Mode
Friday, December 15, 2017

Sektori i trajnimeve dhe kualifikimeve

Ky sektor përbëhet nga një shef sektori dhe tre specialistë.

- Bazuar në nevojat e Drejtorisë së Shoqërisë dhe Filialeve të Posta Shqiptare sh.a në lidhje me zhvillimin e trajnimeve të ndryshme, ky sektor harton programet e trajnimeve me temat përkatëse dhe më pas i miraton ato  pranë Drejtorit të Përgjithshëm.

- Bashkëpunon ngushëtsisht më të gjitha Drejtoritë pranë Drejtorisë së Përgjithshme në lidhje më zhvillimin e trajnimeve dhe relatimin e çështjeve sipas specifikave të çdo Drejtorie.

-Në bashkëpunim me Përgjegjësat e Sektorit të Burimeve Njerëzore të Filialeve koordinon punën sa i përket ambjenteve ku do të zhvillohen trajnimet, materialet informuese apo modulet e trajnimeve si dhe sigurohet për pjesëmarrjen e punonjësve të çdo niveli.

-Mban kontakte të vazhdueshme me institucionet partnere, me qëllim rritjen e cilësisë së trajnimeve duke siguruar lektorë nga këto institucione kur vlerësohet e nevojshme.


Minimize

Për vitin 2017 janë realizuar këto trajnime

Rregullat e përdorimit të postës elektronike (e-mail), komponentët dhe rëndësia e tyre. 

Rregullat e hartimit të shkresave zyrtare dhe përdorimi i intestimeve të duhura.  

Mbi transportimin e informacionit të klasifikuar “sekret shtetëror”  zhvilluar nga DSIK

Aftësitë Drejtuese  zhvilluar nga EPPC.

Aftësitë shitëse dhe shërbimi ndaj klientit zhvilluar nga EPPC.

Mbi njohjen e filatelisë, shërbimet e biznesit dhe targetimi, mundësitë për realizimin e tyre dhe analizimi i të ardhurave për shërbimin postar dhe shërbimin financiar.

Foto e shkëputur nga trajnimi me temë:
“Aftësitë shitëse dhe shërbimi ndaj klientit” zhvilluar nga EPPC

                        


Foto e shkëputur nga trajnimi me temë:
“Aftësitë shitëse dhe shërbimi ndaj klientit” zhvilluar nga EPPC

                        

Foto e shkëputur nga trajnimi me temë:
“Përdormi i postës elektronike dhe rregullat e hartimit të shkresave zyrtare”

                        ]

Foto e shkëputur nga trajnimi me temë:
“Mbi transportimin e informacionit të klasifikuar “Sekret Shtetëror”

                       


Foto e shkëputur nga trajnimi me temë:
“Identifikimi i nevojave për funksionarët që duhet të pajisen me CSP”

                       


Minimize

Trajnim me punonjësit e administratës për gjitha të Filialeve e saj.

Drejtoria e Përgjithshme e Postës Shqiptare ka organizuar një trajnim me punonjësit e administratës së gjitha Filialeve të saj.

Trajnimi u zhvillua në datat 14-15.10.2015 në ambjentet e Drejtorisë së Përgjithëshmë. Në këtë trajnim morën pjesë 89 punonjës nga Filialet dhe relatuan mbi cështjet 27 punonjës nga të gjitha drejtoritë, si dhe u  zhvilluan 14 orë trajnimi gjithsej .

Ky trajnim  pati në focus të tij  veprmtarinë e të gjitha drejtorive dhe sektorëve  sipas specifikave dhe vecorive që ato kanë.

Drejtoritë të cilat morën pjesë në trajnim ishin si mëposhtë :

-Drejtoria e Burimeve Njerëzore dhe Shërbimeve Mbështetëse.

-Drejtoria e Marketingut.

-Drejtoria e Teknologjise dhe Informacionit.

-Drejtoria e Sigurise dhe Cilësisë.

                        

Minimize

Trajnimi e Filatelise

Trajnimi e Filatelisë

Drejtoria e Burime Njrëzore dhe Shërbimeve Mbështetëse  (Sektori I Trajnimeve dhe Kualifikimeve) në bashkëpunim me Drejtorinë e Marketingut dhe Drejtorinë e Sherbimit Postar (Sektori I Pullës dhe Letrave me Vlerë) kanë organizuar në ambjentete e Drejtorisë së Përgjithshme ne datë 27.05.2015  trajnim mbi Filatelin me punonjës të caktuar si përgjegjes për këtë proces nga vetë Filialet.Ne këtë trajnim morën pjesë gjithsej 27 punonjës dhe relatuan mbi këtë trajnim Shefi I Sektorit të Pullës dhe Letrave me Vlerë si dhe Përpunuesja e pullës.

 Trajnimi pati në focus të tij disa ceshtje të cilësuara si të domozdoshme nga Specialistët :

 -Njohja me historikun e pullës

-Administrimi I pullës

-Informimi I klienteve në sportelet e Filatelisë mbi cdo pullë për të cilën shprehin interes

-Prezantimi I pullës sipas tematikave  etj.