Data historike të Postës Shqiptare

  • 5 Dhjetor 1912

Më 5 Dhjetor 1912, për rëndësinë specifike që kishte Posta Shqiptare, qeveria e parë kombëtare e Ismail Qemalit, një javë pas shpalljes së pavarësisë, ngriti një ministri të veçantë të Post Telegrafës, ministër i së cilës ishte eruditi Lef Nosi.

Lef Nosi ishte intelektual, atdhetar, politikan dhe studiues si edhe ruajtësi i Dokumentit të Pavarësisë së Shqipërisë.

Lef Nosi ishte gjithashtu krijues i Filatelisë së Shtetit Shqiptar, nën drejtimin e së cilit, Qeveria e Vlorës nxori gjashtë emisione pullash.

  • 5 Maj 1913

Vihet në qarkullim pulla e parë postare shqiptare, e cila ishte një vulë me ngjyrë të zezë, me të cilën u shtypen 2232 zarfe, duke krijuar në këtë mënyrë simbolin e saj të pazëvendësueshëm edhe në ditën e sotme.

  • 7 Korrik 1913

Kërkesa zyrtare për t’u anëtarësuar në Bashkimin Postar Universal dhe Bashkimin Ndërkombëtar të Telekomunikacioneve, anëtarësim i cili u bë i mundur në vitin 1922.

  • 13 Prill1921

Njoftimi i zyrës ndërkombëtare të Unionit të Përbotshëm Postar për Drejtorinë e Përgjithshme të PTT të Shqipërisë mbi pranimin e kërkesës së palës shqiptare lidhur me korrespondencën postare.

  • 22 Korrik 1924

Krijohet shoqëria “Lidhja e Post-Telegrafistëve të Shqipërisë” e cila në kongresin saj të jashtëzakonshëm më 27 korrik – 4 gusht 1924 aprovoi statutin dhe rregulloret përkatëse, që synonin sigurimin dhe mbrojtjen e të drejtave të punonjësve të PTT-së.

  • 20 Maj 1947

Vendimi i Këshillit të Ministrave për miratimin e rregullores për shërbimin postar dhe telefonik.

  • 25 Korrik 1979

Dekreti i Presidiumit të Kuvendit Popullor për aderimin në ndryshimet e miratuara nga Kongresi XVII i Bashkimit Postar Ndërkombëtar.

  • Tiranë 1992

Shërbimet e telekomunikacioneve ndahen nga ato postare në përputhje me rekomandimet ndërkombëtare.

Të dhënat për kodin

Mbyll dritaren X