8
8
ÇËSHTJET DOGANORE 2018-04-30T11:19:05+00:00

Objektet dhe mallrat postare i nënshtrohen formaliteteve dhe kontrolleve të nevojshme doganore dhe mund të jenë objekt i tarifës doganore, tatimeve apo taksave të tjeraqë paguehn në import apo eksport apo mund të jenë objekt I përjashtimit nga këto pagesa siaps legjislacionit në fuqi.

Posta shqiptare ka marrë të gjitha masat e nevojshme për të lehtësuar procedurat e zhdoganimit.

Ekzistojnë disa raste kur objektet mund të bllokohen nga dogana:

1. Objekti juaj është bllokuar për kontroll fizik

2. Në rast se objekti juaj është blerje online dhe vlera e deklaruar e tij I kalon 22 euro atëhere ju duhet të paguani detyrimin doganor në shumën 22.4% të vlerës së deklaruar.

3. Në rast se objekti juaj është dhuratë dhe vlera e daklaruar e tij është më e madhe dhe 45 dollarë, atëherë ju duhet të paguani detyrimin doganor në shumën 22.4% të vlerës së deklaruar.

4. Njoftim për parapagimin e detyrimit doganor të objekteve postare nga Posta Shqiptare

Duke filluar nga data 16 Mars 2018, Posta Shqiptare sh.a do të kryejë zhdoganimin paraprak të të gjitha objekteve postare të cilat mbërrijnë nga jashtë vendit dhe përmbajnë mallra me vlerë totale mbi 22 Euro, si dhe dhurata me vlerë mbi 44 Euro (deri në vlerën totale të objektit prej 1000 Euro).

Ky parapagim i detyrimit doganor nga ana e Postës Shqiptare kryhet në sajë të një bashkëpunimi shume të frytshëm me Drejtorinë e Përgjithshme të Doganave, në mënyre që objekti postar i ardhur nga jashtë vendit të mos vonohet asnjë ditë pranë autoriteteve doganore të vendosura në ambientet e Postës Shqiptare, por të vijohet në zyrën postare në qendrën e qytetit ku është adresuar objekti postar.

Me mbërritjen e objektit postar në zyrën postare në qendër të qytetit, klienti do të lajmërohet me shkrim për t’u paraqitur për kryerjen e pagesës për detyrimin doganor përkatës dhe shërbimin financiar të përpilimit të deklaratave doganore dhe njëkohësisht me kryerjen e pagesës, do të tërheqë në çast objektin postar të mbërritur në emrin e tij.

Për qytetin e Tiranës , zyrat postare ku do të ofrohet ky shërbim janë Zyra Nr. 2 pranë Shkollës Kristaq Rama në Komunën e Parisit dhe Zyra Postare 5/1? pranë ish Stacionit të Trenit.

Klientët do të duhet të paraqiten pranë zyrës se Doganës (Filiali i Postës Qendra Tranzite) vetëm për rastet e ndalimit të objekteve për kontroll doganor ose kur konstatohen mallra të ndaluara.

Me këtë shërbim të ri, Posta Shqiptare synon rritjen e cilësisë së shërbimeve postare dhe ofrimin e tyre sa më pranë klientëve të saj.

Posta Shqiptare

 

SHPEJT. SIGURT. KUDO