Home > Media > njoftime

Mjete të Reja Për Postën Shqiptare, nga One Telecommunications

Tiranë, 8 mars 2021

Posta Shqiptare shton flotën e mjeteve të shpërndarjes së pakove me 20 motorrë të rinj, me efiçencë të lartë motorrike, për të minimizuar impaktin në ndotjen e mjedisit. Ky investim i ri ishte rezultat i mbështetjes së operatorit One Telecommunications.

Ceremonia e dorëzimit ndodhi në filialin e Postës Shqiptare, në Vorë. Drejtori Ekzekutiv i One Telecommunications, Emil Georgakiev i dorëzoi mjetet e transportit Drejtorit të Postës, Laert Duraj.

Z. Duraj, u shpreh se “Rritja e flotës me 20 motorra të rinj falë bashkëpunimit me kompaninë ONE do rrisi edhe më shumë cilësinë e shërbimit të Postës. Bëhet fjalë për 20 motorra shpërndarjeje që do t’i shtohen flotës tonë dhe patjetër që do ta bëjë shërbimin tonë edhe më cilësor. Kjo ndihmë vjen si rezultat i vlerësimit nga ana e kompanisë One i punës së bërë nga ana e Postës Shqiptare gjatë periudhës së pandemisë dhe sidomos për shpërndarjen e pensioneve. Besoj që me këtë ndihmë të çmuar cilësia e punës sonë do të rritet edhe më shumë. Siç e shikoni ajo i shtohet edhe flotës Goo Green që Posta Shqiptare ka përfituar nga një projekt cilësor me Zvicrën.” – u shpreh administratorI i Postës Shqiptare.

“Ne në One jemi të përgjegjshëm dhe etik kundrejt klientëve tanë, shoqërisë dhe mjedisit. Jemi të angazhuar të minimizojmë gjurmën tonë në mjedis. Prandaj, përdorim teknologjitë më të fundit për rrjetin dhe infrastrukturën teknologjike, të cilat janë efiçente. Riciklojmë gjithë produktet që gjenerohen nga aktiviteti ynë. Gjithashtu, mbështesim gjithmonë nisma që përmirësojnë hapësirat e gjelbërta dhe shtojnë hapësirat rekreative në qytet. Jemi të lumtur që mbështesim partnerë si Posta Shqiptare, sepes kjo na jep vlerë të përbashkët,” u shpreh Emil Georgakiev, Drejtori Ekzekutiv i One Telecommunications.

Posta Shqiptare dhe One Telecommunications shtrihen në të gjithë Shqipërinë dhe shërbimet e tyre luajnë rol kryesor që njerëzit të ruajnë marrëdhëniet e tyre, në distancë. Ajo që nxiti bashkëpunimin mes kompanive ishin vlerat e përbashkëta, duke e parë Përgjegjësinë Sociale si mision afat-gjatë që i shërben mirëqenies së shoqërisë.

Të dhënat për kodin

Mbyll dritaren X