8
8
Historiku 2018-03-07T15:46:54+00:00

  

5 maj 1913

Vihet në qarkullim pulla e parë postare shqiptare, e cila është një vulë me ngjyrë të zezë, me të cilën u shtypen 2232
zarfe, duke krijuar në këtë mënyrë simbolin e saj të pazëvendësueshëm edhe në ditën e sotme.

7 korrik 1913

Kërkesa zyrtare për t’u anëtarësuar në Bashkimin Postar Universal dhe Bashkimin Ndërkombëtar të Telekomunikacioneve, anëtarësim i cili u bë i mundur në vitin 1922.

Bern 30 prill 1921

Njoftimin e zyrës ndërkombëtarë të Unionit të Përbotshëm Postar për  Drejtorinë e Përgjithshme të PTT të Shqipërisë mbi pranimin e kërkesës së palës shqiptare lidhur me korrespondencën postare.

22 korrik 1924

Krijohet shoqëria “Lidhja e Post-Telegrafistëve të Shqipërisë” e cila në kongresin saj të jashtëzakonshëm më 27 korrik –
4 gusht 1924 aprovoi statutin dhe rregulloret përkatëse, që synonin sigurimin dhe mbrojtjen e të drejtave të punonjësve
të PTT-së.

Tiranë, 12 nëntor 1936

Vendimi i Këshillit të Ministrave për hartimin e ligjit postar.

Tiranë, 20 maj 1947

Vendimi i Këshillit të Ministrave për miratimin e rregullores për shërbimin postar dhe telefonik.

Tiranë, 25 korrik 1979

Dekreti i Presidiumit të Kuvendit Popullor për aderimin në ndryshimet e miratuara nga Kongresi XVII i Bashkimit Postar Ndërkombëtar.

Tiranë 26 korrik 1991

Urdhri i Drejtorit të Përgjithshëm të PTT për krijimin e Ndërmarrjes së Postave Shqiptare.

Tiranë, 1992

Shërbimet e telekomunikacioneve ndahen nga ato postare në përputhje me rekomandimet ndërkombëtare.

Tiranë, 1996

Posta Shqiptare fillon të ofrojë për të parën herë shërbimet financiare.

Tiranë, 29 dhjetor 1998

Urdhri i Ministrisë së Ekonomisë Publike dhe Privatizimit “Për Transformimin e ndërmarrjes Posta Shqiptare Tiranë në shoqërinë anonime Alba Post.

Tiranë, 18 maj 2001

Urdhri i Ministrisë së Ekonomisë Publike dhe Privatizimit “Për ndryshimin e statutit të Alba Post në shoqërinë anonime
Posta Shqiptare Sh.a

Tiranë, 30 nëntor 2011

Urdhri i Ministrisë së Ekonomisë Tregtisë dhe Energjetikës “Për Miratimin e Statusit të Shoqërisë Posta Shqiptare Sh.a.

Generic selectors
Exact matches only
Search in title
Search in content
Search in posts
Search in pages
Filter by Categories
in evidence
njoftime
Uncategorized @sq