8
8
Kerkohet ambjent me qera 2018-02-20T12:18:43+00:00

Filiali i Postës Tiranë kërkon të marrë me qera dy ambiente të përshtatshme, në territorin që tregohet në tabelën e mëposhtme, ku të mund të ushtrojë më me efiktivitet veprimtarinë e saj, për të ofruar një shërbim me efikas për klientët e saj.

Kushtet kryesore për ambientet që kërkohet të merren me qera janë:

• Sipërfaqja e ambientit të jetë 40-60 m2.

• Ambienti të jetë në rrugën kryesore në katin e parë, duhet të ketë akses në rrugët kryesore urbane, interurbane si dhe të ketë akses transporti publik.

• Ambienti duhet të jetë me aspirim, kondicionim, survejim 24 orë me kamera si dhe të ketë parkim për klientët dhe blindet e vlerave monetare.

• Banaqet dhe mobilime të tjera që do të nevojiten ,do të vendosen nga qeradhënësi sipas standarteve për funksionimin e një zyre postare.

• Kriteri, i cili do të vlerësojë ofertën e paraqitur do të jetë çmimi më i ulët për m2 në përshtatje dhe me kriteret e tjera të kërkuara.

• Personi që posedon pronësinë e këtij ambienti të jetë i pajisur me dokumentacion të rregullt si: Çertifikatë pronësie, kontratë me OSHEE dhe UKT.

Të intersuarit të paraqiten brenda datës 16.02.2018 në Sektorin e Burimeve Njerëzore, Filiali Tiranë, në adresën: Rruga “Reshit Çollaku” Nr.4, ose të kontaktojnë në numrin e celularit +355 68 37 67 193.