8
8

Filiali i Postës Tiranës kërkon të marrë me qira një ambient të përshtatshëm, në Zonën e Katundit të Ri, Komuna Kashar Tiranë

/Filiali i Postës Tiranës kërkon të marrë me qira një ambient të përshtatshëm, në Zonën e Katundit të Ri, Komuna Kashar Tiranë
Filiali i Postës Tiranës kërkon të marrë me qira një ambient të përshtatshëm, në Zonën e Katundit të Ri, Komuna Kashar Tiranë 2018-10-16T15:15:33+00:00

 

Njoftim

Filiali i Postës Tiranës kërkon të marrë me qira një ambient të përshtatshëm, në Zonën e Katundit të Ri, Komuna Kashar Tiranë, ku të mund të ushtrojë më me efiktivitet veprimtarinë e tij, për të ofruar një shërbim me efikas për klientët e saj. 

Kushtet kryesore për ambientin që kërkohet të merren me qira janë:

  • Sipërfaqja e ambientit të jetë 80-110 m2,
  • Ambienti të jetë në rrugën kryesore(për një reklamim sa më të dukshëm)në katin e parë, duhet të ketë akses në rrugët kryesore urbane, interurbane si dhe të ketë akses transporti publik,
  • Ambienti duhet të jetë me ndriçim, aspirim, kondicionim,survejim 24 orësh me kamera si dhe të ketë parkim për klientët dhe blindet e vlerave monetare,
  • Banaqet, mobilime si dhe pajisje të tjera që do të nevojiten, do të vendosen nga qeradhënësi sipas standarteve për funksionimin e një zyre postare.
  • Kriteri i cili do të vlerësojë ofertën e paraqitur do të jetë çmimi më i ulët për m2 në përshtatje dhe me kriteret e tjera te kërkuara,
  • Personi që posedon pronësinë e këtij ambienti të jetë i pajisur me dokumentacion të rregullt si: Çertifikatë pronësie, kontratë me OSHEE dhe UKT.

Të interesuarit të paraqiten brënda dates 25.10.2018  në Sektorin e Burimeve Njerëzore, Filiali Tiranë në adresën: Rruga “Reshit Çollaku” ose të kontaktojnë në numrin e celularit 069 61 35 445.