8
8
Revolution Slider Error: Slider with alias sherbimipostar not found.
Maybe you mean: 'newhome' or 'slider-eng' or 'pensionet'
Shërbimi postar 2017-12-04T11:35:47+02:00

Letra

Letra e thjeshtë
Përfaqëson shërbimin më tradicional të përdorur si brënda dhe jashtë vendit, që nuk kërkon trajtim të vecantë nga dërguesi.  Konsiderohet letër çdo komunikim i shkruar që përbën një korrespondencë zyrtare ose personale.  Letra duhet të jetë e mbyllur në zarf që ka formë drejtkëndëshi me dimensione jo më të vogla se 90 *40 mm me një tolerancë  +2 mm . Adresa e marrësit shkruhet nga ana e përparme e zarfit dhe zë rreth 2/3 e pjesës së poshtme të krahut të djathtë të tij.  Adresa e dërguesit mund të shkruhet në qoshen e sipërme majtas .  Pulla ose shenja e afrankimit vendoset  sipër adresës së marrësit, duke filluar nga qoshja e sipërme djathtas. Letrat pranohen me peshë deri në 2 kg si për brenda dhe për jashtë vendit. Tarifat per letrat  brenda dhe jashtë vendit tokësore dhe ajrore dhe  grup peshave shiko lidhjet 1/1,  1/10, 2/16.

Letra e porositur  

Kërkon nga dërguesi ti bëhet një trajtim i vecantë dhe ti sigurohet dorëzimi i saj marrësit kundrejt nënshkrimit.  Letra pranohet me peshë deri në 2 kg si  brënda dhe jashtë vendit.  Plotësimi i saj bëhet në të njëjtën mënyrë si për letrën e thjeshtë.  Tarifa e letrës së porositur për jashtë vendit shiko lidhjen 1/1, 2/16, 2/18.

Kartpostale

Pëmbajnë një tekst, një urim, përgëzim, falenderim, ngushëllim dhe shprehje të tjera të kësaj natyre. Ato mund të jenë dhe kartolina me pamje. Kartëpostalet janë të thjeshta dhe me përgjigje të paguar. Kanë përmasat 90*140 mm.
Ato mund të shtypen nga Administratat postare dhe mund të jenë me pullën e afrankimit të stamposur në të ose dhe pa pullë. Kartëpostalet mund të shtypen dhe nga firma tregtare apo ente ekonomike., por në asnjë mënyrë me pulla të stamposura mbi to.
Pranohen sipas tarifës postare.

Koliposta

Quhen koliposta objektet që përmbajnë sende të ndryshme të lejuara për t’u vijuar me anë të postës Ato pranohen në sportelet tona si dhe për kolipostën e adresuar ndërkombëtare që hyn nga shtetet e tjera deri në 20 kg.

Dimensionet e kolive nuk duhet të kalojnë 1.8 m secila në shumën e përgjithshme të gjatësisë, gjerësisë dhe trashësisë me kusht që asnjë nga dimensionet e saj të mos kalojë 1.1m. Pranohen dhe koli kaba dimensionet e të cilave nuk duhet të kalojnë 2.25 m në shumën e përgjithshme të gjatësisë, gjerësisë dhe trashësisë, me kusht që asnjë nga dimensionet e saj të mos jetë më shumë se 1.5m.

Koliposta duhet të amballazhohet në përputhje me peshën dhe përmbajtjen, në mënyrë që ato të ruhen gjatë transportit dhe përpunimit. Amballazhimi i tyre duhet bërë në përshtatje me materialin dhe përbërjen e objektit që do të postohet. Njëra faqe e kolisë duhet të jetë e sheshtë për të bërë shënimet e shërbimit, si dhe për të shënuar adresat e dërguesit dhe të marrësit. Mbërritja e një kolie i njoftohet marrësit me anë të një lajmërimi.

Marrësi është i detyruar të tërheqë objektin brenda 5 ditësh nga dita e marrjes së njoftimit. Për çdo ditë vonesë mbas ditës së pestë, klienti paguan magazinazh.

Tarifa e kolipostës për brenda vendit  shiko lidhja 1/5 dhe për kolitë jashtë vendit vijim ajror lidhja 2/19, me vijim tokësor 1/6

Ndalohen për t’u futur në koli sendet e mëposhteme:

  • Sendet që paraqesin rrezik për punonjësin, ose që përbërja e tyre mund të prishin kolitë e tjera.
  • Lëndë narkotike ose substancë psikotrope
  • Kafshë të gjalla, materiale plasëse, djegëse ose lëndë të tjera të dëmshme.
  • Materiale pornografike, lëndë radioaktive.
  • Sende të ndaluara të importohen dhe të qarkullojnë në vendin e destinacionit.

Paketa

Janë objekte që përmbajnë sende të ndryshme në sasi të vogël, prodhime artistike, disqe, kaseta, cigare, mostra tregtie ose pjesë të një sendi që shërben si mostër etj.
Ambalazhimi i sendeve të paketës duhet ti adaptohet formës dhe natyrës së tyre, të mos ketë në sipërfaqe pjesë të dala dhe të mprehta dhe njëra faqe e paketës duhet të jetë e sheshtë për të shkruajtur adresën e marrësit dhe të dërguesit, si dhe për të bërë shënimet e shërbimit postar. Paketat e vogla pranohen me peshë deri në 2 kg si për brenda dhe jashtë vendit. Tarifat e pranimit të paketave të vogla për brenda vendit sipas lidhjes 1/4 dhe jashtë vendit janë sipas lidhjes 2/16.
Duhen përjashtuar qëllimet për tregti. Nuk lejohen brenda tyre kartëmonedhat dhe sendet e tjera të vlefshme.

Shtypshkrime

Konsiderohen si shtypshkrime gazetat, revistat, librat, broshurat etj, si dhe te gjitha riprodhimet e nxjerra mbi letër zakonisht nga shtypshkronja.
Duhen ambalazhuar në mënyrë që të sigurohet përmbajtja dhe të mundësohet verifikimi i menjëhershëm i tyre. Mund të përdoret dhe ambalazh plastik. Ambalazhi mund të jetë në formë katërkëndëshe, por dhe në formë ruloni me gjatësi jo më shumë se 50 cm dhe me diametër jo më pak se 10 cm. Pesha nuk duhet të jetë më shumë se 5 kg.
Tarifa e pranimit për brenda vendit dhe për jashtë vendit tokësore lidhja 1/10, 1/11 dhe ajrore 2/17

Cecograme

Janë të shtypura në reliev dhe përdoren nga të verbërit. Cecogramet pranohen si për brenda dhe për jashtë vëndit dhe pajisen me një etiketë të bardhë, simbol i caktuar për këtë qëllim. Tarifa e tyre për objektet brenda vendit shiko lidhjen 1/4

Ftesë komunikimi gjyqi

Përdoren nga organet e drejtësisë për të njoftuar të interesuarit në lidhje me procesin gjyqësor. Ato dërgohen të hapura pa zarf dhe trajtohen si objekt i porositur.

Thase “M”

Janë thasë special ku futen vetëm shtypshkrime të ndryshme që dërgohen nga i njëjti dërgues për të njëjtin marrës dhe në të njëjtin vend.
Adresa e marrësit duhet të jetë shkruar mbi secilën pako me shtypshkrime që futen në një thes “M”, i cili trajtohet si një objekt i vetëm.
Për tarifën e tyre shiko lidhjen 1/7 për objekte brënda vendit, lidhjen 1/13 për objekte jashtë vendit të vijuara me rrugë tokësore dhe lidhjen 2/17 vijuar me rrugë ajrore.

EMS

Posta Shqiptare sh.a duke filluar nga viti 1990, ndërmjet shërbimeve postare fizike ofron edhe shërbimin e shpejtë EMS (Exspress Mail Service). Sot EMS është një zgjidhje e sigurt e dërgimit të objekteve postare: dokumenta dhe mallra deri ne 20 kg.

Pozicionin që EMS zë sot në treg ia dedikon pikërisht shërbimit që ofron i cili është i dallueshëm për një shërbim special me epërsi evidente ndaj shërbimeve të tjera dhe ofron siguri, shpejtësi, besueshmëri dhe informacion. Duke i qëndruar besnike këtyre parametrave, me EMS dërgojmë për 2-5 dite objektet në rreth 200 destinacione në të gjithë botën, duke përballuar denjësisht konkurrencën në treg në raporte të drejta me konsumatorët.

Ky shërbim mbeshtet nga një logjistikë dhe organizim i përsosur në rrjetin postar të shtirë në 553 zyra postare në të gjithë vëndin. Ata që përfitojnë nga ky rrjet shërbimi janë aktorë të shoqërisë shqiptare dhe i përkasin të gjitha niveleve duke filluar nga individët e thjeshtë e deri tek bizneset, organizatat, institucionet etj.

Shërbimi EMS realizon grumbullimin, transportimin dhe shpërndarjen e korespondencave, dokumentave dhe mallrave në destinacion, në afate shumë të shpejta. Që prej vitit 2000 Posta Shqiptare është anëtare me të drejta të plota e Kooperatives EMS në të cilën aderojnë 140 administrata postare.

Të qenurit anëtare në këtë organizëm të UPU-së është për Postën Shqiptare një angazhim që kërkon përmbushjen e të gjitha standarteve të vendëve europiane e botërore, që do të thotë dorëzim në kohë i objekteve EMS, gjurmim dhe përgjigje korrekte ndaj klienteve.

Për t’u informuar për fatin e objektit të dërguar me shërbimin EMS Posta Shqiptare nëpërmjet shërbimit elektronik TRACK and TRACE ju siguron klienteve në çdo moment gjurmimin e objektit EMS.

Tashmë në funksion të përshpejtimit të dorëzimit të objekteve EMS në duart e klientit, Posta Shqiptare ka atributin edhe të Agjentit Doganor, duke kryer nëpërmjet punonjësve të saj procedurat e zhdoganimit, duke shkurtuar kohën e përpunimit të objekteve në hyrje, duke i shërbyer individëve dhe kompanive që presin që këto objekte ti vënë sa më shpejt në funksion të biznesit të tyre apo përdorimit personal.