8
8

Filiali i Postës sh.a Tiranë kërkon të marrë me qira një ambient të përshtatshëm, për zyrë postare, në zonën pranë Sheshit “ Willson”, Tiranë

/Filiali i Postës sh.a Tiranë kërkon të marrë me qira një ambient të përshtatshëm, për zyrë postare, në zonën pranë Sheshit “ Willson”, Tiranë
Filiali i Postës sh.a Tiranë kërkon të marrë me qira një ambient të përshtatshëm, për zyrë postare, në zonën pranë Sheshit “ Willson”, Tiranë 2020-06-12T14:03:35+02:00

Njoftim

 

Filiali i Postës sh.a Tiranë kërkon të marrë me qira një ambient të përshtatshëm, për zyrë postare, në zonën pranë Sheshit “ Willson”, Tiranë, ku të mund të ushtrojë veprimtarinë e tij, deri në përfundimin e rikonstruksionit të zyrës postare nr.8.

Kushtet kryesore për ambientin që kërkohet të merren me qira janë:

  • Sipërfaqja e ambientit të jetë 50-70 m2,
  • Ambienti të jetë në rrugën kryesore (për një reklamim sa më të dukshëm), në katin e parë, duhet të ketë akses në rrugët kryesore urbane, interurbane si dhe të ketë akses transporti public dhe të ndodhet pranë zyrës postare që po i nënshtrohet rikonstruksionit.
  • Ambienti duhet të jetë me ndriçim, aspirim, kondicionim,survejim 24 orësh me kamera si dhe të ketë parkim për klientët dhe blindet e vlerave monetare,
  • Ambienti të ketë akses për persona me aftësi ndryshe.
  • Kriteri i cili do të vlerësojë ofertën e paraqitur do të jetë çmimi më i ulët për m2 në përshtatje dhe me kriteret e tjera te kërkuara,
  • Personi që posedon pronësinë e këtij ambienti të jetë i pajisur me dokumentacion të rregullt si: Çertifikatë pronësie apo çdo dokumentacion tjetër që vërteton pronësinë e tij mbi ambientin, objekt qiraje .

Të interesuarit të paraqiten brënda datës 16.06.2020 në Drejtorinë e Shërbimeve Mbështetëse pranë Filialit të Postës sh.a Tiranë në adresën: Rruga “Reshit Çollaku” ose të kontaktojnë në numrin e celularit 0695553433.