Saturday, May 25, 2013

 

Struktura

EMS

Posta Shqiptare sh.a duke filluar nga viti 1990, ndërmjet shërbimeve postare fizike ofron edhe shërbimin e shpejtë EMS (Exspress Mail Service). Sot EMS është një zgjidhje e sigurt e dërgimit të objekteve postare: dokumenta dhe mallra deri ne 20 kg. 

Pozicionin që EMS zë sot në treg ia dedikon pikërisht shërbimit që ofron i cili është i dallueshëm për një shërbim special me epërsi evidente ndaj shërbimeve të tjera dhe ofron siguri, shpejtësi, besueshmëri dhe informacion. Duke i qëndruar besnike këtyre parametrave, me EMS dërgojmë për 2-5 dite objektet në rreth 200 destinacione në të gjithë botën, duke përballuar denjësisht konkurrencën në treg në raporte të drejta me konsumatorët. 

Ky shërbim mbeshtet nga një logjistikë dhe organizim i përsosur në rrjetin postar të shtirë në 553 zyra postare në të gjithë vëndin. Ata që përfitojnë nga ky rrjet shërbimi janë aktorë të shoqërisë shqiptare dhe i përkasin të gjitha niveleve duke filluar nga individët e thjeshtë e deri tek bizneset, organizatat, institucionet etj. 

Shërbimi EMS realizon grumbullimin, transportimin dhe shpërndarjen e korespondencave, dokumentave dhe mallrave në destinacion, në afate shumë të shpejta. Që prej vitit 2000 Posta Shqiptare është anëtare me të drejta të plota e Kooperatives EMS në të cilën aderojnë 140 administrata postare. 

Të qenurit anëtare në këtë organizëm të UPU-së është për Postën Shqiptare një angazhim që kërkon përmbushjen e të gjitha standarteve të vendëve europiane e botërore, që do të thotë dorëzim në kohë i objekteve EMS, gjurmim dhe përgjigje korrekte ndaj klienteve. 

Për t’u informuar për fatin e objektit të dërguar me shërbimin EMS Posta Shqiptare nëpërmjet shërbimit elektronik TRACK and TRACE ju siguron klienteve në çdo moment gjurmimin e objektit EMS.

Tashmë në funksion të përshpejtimit të dorëzimit të objekteve EMS në duart e klientit, Posta Shqiptare ka atributin edhe të Agjentit Doganor, duke kryer nëpërmjet punonjësve të saj procedurat e zhdoganimit, duke shkurtuar kohën e përpunimit të objekteve në hyrje, duke i shërbyer individëve dhe kompanive që presin që këto objekte ti vënë sa më shpejt në funksion të biznesit të tyre apo përdorimit personal.  

Minimize

Shërbimi ndaj klientit

Plotësoni formularin e ankesave për shërbimet postare, financiare, biznesit dhe shërbimeve të tjera që ofron Posta Shqiptare online.
Klikoni këtu.

Minimize

Gjurmoni dërgesën tuaj

Gjurmoni  dërgesën  tuaj
brenda dhe jashtë Shqipërisë
 
Klik për gjurmimin e jashtëm  
Klik për gjurmimi i brendshëm

EMS|Ekspres i brendshëm |
Copyright 2013 Posta Shqiptare | Desiged & Developed by Andi Haviari

social

Na ndiqni në :