PAGESAT 2018-04-16T16:24:00+00:00

Posta Shqiptare në zbatim të legjislacionit dhe marrëveshjeve dy palëshe me partnerët bashkëpunëtorë, kryen edhe shërbime financiare në formën e pagesave

Pagesa e përfitimeve nga Sigurimet Shoqërore

Bazuar në marrëveshjen me ISSH, Posta Shqiptare kryen pagesat e përfitimeve nga sigurimet shoqërore për personat përfitues sipas fondeve të akorduara nga Instituti i Sigurimeve Shoqërore.
1.Shërbimi realizohet në sportelet e zyrave postare në qytet,  fshat, si dhe pranë qendrave të banimit.
2.Pensioni i paguhet vetë pensionistit pranë sporteleve të Postës Shqiptare, me paraqitjen e dokumentave të identifikimit ( kartë identiteti apo pasaportë biometrike) sipas fondit që ISSH i ka akorduar dhe ngarkuar në portalin online, me të cilin operojmë për pagesat e pensioneve.
3. Në rastet kur pensionisti nuk mund të paraqitet personalisht në sportelet e zyrave tona ai mund të autorizojë një person tjetër me anë të një prokure apo autorizimi të nënshkruar, për tërheqjen e shumës së përfituar.
4. Gjithashtu, pensionistit i dorëzohet pensioni edhe në shtëpi, sipas kërkesave të tij.
4.Pas pagesës, personi që përfiton pension pajiset me mandat pagesë të nënshkruar nga llogaritarja dhe arkëtarja e zyrës postare dhe nga pensionisti.

Pagesa e shërbimit funeral

Posta Shqiptare kryen pranë zyrave postare edhe pagesën e shpenzimeve të shërbimit të varrimit për shtetasit shqiptar sipas listës emërore e përfituesve të shpenzimeve të varrimit së bashku me Urdhër Pagesat që dërgohet nga DRSSH/ALSSH.
1.Pagesa e shpenzimeve të varrimit në shumë të menjëherëshme i jepet personit të shënuar në urdhër pagesë.
2.Me paraqitjen e dokumentit identifikues të përfituesit  bëhet pagesa përkatëse.
3.Mbi bazën e Urdhër Pagesës, për çdo përfitues pritet mandat pagese, e cila nënshkruhet nga përfituesi dhe punonjësi i shërbimit që kryen pagesën.

Pagesa e lejeve të lindjeve

Bazuar në marrëveshjen me ISSH, Posta Shqiptare kryen edhe pagesën e përfitimeve për leje lindje.
1.Shërbimi realizohet nëpërmjet sistemit dhe manualisht.
2. Pagesa në sistem realizohet me paraqitjen e përfituesit në sportelet e zyrave postare në filiale/degë, pas verifikimit të kartës së identitetit dhe shumës sipas raporteve të akorduara nga ISSH.
3. Përfituesi pajiset me mandat pagese të nënshkruar nga punonjësja dhe përfituesi.

Pagesat e ndihmës ekonomike dhe pagesa për personat me aftësi të kufizuar

Bazuar në marrëveshjet e lidhura me Njësitë Bashkiake,  Posta Shqiptare kryen pagesat e ndihmës ekonomike dhe pagesat për personat me aftësi të kufizuar.
1.Pagesa e ndihmës ekonomike realizohet në sistemin Eterna dhe në mënyrë manuale.

2. Pagesat fillojnë vetëm pasi të jetë xhiruar fondi i akorduar për këtë kategori personash nga ana e njësive administrative në llogaritë përkatëse të Drejtorive të Filialeve të Postës.
3.Personi përfitues paraqitet pranë sporteleve të zyrave postare i pajisur me mjet identifikimi.
4. Pasi realizohet pagesa, përfituesi pajiset me mandat pagese të nënshkruar nga punonjësja dhe personi përfitues.

Pagesat e transportit mësues/nxënës

Bazuar në marrëveshjen e nënshkruar me Drejtoritë Rajonale Arsimore, Posta Shqiptare kryen pagesat e transportit “mësues/nxënës”.
1.Drejtoritë Rajonale Arsimore dërgojnë në adresë të Postës Shqiptare listëpagesat me emrat e nxënësve/mësuesve përfitues, të cilat përpilohen sipas shkollave.
2.Të gjithë përfituesit mund të paraqiten në sportelet e Postës Shqiptare me një dokument identifikimi (kartë identiteti ose pasaportë).
3.Përfituesi pajiset me mandat pagese për vlerën që ka përfituar.

Subvencioni i librit

Bazuar në marrëveshjen e nënshkruar me Drejtoritë Rajonale Arsimore, Posta Shqiptare kryen pagesat e subvencionimit të teksteve shkollore.
1.Drejtoritë Rajonale Arsimore dërgojnë në adresë të Postës Shqiptare listë pagesat, të cilat përpilohen nga ata sipas shkollave ku studiojnë nxënësit përfitues.
2.Të gjithë përfituesit mund të paraqiten në sportelet e Postës Shqiptare me një dokument identifikimi (kartë identiteti ose pasaportë).
3.Përfituesi pajiset me mandat pagese për vlerën që ka përfituar.

Shërbimet e nxënësve ekselentë

Bazuar në marrëveshjen e nënshkruar me Drejtoritë Rajonale Arsimore, Posta Shqiptare kryen pagesat e nxënësve ekselentë.
1.Drejtoritë Rajonale Arsimore dërgojnë në adresë të Postës Shqiptare listëpagesat, të cilat përpilohen nga ata, sipas shkollave ku studiojnë nxënësit dhe studentët përfitues.
2. Të gjithë përfituesit mund të paraqiten në sportelet e Postës Shqiptare me një dokument identifikimi (kartë identiteti ose pasaportë).
3.Shërbimi kryhet në zyrat postare dhe pas kryerjes së pagesës përfituesi pajiset me mandat pagese për vlerën që ka përfituar.