REKLAMACIONI 2018-04-13T09:28:05+00:00

Reklamimet
Për ndjekjen e fatit të një objekti postar dërguesi ka të drejtë të bëjë reklamim, brenda 3 muajve për shërbimin e brendshëm postar dhe brenda  6 muajve për shërbimin ndërkombëtar, nga data e postimit për mosmbërritje në destinacion të objektit.

Të gjithë klientët përdorues të shërbimeve postare kanë të drejtë të paraqesin reklamim menjëherë pas pranimit të objektit postar të regjstruar ose siguruar, jo më vonë se 30 ditë nga dita e pranimit të objektit postar të regjistruar.

 Përgjigjet për reklamimet  kthehen brenda 15 ditëve për dorëzimin e një objekti të brendshëm postar dhe brenda 2 muajve për dorëzimin e një objekti ndërkombëtar.  Reklamimet për objektet postare që dërgohen jashtë shtetit bëhen pa pagesë dhe klienti duhet të plotësojë formularin e reklamacionit në zyrën postare ku ka kryer shërbimin.