Saturday, May 25, 2013

 

Struktura

 

Se bashku me  njerzimin linden edhe lajmetaret
Sherbimet postare jane sherbimet me te vjetra dhe me te perdorshmet. Ato linden se bashku me njerezimin, si nje nevoje e domosdoshme e komunikimit midis fiseve, krahinave e rajoneve te ndryshme.
Ne periudhen e hershme ato u realizuan ne forma te ndryshme duke shfrytezuar edhe relievin natyror dhe pozicionet gjeografike, duke perdorur sinjale me ze, me zjarre e forma te tjera.
Me zhvillimin e shoqerise njerezore, avancuan menyrat e komunikimit, filluan te perdoren lajmetaret qe leviznin me kembe, me dite te tera per dergimin e lajmit, filluan sinjalet me brire, daulle, sinjale ndriçuese, te cilat perbejne edhe fillimin e orgnizimit te sherbimit postar.
Dokumenti i pare i sherbimit postar eshte gjetur ne Egjypt dhe daton rreth 255 vjet perpara lindjes se Krishtit. Sipas ketij dokumenti, sherbimi postar eshte present ne te gjithe kontinentet ne forme te mesazheve, per dergimin e tyre udhetohej me dite e muaj nga nje kontinent ne tjetrin. Ky lloj sherbimi sigurisht erdhi duke u zhvilluar e persosur si nje nevoje e domosdoshme e komunikimeve universale, ku filluan te perdoren kaloresit dhe karrocat me kalores dhe ne raste te vecanta te shoqeruar  me forca te tjera.

Nje rendesi te veçante ne kete periudhe mori shpejtesia e dergimit te mesazheve dhe mbrojtja e lajmetareve. Ne shume vende lajmetaret filluan te shoqeroheshin me mjetet e e kohes duke transmetuar lajmin ne forme stafete deri ne mbrritjen ne destinacion. Ne keto momente konfigurohet realisht simboli tani i pa zevendesueshem i lajmetarit( sot shperndaresi i postes) icili tani eshte transmetuesi dore me dore i te gjitha mesazheve te shkruara, mesazhe te cilat nuk mundi ti zevendesoj  es teknologjia moderne e kohes se sotme
Me lindjen dhe zhvillimin e sistemit kapitalist, sherbimi postar u be nje domosdoshmeri e veçante komunikimi ndermjet vendeve qe tani kishin nje zhvillim te shpejte industrial. Komunikimi ndermjet industrialisteve u be nevojshme levizja me shpejtesi e dokumenteve dhe mallrave, per ngritjen dhe sigurimin e tregjeve te shitjes.

Rritja e shpejte e sektorve te ndryshem te ekonomive te vendeve te ndryshme e kryesisht atyre te zhvilluara u shuqerua edhe me dendesin e madhe te dokumentacionit.Nje tjeter simbol i vecante i bashkengjitet simboleve te postes automjete te vecanta per transportin e postave me embleme e simbole njohese per publikun. Kerkesa per komunikime me shpejtesi ndermjet vendeve ne kontinente te ndryshme rriten koston e ketij sherbimi.Njekohesisht filloj te rritet me shpejtesi komunikimi me shkrim ndermjat  njerzeve si e vetmja menyre komunikimi ndermjet tyre.
Ne keto kushte lindi si domosdoshmeri percaktimi i rregullave universale  te komunikimit dhe menyrat e pagesave. Ne fillim te shekullit 17 filloi shkembimi i dergesave postare ndermjet vendeve, bazuar ne marreveshje bilaterale ndemjet tyre, por qe vazhdonte te mbetej shqetesim menyra e pageses se sherbimit per shkak edhe te kostove te larta te tij. Ne vazhdim te perpjekjeve per per te gjetur zgjidhje te pranueshme, ne vitin 1840 lordi Sir Rowrland Hill vendosi sistemin e pageses se sherbimit nga derguesi me pulla postare, system i cili vazhdon te perdoret gjeresisht edhe sot ne te gjithe boten.

 Ne kete vite krijohet edhe simboli me i shejte dhe shume i perdorur ne sherbimit postar, polla postare e cila vazhdon te perdoret sot gjeresisht ne te gjithe boten duke u bere edhe nje objekt koleksionimi nga milion njerez ne bote, dhe vete ajo trensmeton mesaxhe te pa zevendesueshme per te gjithe pop[ujt e botes . Ne vitin 1863, nen drejtimin e menaxherit te pergjithshem te postave te SHBA zotit Motgomery Blair, me pjesemarrjen e 15 vendeve te zhvilluara te Europes dhe Ameriken, u zhvillua konferenca e Parisit, ku u percaktuan disa norma e principe te pergjithshme per nje marreveshje postare nderkombetare.

Rritja me shpejtesi e ekonomise, e veçanerisht industrializimi i shpejte i shume vendeve, diktuan domosdoshmerine e organizimit te sherbimit postar ndermjet tyre, sepse  levizja e shume dokumenteve, terhoqi vemendjen e industrialisteve te vendeve te ndryshme te  cilet kaluan deri ne zhvillimin e industries postare. Ne vazhdim te perpjekjeve per vendosjen e rregullave universale ne realizimin e sherbimit postar, me 15 shtator te vitit 1874, Henrich Von Stephan, funksionar i larte i postes Gjermane, ne Berne te Zvicres nen kujdesin e Qeverise Zvicerane dhe me pjesemarrjen e 22 vendeve me te zhvilluara, paraqiti projektin per miratimin e unionit postar nderkombetar, project i cili u miratua me 9 tetor te ketij viti. Qe atehere 9 tetori u celebrua dita boterore e postes. 

Ne vitin 1878, ky Union u shendrrua ne Bashkimin Postar Universal (UPU), ku u percaktuan rregullat baze te funksionimit te sherbimit postar boteror.Bashkimi Postar i Perboteshem eshte nje organizat e specializuar e Kombeve te Bashkuara e cila perbehet nga 191 antar. Rrjeti postar boteror  ka ne perberje te tij mbi 600 mije zyra postare, mbi 5 milion punonjes dhe qarkullon me miliarda objekte postare ne vite.
Futja e teknologjive te reja te komunikimit ndermjet vendeve dhe njerzve, diktuan nevojen e persosjes te metejshme te sherbime postare ne mbare boten, duke kaluar ne perdorimin e teknologjive modrne edhe per realizimin e sherbimeve postare, te cilat ndikuan shume shpejt ne rritjen e shpejtesise te levizjes se objekteve postare.

Megjithe shpejtesin e madhe te zhvillimit te komunikime elektronike, roli i postes vazhdon te jete i pranishem kudo ne bote si nje sherbim i domosdoshem dhe shum i perdorur ne cdo vend

 Sherbimi Postar ne Shqiperi

Sherbimi postar ne Shqiperi ka historine e tij shekullore i paraqitur ne forma te ndryshme ne etapa te ndryshme, realizuar ne forma e mjete te kohes. Ai ka filluar me thirrjet e lajmetareve, qe kalonin nga nje krahine ne tjetren, vazhduar me tingujt e brive e daulleve     deri ne levizjen e lajmetareve me dite e nete nga nje krahine ne tjetren. Element i vacant i lajmerimeve ne distance ka qene perdorimi i zjarreve  duke shfrytezuar edhe pozicionet gjeografike i cili krijonte mundesi reale te transmetimit te sinjaleve.
Duke ju referuar ndertimit te hershem te kalave ne trevat shqiptare, menjehere konstaton se ato ne pozicione te ndryshme shikojne njera tjetren e qe ishte baza e komunikimit ndermjet tyre kryesisht me zjarre. Kjo eshte kaqe e vertete sa dhe ne dite e sotme me gjithe mjete moderne te komunikimit, pikat dominuese gjografike krijojne mundesin e transmetimeve elektonike.

Ne epoken e Skenderbeut historiografia ka percaktuar qarte se si Skenderbeu merrte lajmet e fitoreve apo dhe te humbjeve, se si ai lajmeronte mesymjet e ushtrise otomane duke perdorur sinjalet me zjarre, nga pikat startegjike ku ishin vendosur kryesisht keshtjellat dhe kalate dhe nga pika te tjera startegjike. Dokumenti i pare shume i rendesishem, qe vlereson kontributin e vecante te lajmetarit eshte percaktuar ne kanunin e Lek Dukagjinit ne te cilin eshte shkruar “Lajmesi nuk vritet pavaresisht nga lajmi qe sjell”.

 Gjate sundimit 500 vjeçar te Shqiperise nga perandoria turke, ka funksionuar sherbimi postar sipas rregullave te kohes. Kjo vertetohet me korespondence qe bente administrate e perandorise otomane me administraten e saje ne Shqiperi dhe me letrat e ndryshme qe kane qarkulluar gjate kesaj periudhe si dhe me faktin se ne Shqiperi ne vitet 1878 ka patur zyra postare ku qarkullonin pullat e dministrates turke.

Me shpalljen e pavaresise me 28 Nentor 1912, dhe krijimin e shtetit te par Shqiptare,Qeveria e perkohshme e Ismail Qemalit, duke vleresuar rendesine e sherbimit postar, si nje nga mundesite reale te komunikimit, nje jave pas shpalljes se pavaresise, ne perberje te qeverise se perkoheshme  ishte edhe Ministria e Post telegraf Telefonave, me Minister patriotin e Intelektualin e shquar, Lef Mosi.

Qeveria e saj kohe mori ne administrim te gjitha zyrat postare te trasheguara nga perandoria otomane, dhe beri perpjekje te shpejta per identifikimin e sherbimit postar shqiptar. Per tju pershtatur sherbimit postar botror dhe per te realizuar menyren e pageses te ketij sherbimi, qeveria e pare shqiptare me 5 maj  te vitit 1913 vuri ne qarkullim pullen  e pare postare shqiptare, e cila eshte nje vule me ngjyre te zeze, me te cilen u shtypen 2232 zarfa, duke krijuar ne kete menyre simbolin e saje te pazevendesueshem edhe ne dite e sotme

Kjo pulle u vu ne qarkullim ne 11 qytete, ku funksiononin edhe zyrat postare sin e Tirane, Shkoder, Durres, Elbasan etj. Menjehere pas kesaj u emetuan edhe 6 emisione te tjera te pulles postare shqiptare,duke filluar keshtu edhe koleksionimi i pullave shqiptare, e cila ka nje histori te pasur e qe pasqyron ngjarjet me te renesishme te jetes ekonomike politike shoqerore te vendit.

Ne te gjitha perpjekjet e Qeverise se perkohshme te Ismail Qemalit, per njohjen e Shqiperise ne arenen nderkombetare, evidentohet edhe fakti se me 7 korrik te vitit 1913, paraqet kerkesen zyrtare per t’u anetaresuar ne Bshkimin Postar Universal dhe Bashkimin Nderkombetar te Telekomunikacioneve, anetaresim I cili u be munduar ne vititn 1922. Edhe Mbreteria Shqiptare u kujdes ne menyre te veçante per sherbimin postar,duke patur ne administrim rreth 28 zyra postare net e gjithe teritorin.

Mbreti Zog, vemendje te vecante i kushtoi emetimit te disa emisioneve te pullave postare,qe ishte nje nga mundesit reale  per njohjen e kesaj mbreterie nga vende te ndryshme. Administrata Postare e periudhes se mbreterise, punonte me rregulla te percaktuara, ne perputhje me dokumentat e Bashkimit Postar Nderkombetar sepse ajo tani ishte antare me te drejta te plota pran ketij organizmi. Ajo ishte nje administrate shume e centralizuar dhe e kontrolluar, ku çdo punonjes e postes emerohej nga Drejtori i Pergjithshem, sepse shkrimi konsiderohej element shume i rendesishem, pasi e vetmja mundesi e kohes ne zyrat postare  ishte te shkruarit me dore.

Lufta e dyte boterore, nuk kaloi ne Shqiperi pa sjelle pasoja te renda edhe per sherbimin postar. Edhe ajo pak infrastrukture qe ekzistonte u demtua gjate kesaj lufte. Me perfundimin e luftes dhe me ardhjen ne fuqi te sistemitkomunist, punonjesit e postes bene shume perpjekje per ngritjen dhe riorganizimin e sherbimit postar.

Rregjimi kominist ne Shqiperi, veç politizimit te tejskajshem te shoqerise shqiptare, per sherbimin postar u kujdes kryjtesisht per zgjerimin e rrjetit postar, por me nje numer shume te kufizuar sherbimesh, thuajse vetem ato tradicionale te diktuara edhe nga zbatimi i rregullave te sherbimit postar nderkombetar. Liria e komunikim nepermjet postes ne kete system ishte e kufizuar, ku shume njerez nuk mund te komunikonin me te afermit e tyre ne vende te ndryshme.

Shembja e sistemit komunist ne vitet 90, hapi nje etape te re edhe per sherbimin postar. Me gjithe gjendjen e veshtire te sherbimit posta ne vietet 1990-1992, ai luajti nje rol shume te rendesishem ne qarkullimin e mallrave nepermjet sherbimit kolipostar nga vendet e ndryshme. Emigrantet shqiptare ne keto vite rruga kryesore e  komunikim  per dergimin e mallrave te ndryshme familjve te tyre kishin sherbimin postar duke derguar ne drejtim te Shqiperise me mijera pako me mallrat e ndryshme.

Gjate viteve 1993-2005, sherbimi postar ne vend mbijetoi me mjaft veshtiresi, humbi besimin tek perdoruesit, kufizoi realizimin e sherbimeve, sherbimi baze ne gjysmen e territorit te vendit humbi rolin e tij, duke i mohuar te drejten e ketij sherbimi me shume se gjysmes se popullsise kryesisht ne zonat rurale. Ato pak objekte postare qe qarkullonin,cilesia dhe standartet e sherbimit ishin te ulta sepse nje leter te shkonte ne destinacion i duheshin me shume se 6 deri 8, kjo si per munges te mjeteve te transportit, por ne menyre te vecante ishte  mungesa e vullnetit per realizimin e ketij sherbimi, spse ne kete periulle filluan te organizoheshin edhe operator privat, te cilet nga dita ne dite fitonin terren ne posten shqiptare fale edhe mungese se rregullave ne nje trege tani te liberalizuar. 

Ne fund te vitit 2005 e ne vazhdim, posta shqiptare eshte perfshire ne nje process te gjere reformimi, me pikpamje e objektiva te qarta per tu shendrruar ne nje lider te sherbimeve, mbeshtetur ne parimet e ekonomise se tregut, konkurences dhe mbrojtjes se interesave te perdoruesve.Edhe posta shqiptare  funksionon brenda tregut  universal botror me nje infrastruktur te shtrire ne te gjithe vendin me 540 zyra postare e mbi 2000 punonjes qe pranojne e perpunojne  miliona objekte postare ne vit duke rritur nga 2,5 objekte per fryme ne vitin 2005 ne 4,4 objekte ne vitin 2007.
Synimet e sherbimit postar shqiptare per te ardhmen tani jane  te qarta dhe kuptim plote drejte integrimit europian mbeshtetur ne teknologjite e reja, per te qene sa me afer perdoruesve te saj, me cmime konkuruese ne treg ne mbrojteje te perdoruesve te sherbimt.
 
Cilesia e sherbimit mbetet objektivi kryesor i postes shqiptare ne partneritet te plote me politikat globale dhe rajonale, te vlersuara drejt per se drejti nga Drejtori i Pergjitheshem i UPU-se gjate vizites se fundit qe ai beri ne vendin tone, e finalizuar edhe me nje grup ekspertesh shume te njohur te UPU-se te cilet brenda muajt mars 2008 do te kene nje mision shume te rendesishem per sherbimin postar ne Shqiperi

Drejtori i Përgjithshëm|Struktura Organizative|Historik|Vizioni|Media|Të dhëna Ekonomiko-Financiare|Mundësi Punësimi|Legjislacioni|Burime Njerëzore|Vleresime|Të reja |
Copyright 2013 Posta Shqiptare | Desiged & Developed by Andi Haviari

social

Na ndiqni në :