Mode
Tuesday, May 23, 2017

 

Koliposta

Quhen koliposta objektet që përmbajnë sende të ndryshme të lejuara për t’u vijuar me anë të postës Ato pranohen në sportelet tona si dhe për kolipostën e adresuar ndërkombëtare që hyn nga shtetet e tjera deri në 20 kg. 

Dimensionet e kolive nuk duhet të kalojnë 1.8 m secila në shumën e përgjithshme të gjatësisë, gjerësisë dhe trashësisë me kusht që asnjë nga dimensionet e saj të mos kalojë 1.1m. Pranohen dhe koli kaba dimensionet e të cilave nuk duhet të kalojnë 2.25 m në shumën e përgjithshme të gjatësisë, gjerësisë dhe trashësisë, me kusht që asnjë nga dimensionet e saj të mos jetë më shumë se 1.5m. 

Koliposta duhet të amballazhohet në përputhje me peshën dhe përmbajtjen, në mënyrë që ato të ruhen gjatë transportit dhe përpunimit. Amballazhimi i tyre duhet bërë në përshtatje me materialin dhe përbërjen e objektit që do të postohet. Njëra faqe e kolisë duhet të jetë e sheshtë për të bërë shënimet e shërbimit, si dhe për të shënuar adresat e dërguesit dhe të marrësit. Mbërritja e një kolie i njoftohet marrësit me anë të një lajmërimi. 

Marrësi është i detyruar të tërheqë objektin brenda 5 ditësh nga dita e marrjes së njoftimit. Për çdo ditë vonesë mbas ditës së pestë, klienti paguan magazinazh. 

Tarifa e kolipostës për brenda vendit  shiko lidhja 1/5 dhe për kolitë jashtë vendit vijim ajror lidhja 2/19, me vijim tokësor 1/6 

Ndalohen për t’u futur në koli sendet e mëposhteme:

  • Sendet që paraqesin rrezik për punonjësin, ose që përbërja e tyre mund të prishin kolitë e tjera.
  • Lëndë narkotike ose substancë psikotrope
  • Kafshë të gjalla, materiale plasëse, djegëse ose lëndë të tjera të dëmshme.
  • Materiale pornografike, lëndë radioaktive.
  • Sende të ndaluara të importohen dhe të qarkullojnë në vendin e destinacionit.

Thase "M"

Janë thasë special ku futen vetëm shtypshkrime të ndryshme që dërgohen nga i njëjti dërgues për të njëjtin marrës dhe në të njëjtin vend.
Adresa e marrësit duhet të jetë shkruar mbi secilën pako me shtypshkrime që futen në një thes "M", i cili trajtohet si një objekt i vetëm.
Për tarifën e tyre shiko lidhjen 1/7 për objekte brënda vendit,  lidhjen 1/13  për objekte jashtë vendit të vijuara me rrugë tokësore dhe lidhjen 2/17 vijuar me rrugë ajrore. 
Minimize

Shërbimi ndaj klientit

 NJOFTIM FTESË PËR NEGOCIATË

Fushatë publicitare në median e shkruar online (Dixhitale), median e shtypur dhe median në ambjentet e jashtëme

- Data perfundimtare e paraqitjes së ofertave është data 18.05.2017  ora 11.00


     Per me teper 

Minimize

Gjurmoni dërgesën tuaj


Gjurmoni  dërgesën  tuaj

brenda dhe jashtë Shqipërisë
 
Klik për gjurmim

Sherbimet postare qe ofron Posta Shqiptare |Koliposta|Vecantë|Lista e mallrave të ndaluara|Tarifa|Kodi Postar |
Copyright 2017 Posta Shqiptare

social

Na ndiqni në