Shërbimi Postar Ekspres i Jashtëm (EMS) 2018-04-12T16:23:44+00:00

EMS (Express Mail Service)

Posta Shqiptare sh.a duke filluar nga viti 1990, ndërmjet shërbimeve postare universale ofron edhe shërbimin e shpejtë postar ndërkombëtar EMS (Exspress Mail Service). Sot EMS është një zgjidhje e sigurt e dërgimit të objekteve postare: dokumenta dhe mallra deri në 20 kg. 

Pozicionin që EMS zë sot në treg ia dedikon pikërisht shërbimit që ofron, i cili është i dallueshëm për një shërbim special me epërsi evidente ndaj shërbimeve të tjera dhe ofron siguri, shpejtësi, besueshmëri dhe informacion. Duke i qëndruar besnike këtyre parametrave, me EMS dërgojmë për 2-5 ditë objektet në rreth 200 destinacione në të gjithë botën, duke përballuar denjësisht konkurrencën në treg, në raporte të drejta me konsumatorët. 

Ky shërbim mbështetet nga një logjistikë dhe organizim i përsosur në rrjetin postar të shtirë në mbi 500 zyra postare në të gjithë vendin.

Ata që përfitojnë nga ky rrjet shërbimi janë aktorë të shoqërisë shqiptare dhe i përkasin të gjitha niveleve, duke filluar nga individët e thjeshtë e deri tek bizneset, organizatat, institucionet, etj. 

Shërbimi EMS realizon grumbullimin, transportimin dhe shpërndarjen e korrespondencave, dokumentave dhe mallrave në destinacion, në afate shumë të shpejta. Që prej vitit 2000 Posta Shqiptare është anëtare me të drejta të plota e Kooperativës EMS, në të cilën aderojnë 140 administrata postare. 

Të qenurit anëtare në këtë organizëm të UPU-së është për Postën Shqiptare një angazhim që kërkon përmbushjen e të gjitha standarteve të vendeve europiane e botërore, që do të thotë dorëzim në kohë i objekteve EMS, gjurmim dhe përgjigje korrekte ndaj klienteve. 

Për t’u informuar për fatin e objektit të dërguar me shërbimin EMS Posta Shqiptare nëpërmjet shërbimit elektronik TRACK and TRACE ju siguron klientëve në çdo moment gjurmimin e objektit EMS.

Tashmë, në funksion të përshpejtimit të dorëzimit të objekteve EMS në duart e klientit, Posta Shqiptare ka atributin edhe të Agjentit Doganor, duke kryer nëpërmjet punonjësve të saj procedurat e zhdoganimit, duke shkurtuar kohën e përpunimit të objekteve në hyrje, duke i shërbyer individëve dhe kompanive që presin që këto objekte t’i vënë sa më shpejtë në funksion të biznesit të tyre apo përdorimit personal.  

Linku i tarifave