8
8

Filiali i Postës sh.a Tiranë kërkon të marrë me qira një ambient të përshtatshëm, në Zonën e Universitetit Bujqësor Kamëz

/Filiali i Postës sh.a Tiranë kërkon të marrë me qira një ambient të përshtatshëm, në Zonën e Universitetit Bujqësor Kamëz
Filiali i Postës sh.a Tiranë kërkon të marrë me qira një ambient të përshtatshëm, në Zonën e Universitetit Bujqësor Kamëz 2019-03-05T14:09:13+00:00

NJOFTIM

Filiali i Postës sh.a Tiranë kërkon të marrë me qira një ambient të përshtatshëm, në Zonën e Universitetit Bujqësor Kamëz, ku të mund të ushtrojë më me efiktivitet veprimtarinë e tij, për të ofruar një shërbim me efikas për klientët e saj.

Kushtet kryesore për ambientin që kërkohet të merren me qira janë:

  • Sipërfaqja e ambientit të jetë 150-160 m2,
  • Ambienti të jetë në rrugën kryesore(për një reklamim sa më të dukshëm), në katin e parë, duhet të ketë akses në rrugët kryesore urbane, interurbane si dhe të ketë akses transporti publik,
  • Ambienti duhet të jetë me ndriçim, aspirim, kondicionim,survejim 24 orësh me kamera si dhe të ketë parkim për klientët dhe blindet e vlerave monetare,
  • Banaqe, mobilime si dhe materiale e pajisje të tjera që do të nevojiten, do të vendosen nga qiradhënësi sipas standarteve për funksionimin e një zyre postare.
  • Ambienti të ketë akses për persona me aftësi të kufizuara.
  • Kriteri i cili do të vlerësojë ofertën e paraqitur do të jetë çmimi më i ulët për m2 në përshtatje dhe me kriteret e tjera te kërkuara,
  • Personi që posedon pronësinë e këtij ambienti të jetë i pajisur me dokumentacion të rregullt si: Çertifikatë pronësie, kontratë me OSHEE dhe UKT.

Të interesuarit të paraqiten brënda datë 12.03.2019  në Sektorin e Burimeve Njerëzore, Filiali Tiranë në adresën: Rruga “Reshit Çollaku” ose të kontaktojnë në numrin e celularit 069 61 35 445.