Mode
Monday, September 25, 2017

 

Shërbimet e biznesit


Rimbushjet elektronike mobile 

Posta Shqiptare ka lidhur marrëveshje bashkepunimi me ASBS (Albanian Smart Business Solution) sh.p.k., dhe ofrohen rimbushjet elektronike mobile për: Vodafone, Telekom, Plus, Eagle

 Shërbimi Vodafone iu mundëson të gjithë abonentëve me parapagesë, Vodafone Card dhe Vodafone Club që të rimbushin llogarinë e  tyre me vlerën që ata dëshirojnë duke filluar nga 100 Lekë deri në 10,000 Lekë pa patur nevojë të blejnë karta rimbushëse.


Shërbimi Telekom, ofron rimbushje elektronike Telekom Albania në 466 Zyrat Postare.


Shërbimi i rimbushjes elektronike Plus, ofron rimbushje elektronike Plus Albania në 466 Zyrat Postare



Shërbimi i rimbushjes elektronike Eagle ofron rimbushje elektronike në 466 Zyrat Postare


Rimbushje elektronike

  Rimbushje elektronike Digitalb

Posta Shqiptare ka lidhur kontrate me Mobitel Communication sh.p.k., për kryerjen e shërbimit të rimbushjes elektronike DigitAlb. Shërbimi i kartave Smart të DigitAlb iu mundëson të gjithë abonentëve të DigitAlb që të rimbushin kartat Smart te Digitalb pranë çdo zyre postare.


 Sherbimi tring  TV

Posta Shqiptare për llogari të bashkëpunimit me Shoqërinë ASBS “Albanian Smart Bussines Soultion” ofron shitjen online të abonimeve periodike të paketave nga Shoqëria “TRING TV’’  në 466 Zyra Postare


Shitja e mandat – arkëtimeve për aplikim për pasaporta biometrike, dhe karta identiteti  

Posta Shqiptare ofron shitjen e mandate-arkëtimeve të  kuponave për aplikim për Karta Identiteti 1.500 lekë, Pasaporta Biometrike 7.500 lekë dhe Pasaporta Biometrike të Përshpejtuara 18.000 lekë në 14 Filiale te Posta Shqiptare.


Shitje shtypi 

Posta Shqiptare ofron shitjen e shtypit të përditshëm gazeta /revista, si dhe kryerjen e abonimeve në shtypin e shkruar. Gazetat e shtypit te perditshëm, te cilat reklamohen pranë Zyrave Postare jane:

“Shekulli”, “Gazeta Mapo” “Tr Obsever”, “Gazeta  Shqiptare”,“Tema” ,“Standart”, “Sport Expres”, “Telegraf”, “Panorama”, “Panorama Sport”, “Paloma” “Intervista” “Shqiptarja.com”.

Shërbimet e biznesit |
Copyright 2017 Posta Shqiptare

social

Na ndiqni në 

                      Email