8
8
ANALIZA E TREGUESVE EKONOMIKO-FINANCIARE PËR 6-MUJORIN E PARË TË VITIT 2017 2018-02-28T15:39:44+00:00

Posta Shqiptare, analizë për treguesit e 6 -mujorit të parë të 2017-ës 

Kompania Posta Shqiptare sh.a. në përfundim të 6-mujorit të parë të vitit 2017, ka bërë transparente analizën e treguesve ekonomiko – financiare për këtë periudhë. Gjatë fjalës së tij Drejtori i Përgjithshëm Z. Vangjush Andoni, e vuri theksin tek detyrimi që ka çdo punonjës i kompanisë për të punuar me përkushtim dhe seriozitet, për të përmbushur objektivat e kompanisë, si dhe për të ruajtur një reputacion sa më të mirë në treg. Në vazhdim Drejtorët e Drejtorive, si dhe Drejtorët e Filialeve diskutuan mbi problematikat, si dhe u fokusuan mbi objektivat e 6- mujorit të dytë të vitit 2017.