, të ardhurave, për te
eksploruar ide të reja të plota dhe për ti vënë ato në zbatim në rrugën më të mirë. Një nga pikat më të forta të menaxhimit të Postës Shqiptare mbetet pajtimi me modedet e reja të tregut, teknologjia dhe burimet humane. Posta Shqiptare ka arritur nje performance të lartë e cila dëshmon në të njëjtën kohë aftësinë e saj për të analizuar, kuptuar dhe përmbushur nevojat e klientëve.Për këtë arsye ju meritoni suportin dhe mbështetjen tona maksimale. Faleminderit për bashkëpunëtorin tonë të shkëlqyer.
aleminderit z.Gorea për bashkëpunimin tuaj gjatë këtyre tetë viteve dhe për faktin që keni qenë një model inspirimi për ne të gjithë.
"Juaji sinqerisht”- përfundon letrën e tij z.Botond Szebeny, Sekretar i përgjithshëm i posteuropës.


Minimize

100-vjetori i pavarësisë, Inaugurohet “Autostrada Dixhitale”

Projekti për autostradën Dixhitale Shqipëri – Kosovë ka nisur disa muaj më parë në kuadër të nismës “Shqipëria Dixhitale” dhe qëllimi i tij është të sigurojë një burim tjetër interneti për të plotësuar nevojat e vendit, por mbi të gjitha me çmim të ulët, projekt ky  i realizuar nga Posta Shqiptare . Në kuadër të 100 vjetorit të Pavarësisë, Kosova dhe Shqipëria do të lidhen edhe më shumë, duke bashkëpunuar si dy shtete, edhe në fushën e teknologjisë. Më 20 nëntor 2012, Posta Shqiptare inauguroi linjën e re të interkonjeksionit të internetit Kosovë-Shqipëri. 

Zbatues të këtij projekti, janë Posta  Shqiptare  dhe kompania “Kujtesa” nga Kosova. Në të ardhmen ndërlidhja në mes Tiranës, Prishtinës edhe Shkupit synohet të realizohet në një rrjet optik. Nepermjet ketij projekti do te Sigurohet i internetit me çmim të ulët në tregun ndërkombëtar. Ulja e çmimit të internetit do të sjellë rritjen e ndjeshme të numrit të përdoruesve dhe cilësi më të mirë shërbimi për të gjithë. Linja është menduar të ndërtohet ne dy drejtime drejt pikave kufitare te cilat janë përcaktuar Qafë-Morina (Tropojë) linja primare me kapacitet fillestar 40GE dhe me mundësi zgjerimi deri ne 100GE dhe Morina (Kukës) si linje dytësore me kapacitet fillestar 10GE dhe me mundësi Zgjerimi deri ne 40GE për te siguruar vazhdimësinë e ofrimit te shërbimit. Avantazhet e projektit janë;

  1. Qasja direkte në rrjetin ndërkombëtar siguron shpejtësi komunikimi dhe cilësi te larte me standarde evropiane.

  2. Kosto te ulet  ne blerje dhe gjerësi brezi te garantuar. Kostot: Blerja e internetit  2Euro/Mbs, implementimi i linjës se interkoneksionit me kapacitet 100GE për linjën primare dhe 40GE për linjën sekondare  me kosto 82 500 000Lek

Statistikat e përdorimit te internetit ne 550 Zyrat postare qe i përkasin projektit PAP

- Satelitor 300 Zyra ne Komuna
- Trafiku mujor mesatar 38Gb për cdo Zyre
- Paketa te transmetuare 1.857.000 (klikime) për çdo Zyre ne dite
- Numri mesatar i përdoruesve
- 19 përdorues ne dite për çdo Zyre
- 171 000 përdorues për Zyrat  me lidhje satelitore ne muaj
- Kabllor  210 Zyra ne Bashki
- Trafiku mujor mesatar 45Gb për çdo Zyre
- Paketa te transmetuare 3.440.000 për çdo Zyre ne dite
- Numri mesatar i përdoruesve
- 38 përdorues ne dite për çdo Zyre
- 239 400 përdorues për Zyrat  me lidhje Kabllore ne muaj

Statistikat për periudhën dhjetor 2010-dhjetor 2011

- Trafiku mesatar për gjashte muaj  981Gb për çdo Zyre
- Paketa te transmetuare 97. 079.000 për çdo Zyre ne dite
- Numri mesatar i përdoruesve 4.672.800 përdorues për 550 Zyrat Postare  

Minimize

Koferenca Rajonale Shqipëri-Kosovë-Maqedoni

“E ardhmja e sherbimit postar ne rajonin e perbashket”.

Ne programin e festimeve te 100 vjetorit te Postes Shqiptare, ne daten 4 Dhjetor u organizua Konferenca Rajonale Shqiperi, Kosove, Maqedoni, me teme: “E ardhmja e sherbimit postar ne rajonin e perbashket”.

Ne kete  konference, u referuan tema te pergatitura ne nje nivel te larte teknik  nga stafi I Postes Shqiptare, stafi I Postes se Maqedonise dhe stafi I Postes se Kosoves.

Temat ishin me interes per te gjithe pjesemarrsit, pasi secila prej tyre kishte pervojen e punes per kryerjen e sherbimeve postare dhe financiare, per zhvillimet e teknologjise dhe informacionit, per sfidat e  marketingut, strategjite  e punes per kualifikimin dhe trajnimin e burimeve njerezore, standardet e cilesise dhe te sigurise  te sherbimit postar, transportit, etj.

Ne kete konference  u nenshkruan  dy  akte  binjakezimi  nga Drejtuesit  e Filialeve :
 

  •   Akti I binjakezimit  ndermjet Filialit te Postes  sh.a. Elbasan dhe Postes   Tetove te Maqedonise 
  •   Akti I binjakezimit  ndermjet Filialit te Postes  sh.a. Berat dhe Postes   Gjakove  te Kosoves

Nga konkluzionet e  referateve  si dhe nga diskutimet me homologet e admistratave postare, te ftuar ne  kete takim  u konkludua  se kjo konference  ishte vetem fillimi I mbare I nje bashkepunimi  reciprok  tre palesh midis tre administratave  postare Shqiperise,  Kosoves dhe Maqedonise.

Konferenca rajonale “E ardhmja e sherbimit postar ne rajonin e perbashket”, sherbeu  si nje ure  lidhese  ne shkembimin  e tre  rrugetimeve  postare, te  eksperiencave ne fushat e ndryshme te sherbimeve  dhe  pse jo ne  shkembimin e kulturave  tona  historike  sa te lashta dhe te perbashketa,  te stamposura  ne  pullat postare .

Kjo  koference e  organizuar  per here te pare ne nivelin rajonal  tre palesh  do te sherbeje  si  guri i pare kilometrik   per  takimet qe do te organizohen  ne te ardhmen ndermjet  tre administartave tona postare. 


Drejtori i Përgjithshëm|Struktura Organizative|Historik|Vizioni|Të dhëna Ekonomiko-Financiare|Mundësi Punësimi|Legjislacioni|Cmime të Postës Shqiptare|Politikat e Privatesisë|Rregullore per mbrojtjen e te dhenave Personale|Trajnime|Aktivitete|Buxheti|Projekti i marrëveshjes së bashkimit me përthithje |
Copyright 2017 Posta Shqiptare

social

Na ndiqni në