8
8

Njoftim mbi proçedurat Doganore

//Njoftim mbi proçedurat Doganore

Njoftim mbi proçedurat Doganore

Posta Shqiptare, duke marrë shkas nga vendimi i fundit i qeverisë, në lidhje me uljen e tavanit për përjashtimin nga detyrimet doganore, në 22 euro për blerjet online dhe 45 euro për dërgesat nga individët jashtë vendit, duke vlerësuar interesin më të mirë të qytetarëve si dhe për të reduktuar burokracitë dhe kostot proçeduriale, nga java e ardhshme do të inicioj proçedura të reja lehtësuese për të gjithë klientët e saj.

Nga data 22 gusht, për të gjitha objektet postare të ardhura nga jashtë vendit, për të  cilat duhet të ndiqen proçedurat doganore dhe të paguhet vlera e detyrimit doganor, qytetarët mund të zgjedhin Postën Shqiptare për realizimin e saj, duke mos pasur më detyrimin për të ardhur në Tiranë.

Me marrjen e njoftimit nga Posta Shqiptare, për objektin postar që ka detyrime doganore, qytetari do të mund të paraqitet në zyrën postare qendër të filialit/degës me Kartën e Identitetit (ID), ku do të kryej edhe proçedurën përkatëse, duke patur mundësinë që të realizojë edhe pagesën e detyrimit në sportelet e Postës Shqiptare, për llogari të Drejtorisë së Përgjithshme të Doganave.

Veprimet e plotësimit të deklaratës së thjeshtuar doganore, do të kryhen nga agjenti doganor i Postës dhe dokumentacioni i plotësuar do të vijohet për në Doganë.

Më pas, objekti postar do të vijohet në zyrën postare të qytetit ku banon qytetari.

2017-12-01T16:55:51+00:00

About the Author: