Administratori

Ervin Bushati - Administrator i Posta Shqiptare Sh.a

Z. Ervin Bushati ka lindur në Tiranë, më 15 Tetor 1975. Që prej shtatorit 2021 ai shërben si administrator i Postës Shqiptare.

Prej vitit 2014, z. Bushati ka mbajtur postin e Deputetit në Kuvendin e Shqipërisë, anëtar në Komisionin e Ekonomisë dhe Financave si dhe në Komisionin për Politikën e Jashtme, ndërsa në vitin 2011 ka qenë anëtar i Këshillit Bashkiak të Tiranës.

Gjithashtu, z.Ervin Bushati që prej vitit 2017 ka mbajtur funksionin e Sekretarit të Grupit të Partisë Socialiste në Kuvendin e Republikës së Shqipërisë si dhe Sekretar për Marrëdhëniet me Jashtë (Byroja e Kuvendit të Republikës së Shqipërisë).

Përsa i përket aktivitetit politik, z. Bushati ka qenë njëkohësisht Kryetar i Delegacionit në Asamblenë Parlamentare të Këshillit të Europës (PACE, Strasburg); Kryetar i Grupit Parlamentar të Miqësisë Shqipëri-USA.

Në qershor 1999 z. Bushati ka përfunduar studimet për Financë/Ekonomi (B.S) në universitetin “DePaul University” Chicago, Illinois, USA. Në qershor të 2000 ka përfunduar specializimin profesional “Distributive Systems” IT/Financë në të njëjtin universitet.

Gjatë periudhës 2002-2013 z. Bushati ka qenë themelues dhe administrator i kompanisë “Bushati Konstruksion” sh.p.k. Për një periudhë një vjeçare, nga 2001-2002 ka qënë praktikant në “Chicago Board of Option’ Exchange”, si përgjegjës për mirëmbajtjen e sistemit elektronik dhe software-in e përdorur në aktivitetet e përditshme tregtare, shërbimin e ndërlidhjes mes agjentëve institucional të mallrave dhe zyrave tregtare të CBOE.

Nga Prilli 1999 deri Dhjetor 1999 ka qenë asistent i kërkimeve shkencore për Dr. Linda Alwitt, “Departamenti i Marketingut”, “DePaul University”, Chicago USA dhe hulumtues në “Consumer Reaction to Suspense and Curiosity” reklama, përgjegjës për zhvillimin e intervistave dhe subjekteve në Ortex, mbledhjen e posatshme e të dhënave të projektuar për përpunimin e software, hedhjen dhe analizimin i të dhënave në SPSS dhe SAS, hulumtimi dhe përpunimi i të dhënave për anëtarët e fakultetit.

Z. Bushati është njohës dhe folës i gjuhëve anglisht, italisht, greqisht, spanjisht dhe frengjisht.

Të dhënat për kodin

Mbyll dritaren X