EMS eshte i shpejte!    
Sherbimi EMS per jashte vendit

Posta Shqipatre sh.a duke filluar nga viti 1990, ndermjet sherbimeve postare fizike ofron edhe sherbimin e shpejte EMS (Exspress Mail Service ) Sot EMS ėshtė njė zgjidhje e sigurt e dėrgimit te objekteve postare: dokumenta dhe mallra deri ne 30 kg. Pozicionin qė EMS zė sot ne treg ja dedikon pikėrisht shėrbimit qė ofron i cili ėshtė i dallueshėm pėr nje sherbim special me epersi evidente ndaj sherbimeve te tjera dhe ofron siguri, shpejtesi, besueshmeri dhe informacion. Duke i qėndruar besnike kėtyre parametrave, me EMS dėrgojmė per 2-5 dite objektet ne rreth 200 destinacione ne te gjithe boten, duke perballuar denjėsisht konkurrencėn treg ne raporte tė drejta me konsumatorėt. Ky sherbim mbeshtet nga nje logjistike dhe organizim i persosur ne rrjetin postar te shtire ne 541 zyra postare ne te gjithe vendin. Ata qė pėrfitojnė nga ky rrjet shėrbimi janė aktorė tė shoqėrisė shqiptare dhe i perkasin tė gjitha niveleve duke filluar nga individėt e thjeshtė e deri tek bizneset, organizatat, institucionet etj.
Sherbimi EMS realizon grumbullimin, transportimin dhe shperndarjen e korespondencave, dokumentave dhe mallrave ne destinacion, ne afate shume te shpejta. Qe prej vitit 2000 Posta Shqiptare eshte anetare me te drejta te plota e Kooperatives EMS ne te cilen aderojne 140 administrata postare. Te qenurit anetare ne kete organizem te UPU-se eshte per Posten Shqiptare nje angazhim qe kerkon permbushjen e te gjitha standarteve te vendeve europiane e boterore, qe do te thote dorezim ne kohe i objekteve EMS, gjurmim dhe pergjigje korrekte ndaj klienteve. Per t’u informuar per fatin e objektit te derguar me sherbimin EMS Posta Shqiptare neprmjet sherbimit elektronik TRACK and TRACE ju siguron klienteve ne cdo moment gjurmimin e objektit EMS, emrin dhe nenshkrimin e marresit. Tashme ne funksion te pershpejtimit te dorezimit te objekteve EMS ne duart e klientit, Posta Shqiptare ka atributin edhe te Agjentit Doganor, duke kryer nepermjet punonjesve te saj procedurat e zhdoganimit, duke shkurtuar kohen e perpunimit te objekteve ne hyrje, duke i sherbyer individeve dhe kompanive qe presin qe keto objekte ti vene sa me shpejt ne funksion te biznesit te tyre apo perdorimit personal.


Legalizimi i dokumentave me Ministrinė e Puneve te Jashtme

ėshtė njė tjetėr lloj shėrbimi ekspres qė ofrohet prej njė viti nga Posta Shqiptare. Shpejtesia, saktesia, besueshmeria e ketij sherbimi sollen si rrjedhim rritjen e numrit te klienteve qe ja besonin Postes Shiptare kete sherbim, derisa ne 1 shtator te ketij viti ky sherbim i kaloi 100% Postes Shqiptare.
Nė 541 zyrat postare te gjitha filialeve pranojne zarfart ne te cilat permbahen dokumentat per legalizim ne Zyren Konsullore te Ministrise se Puneve te Jashtme si edhe arketohen te gjitha detyrimet per Zyren Konsullore. Per qytetin e Tiranes legalizimi realizohet brenda 24 oreve nga koha e pranimit dhe per te gjitha rrethet e vendit deri ne skajet me te largeta per 48 ore.
Ne jemi nė shėrbim gjatė gjithė ditėve tė javės me qėllimin e vetėm qė t’i vijmė ne ndihme qytetareve, duke ju kursyer kohen e tyre te cmuar dhe shpenzimet per ata qe detyroheshin te vinin nga rrethet e te prisnin ne rradhet e gjata. Realizimi i ketij sherbimi nepermjet Postes Shqiptare jo vetem ofron shpejtesi , garanci , lehtesi besueshmeri per te gjithe klientet por i ka dhene fund penalizimit te qytetareve nepermjet abuzimit te seksereve.

Sherbimi ekspres i brendshem

Eshte pjese e segmentit te sherbimit te shpejte qe Posta Shqiptare e ofron ne te gjithe Shiperine. Brenda dy orėve ne dorėzojmė cdo lloj porosie brenda Tiranės dhe diten tjeter deri ne oren 10 ne cojmė porositė e klientėve nė tė gjithė vendin me tarifa me ekonomike se cdo kompani tjeter private qe operon ne tregun e liberalizuar.
Sherbimi ekspres i brendshem 2 vitet e fundit eshte zgjeruar dhe ka shumfishuar numrin e objekteve te pranuara dhe te shperndara dhe ka rritur numrin e klienteve si nga popullata edhe te atyre zyrtare duke shtuar keshtu numrin e kontratave te lidhura midis tyre dhe Postes Shqiptare.
Per klientet me kontrate qe kryejne sherbim ekspres permanent dhe me volume te konsiderueshme, Posta Shqiptare ofron tarifa prefernciale dhe siguron standartet ne shpejtesi


SHERBIMI EKSPRES TIRANA

Per qytetin e Tiranes per me teper se nje vit funksion sherbimi me i ri “Ekspres Tirana” per cdo dite te javes nga e hena ne te diel 24 ore non stop. Nepermjet numrit jeshil pa pagese 08004141 ju mund te surprizoni te afermit tuaj duke derguar nje dhurate, nje tufe lule apo ate cka ju deshironi, dokumenta, kartolina etj . Ky sherbim ju vjen ne ndihme brenda 30 minutave ne te gjithe qytetin e Tiranes. Mjafton nje telefonate dhe korrieri do te jete menjehere tek ju per te marre porosine tuaj dhe per ta derguar ate ne destinacionin e deshiruar. Kjo ėshtė ajo cfarė ne i ofrojmė klientėve tanė duke rritur besimin e tyre por dhe kėnaqėsinė tonė tė shėrbimit.

SHERBIMI I TRANSPORTIT PER TE TRETET

Posta Shqiptare si operatori publik postar me potencialin me te madh ne vend me burime te fuqishme ekonomiko-financiare me nje rrjet zyrash dhe linjash transporti qe mbulon te gjithe territorin e shqiperise, si dhe eksperience te konsoliduar ne fushen e marredhenieve me klientin, ka vene ne sherbim te tyre nje produkt te ri. Ky produkt konsiston ne transportin per te tretet me cmime konkuruese, 50% me pak se cmimet ekzistuese.Nisur nga eksperiencat nderkombetare, sherbimi postar perdoret si nje ndermjetes mjaft i kerkuar dhe eficent nga bizneset per shperndarjen e produkteve te tyre.Ekzistojne mjaft biznese, sidomos te vogla qe per shperndarjen e mallrave te tyre paguajne kosto ne mbajtjen e makinave te transportit dhe fuqi punetore, nderkohe qe shume mire kete sherbim mund tja besojne Postes Shqiptare.
    Ne tashme kemi nje rrjet te mjaftueshem transporti dhe te sigurte, me keto kapacitete :
  • 95 automjete te kapaciteteve te ndryshme
  • 100 mjete motorrike
  • >
Ne realizojme transportin e produkteve te amballazhuara ne koli deri ne 30 kg secila dhe me permasa(gjatesi x gjeresi x lartesi) jo me shume se 2.25m. Avantazhet konkuruese qe tashme ofrojme per klientet tane qe kerkojne kete sherbim jane: 541 zyra postare 260 ndalesa ne te gjithe territorin e vendit deri ne komuna Profesionalizem ne mberritjen e mallit ne destinacion te sigurte dhe shpejte


Posta Shqiptare sh.a ofron shėrbimin e shpejtė E M S, duke synuar ne plotesimin e nevojave te klienteve te saj.

EMS eshte i shpejte, ekonomik dhe i sigurt!

Shėrbimi EMS (EKSPRESS MAIL SERVICE) pėrfaqėson shėrbimin me te shpejte midis sherbimeve postare fizike. Ai konsiston ne grumbullimin , transmetimin dhe shperndarjen ne afate shume te shkurtra te korrespondencave, dokumentave ose te mallrave me peshe deri ne 20 kilogram. EMS eshte special

Sherbimi EMS ndaj sherbimeve te tjera dallohet nga keto veēanti:

* Afate shume te shkurtra kohore te dergimit te objektit ne destinacion. * Logjistike dhe organizim te persosur. * Besueshmeri e larte. * Ndjekje dhe reklamim i shpejte i objektit. Sherbimi i shpejte EMS kryhet per "dokumenta" dhe "mallra", te cilat me nje emer te vetem quhen objekte EMS.



REKOMANDIME

Adresa e marrėsit
Shkruani qarte dhe me germa kapitale adresen e plote te marresit e cila perben edhe rubriken kryesore per dorezimin ne destinacion te objektit.Vendosja e nje numri telefoni te marresit shpejton e lehteson kontaktin me te dhe dorezimin ne rastet kur ai nuk ndodhet ne adrese.

Klasifikimi i objekteve
Gjate plotesimit te etiketes mos harroni te plotesoni me kryq kutine qe specifikon nese objekti eshte “dokument” apo “mall”. Mosshenimi, apo ai i gabuar, mund te behen premise per vonesa nga autoritetet doganore te vendit te destinacionit.

Mallra te ndaluara
Mallrat qe paraqesin rrezikshmeri gjate transportit per jeten e njerezve apo demtojne objektet e tjera, vlerat monetare, sendet e ēmuara nuk duhet te perfshihen ne permbajtje te objektit. Disa prej tyre jane:
Arme zjarri, lende radioaktive, lende biologjike, lende narkotike, kafshe te ndryshme, sende te ēmuara ari, argjendi, para, gure dhe metale te ēmuara, dokumenta financiare te kembyeshme ne para etj. Prane sporteleve te zyrave postare do te gjeni listat e objeketve te ndaluara te specifikuara sipas vendeve te destinacionit

Kushte te Garancisė sė Shėrbimit

Garancia e shėrbimit nuk parashikohet ne rast se:

  • Adresa e marrėsit nuk ėshtė shkruar e qarte dhe e plote nga dėrguesi i objektit .
  • Etiketa nuk ka ose ka te dhėna te gabuara ne lidhje me llojin e objektit, dokument"apo "mallra" si dhe pėr natyrėn dhe llojin e tij nė deklaraten doganore .
  • Objekti ka pėrmbajtje qe nuk pėrputhet me legjislacionin doganor te vendit ku dėrgohet ose pėrmban mallra te ndaluara nje pjesė e tė cilave jane paraqitur me siper.
  • Vonesat shkaktohen nga forca madhore, trazira civile, ose politike, apo festa kombėtare e lokale.
Rekomandime

Adresa e marrėsit
Klasifikimi i objektit EMS
Mallra te ndaluara
Kushte te Garancisė sė Shėrbimit