Shërbim Postar Super i Shpejtë (SEM)
Që prej datës 1 Shtator 2018, Posta Shqiptare ka hedhur në treg shërbimin e ri super të shpejtë për jashtë vendit, të quajtur Super Ekspres Mail (SEM).
Ky është shërbimi më i shpejtë për jashtë vendit i ofruar ndonjëherë nga Posta Shqiptare, në bashkëpunim me kompani postare të cilat zënë një pjesë të rëndësishme të tregjeve botërore.
Afati i shpërndarjes së objekteve në destinacion është 24 orë nga momenti i daljes së objektit nga Shqipëria, për objektet me destinacion Europën dhe 48 orë për vendet e tjera të botës si: Amerikë, Kanada, Azi, etj.
Afatet e dorëzimit të dërgesave jane: deri 24 orë kohë dorëzimi për eksportet nga Shqipëria në të gjitha qendrat kryesore të biznesit në Europë (nga momenti i daljes së dërgesës nga Shqipëria) dhe deri në 48 orë për eksportet nga Shqipëria në të gjitha qendrat kryesore të biznesit në pjesën tjetër të botës si USA, Kanada, Azi etj (nga momenti i daljes së dërgesës nga Shqipëria).
Shërbimi i ri synon përmirësimin e ndjeshëm të performancës së postës ekspres për jashtë vendit, duke plotësuar gamën e shërbimeve të cilat ne ofrojmë, pa cënuar shërbimet ekzistuese si Ekspres Mail Service (EMS), shërbimet e regjistruara apo ato bazë.
Shërbimi SEM, si vlerë të shtuar të tij ka edhe shërbimin e sigurimit të përmbajtjes, i cili i mundëson klientëve tanë që kundrejt një pagese ekstra prej 500 lekë në tarifën e objektit postar që dërgohet, të dëmshpërblehen me shumën fikse prej 400 USD në rast humbje të objektit postar.
Ky shërbim ofrohet në çdo zyrë postare, kudo në Shqipëri.