8
8

Nismave të ndërmarra nga Bashkia e Tiranës për mbrojtjen e mjedisit i është bashkuar edhe Posta Shqiptare

/Nismave të ndërmarra nga Bashkia e Tiranës për mbrojtjen e mjedisit i është bashkuar edhe Posta Shqiptare
Nismave të ndërmarra nga Bashkia e Tiranës për mbrojtjen e mjedisit i është bashkuar edhe Posta Shqiptare 2019-04-23T15:46:44+00:00

.

Nismave të ndërmarra nga Bashkia e Tiranës për mbrojtjen e mjedisit i është bashkuar edhe Posta Shqiptare

    

          

 

Përfaqësues të Postës Evropiane dhe të Postës Shqiptare, së bashku me kryetarin e Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, mbollën 30 fidanë në pjesën Jugore të Parkut të Liqenit.

Administratori i Postës Shqiptare, Laert Duraj përshëndeti nismën e Bashkisë së Tiranës, e cila përveçse po përmirëson cilësinë e jetës në qytet, po ndërgjegjëson shoqërinë shqiptare për më shumë vëmendje ndaj mjedisit. “Rëndësia e vërtetë e kësaj që po bën Erioni dhe Bashkia e Tiranës shkon përtej numrit të pemëve të mbjella, por tek shembulli që po jepet dhe te sensibilizimi i shoqërisë shqiptare. Me kënaqësi shikoj që të gjitha bashkitë e tjera ndjekin me të njëjtin përkushtim shembujt që jep Tirana. Të njëjtën gjë duam të bëjmë edhe ne te Posta Shqiptare, të krijojmë një shembull që kompanitë publike, ato shtetërore dhe ato private, të përdorin mjete transporti, të kthejnë sytë nga energjia e gjelbër”, tha.

Duke vlerësuar kontributin e Postës Shqiptare dhe Postës së Europës , kryebashkiaku tha se nismat që synojnë gjelbërimin e kryeqytetit kanë gjetur mbështetje jo vetëm tek shqiptarët, por edhe tek të huajt që vizitojnë vendin tonë.

“Jam shumë i lumtur që kolegë që përfaqësojnë Postën e Europës dhe Postën Shqiptare, janë bashkë me ne në aksionin e mbjelljes së pemëve. Më vjen mirë që jo vetëm shqiptarë, por edhe të huajt që vijnë këtu për një konferencë, seminar ose udhëtim pune, gjejnë pak kohë dhe i bashkohen energjisë së qytetit për mbjelljen e pemëve. Jemi në muajin e fundit, falë Zotit ka pasur edhe shi, lagështirë, një moment perfekt për ta mbyllur me një sprint të fortë mbjelljen e pemëve”, deklaroi Veliaj.

Pas flotave të para të taksive elektrike dhe të automjeteve të Bashkisë së Tiranës, edhe Posta Shqiptare po ndryshon logjistikën për ta bërë më miqësore me mjedisin.

Postës Shqiptare i shtohen në flotën e saj 12 automjete ekologjikë të dhuruara nga UPU (Universal Postal Union). Ndërkaq, kryeqytetit i shtohen edhe 6 karikues për automjetet elektrike, të cilët u shtohen atyre të vendosur nga bashkia.

Përfaqësuesja e Postës Evropiane, Maire Lodi u shpreh e kënaqur që tashmë edhe Posta Shqiptare do të përdorë automjete hibride dhe elektrike. “Ne kemi vërtet disa nisma për gjelbërimin, njëra është mbjellja e pemëve. Kemi mbjellë pemë në vendet tona anëtare çdo pranverë, që nga 2014, dhe jemi shumë të lumtur që tashmë edhe Posta Shqiptare do të përdorë gjithashtu makina hibride për shpërndarjen. Do të jetë një shenjë e mirë për Tiranën”, deklaroi ajo.