Drejtorët e Departamenteve 2018-04-18T15:31:30+00:00

Z.Vangjush Andoni ka lindur më 8 korrik 1968 në qytetin e Korçës. 

Është diplomuar Inxhinier Elektronik në Universitetin Politeknik të Tiranës, në vitin 1992. Z. Andoni ka filluar eksperiencën si Inxhinier Elektronik në Radio Televizionin Shqiptar. Në vitet 2000-2009, Z. Vangjush Andoni punoi në Postën Shqiptare ku ka qenë pjesë e projekteve inovative të kompanisë dhe nga viti 2004 ka drejtuar sektorin e Teknologjisë së Informacionit.  Në janar 2006 u emërua Drejtor i Teknologjisë së Informacionit pranë Postës Shqiptare. Nga  periudha shkurt 2009 – shkurt 2013  Z. Andoni ka punuar pranë kompanisë konçesionare Aleat shpk/Safran Group.  Në periudhën nga janar 2014 deri në qershor 2017 ka mbajtur postin e Zv Drejtorit të Përgjithshëm të Postës Shqiptare dhe në periudhën nga data 6 qershor 2017 deri në 9 nëntor 2017, Z. Vangjush Andoni kreu me përkushtim detyrën e Administratorit të Postës Shqiptare sh.a. 

Aktualisht Z. Vangjush   ushtron detyrën e Drejtorit të Departamentit të shërbimeve pranë Postës  Shqiptare sh.a.

Z.Entel Agolli ka lindur në qytetin e Korçës.

Z.Agolli ka kryer studimet e larta në Fakultetin e Ekonomisë dhe Agrobiznesit në vitin 2009, dega Ekonomi dhe Politika Agrare pranë Universitetit Bujqësor të Tiranës.

Në vitin 2011 po në Fakultetin e Ekonomisë dhe Agrobiznesit në degën Ekonomi dhe Politika Agrare Z.Agolli është diplomuar me titullin Mas­ter Shkencor.
Në vitin 2014 përfundon studimet në Fakultetin e Drejtësisë në Universitetin Europian të Tiranës në degën Juridik dhe në vitin 2016 diplomohet me titullin Master Shkencor në degën Juridik me drejtim në të Drejtën Penale, Universiteti Beder.

Z.Agolli ka kryer një sërë kualifikimesh në fushën ekonomike dhe juridike si dhe ka marrë pjesë në shumë konferenca të zhvilluara në fushën e ekonomisë dhe atë të drejtësisë.

Në karrierën e tij, z.Agolli ka mbajtur pozicionin e Drejtorit të Sigurisë dhe Cilësisë në Postën  Shqiptare sh.a dhe nga viti 2014 – 2017  ai ka qenë një nga Administratorët e Shoqërisë Posta Shqiptare sh.a.

Aktualisht, z.Agolli ushtron detyrën e Drejtorit të Departamentit të Administrimit të Shoqërisë, pranë Postës Shqiptare sh.a.