Mode
Thursday, October 19, 2017

 

Minimize

Legjislacioni


1.     Ligji nr. 46/2015 “Për Shërbimet Postare në Republikën e Shqipërisë”;

Ky ligj përcakton rregullat për ofrimin dhe sigurimin e shërbimeve postare dhe shërbimin universal postar, si dhe kushtet për akses në rrjetin postar në Republikën e Shqipërisë. Gjithashtu përcakton institucionet përgjegjëse për rregullimin e shërbimit postar, si dhe të drejtat dhe detyrimet e ofruesve dhe përdoruesve të shërbimeve postare në Republikën e Shqipërisë.
Numri i Fletores Zyrtare 85, Maj 2015.

2.   Ligji nr. 9901, datë 14.4.2008 “Për Tregtarët dhe Shoqëritë Tregtare”, i ndryshuar;
Ky ligj rregullon statusin e tregtarit, themelimin dhe administrimin e shoqërive tregtare, të drejtat dhe detyrimet e themeluesve, të ortakëve dhe aksionarëve, riorganizimin dhe likuidimin e shoqërive tregtare. Shoqëritë tregtare janë shoqëritë kolektive, shoqëritë komandite, shoqëritë me përgjegjësi të kufizuara dhe shoqëritë aksionare.

3.   Ligji nr. 9918, datë 19.5.2008 “Për Komunikimet Elektronike në Republikën e Shqipërisë”, i ndryshuar;
Ky ligj, ndër të tjera, ka si objekt krijimin e Autoritetit të Komunikimeve Elektronike dhe Postare (AKEP) si organ rregullator në fushën e komunikimeve elektronike dhe të shërbimit postar, i cili mbikëqyr kuadrin rregullator të përcaktuar nga ky ligj, nga ligji për shërbimin postar dhe nga politikat e zhvillimit, të përcaktuara nga Këshilli i Ministrave.

4.  Vendimi i Këshillit të Ministrave nr. 1039, datë 16.12.2015 “Për përcaktimin e procedurave për emetimin, prodhimin, perdorimin dhe tregtimin e Pullës Postare Shqiptare”
Ky vendim përcakton rregullat për emetimin, prodhimin, përdorimin, tematikën dhe tregtimin e pullës postare shqiptare nga shoqëria “Posta Shqiptare”, sh.a., në përputhje me rregullat ndërkombëtare të Bashkimit Postar të Përbotshën (UPU).

5.  Vendimi i Këshillit të Ministrave nr.241, datë 31.3.2011 “Për kryerjen nga “Posta Shqiptare” sh.a., të Shërbimeve Postare, Financiare dhe Shërbimeve të tjera, që janë në përputhje me veprimtarinë e kësaj poste, për Institucionet e Qeverisjes Qendrore e Vendore, Institucionet e tjera Publike si dhe Shoqëritë Tregtare me kapital shtetëror”; ndryshuar me Vendim i Këshillit të Ministrave nr. 81, datë 28.1.2015
Ky ligj përcakton se: 1. Kryeministria, ministritë, institucionet e sektorit publik, veprimtaria e të cilave mbështetet në pronën publike, shtetërore, institucionet e qeverisjes vendore, si dhe shoqëritë tregtare me kapital shtetëror, si për llogari të tyre, ashtu edhe në shërbim të shtetasve e anasjellas, të realizojnë nëpëmjet “Posta shqiptare” sh.a., këto shërbime: a) shërbimet postare; b) shërbimet financiare që nuk bien në kundërshtim me legjislacionin aktual; c) Shërbime, që janë në përputhje me veprimtarinë e “Posta Shqiptare” sh.a., të cilat ngarkohen me vendim të Këshillit të Ministrave ose ministrit që mbulon veprimtarinë e shërbimeve postare.
2. Institucionet e lartpërmendura,(me përjashtim të shoqërive tregtare me kapital shtetëror pasi është hequr me VKM nr. 81, datë 28.01.2015)  për shërbimet e tjera, të cilat janë në përputhje me veprimtarinë e “Posta Shqiptare” sh.a., si ofrues i parë, t’i drejtohen kësaj poste. Në rast se këto shërbime nuk realizohen nga “Posta Shqiptare” sh.a., atëherë mund t’u ofrohen operatorëve të tjerë.
3. Për shërbimet e ofruara, sipas këtij vendimi “Posta Shqiptare” sh.a., do të zbatojë tarifa të orientuara me vlerat e tregut.
4. Ngarkohet ministri i Shtetit për Inovacionin dhe Administratën Publike për zbatimin e këtij vendimi.

6.   Vendimi i Këshillit të Ministrave nr.595, datë 31.08.2006 “Për miratimin e tarifave të Postës Direkte”;
Ky ligj miraton tarifat postare të shërbimit “Posta Direkte” për kufijtë e zonës së rezervuar
Numri i Fletores Zyrtare 96, Shtator 2006.

7.  Vendimi i Këshillit të Ministrave nr.788, datë 26.11.2004 “Për caktimin e tarifës dhe peshës së shërbimeve të rezervuara për operatorin publik postar”;
Ky ligj cakton tarifën për shërbimet e rezervuara që kryhen nga operatori publik i postave si dhe peshën.
Numri i Fletores Zyrtare 93, Dhjetor 2004.

8.  Vendimi i Këshillit të Ministrave nr. 258, datë 30.04.2004 “Për miratimin e akteve dhe dokumentave kryesore të Kongresit XXII të Bashkimit Postar të Përbotshëm, Pekin 1999”;
Numri i Fletores Zyrtare 28, Maj 2004.

9.  Vendimi i Këshillit të Ministrave nr. 539, datë 01.08.2003 “Për miratimin e dokumentit të politikës së zhvillimit të shërbimeve postare në Republiken e Shqipërisë”;
Numri i Fletores Zyrtare 70, Gusht 2003.

10.  Vendimi i Këshillit të Ministrave nr. 446, datë 26.09.2002 “Mbi miratimin e tarifave postare bazë”;
Ky ligj miraton tarifat postare të shërbimeve bazë që ofrohen nga operatori publik Posta Shqiptare sh.a.
Numri i Fletores Zyrtare 58, Shtator 2002.

11.  Vendimi i Këshillit të Ministrave nr. 27, datë 20.01.2001 “Për vendosjen e kutive postare në ndertesat  e banimit dhe institucione”.
Ky ligj përcakton vendosjen e kutive postare në të gjithë projektet për ndërtesat e reja, objekte banimi, institucione social-kulturore dhe ente prodhuese. Kutitë postare dhe lloji i tyre të vendosen nga vetë investitorët, në varësi të funksionit të ndërtesës.
Numri i Fletores Zyrtare 09, Mars 2001.

12.  Udhëzimi nr. 1, datë 22.01.2016 i Ministrit të Shtetit për Inovacionin dhe Administratën Publike “Për përcaktimin e rregullave për funksionimin e Komisionit Shtetëror të Pullës Postare Shqiptare”;

13.  Udhëzimi nr. 2, datë 22.01.2016 i Ministrit të Shtetit për Inovacionin dhe Administratën Publike “Për përcaktimin e sasisë së Pullave Postare në ruajtje”;

14.  Marrëveshja e lidhur ndërmjet Ministrit dhe Operatorit Publik Postar për ngarkimin e përmbushjes së detyrimeve të shërbimit bazë Postar në Republikën e Shqipërisë, datë 26/05/2011.