Home > Media > Blog

Zyra postare në telefonin tuaj: “e-Posta”, aplikacioni që garanton shpejtësi, thjeshtësi dhe siguri

Të qenit inovator nuk nënkupton veç të zbulosh, por të ndryshosh modelin tradicional të të bërit biznes.

E kjo vlen për t’u përqasur sa më thjeshtë me mjedisin përreth për të ofruar produkte dhe shërbime më të mira.

Që inovacioni të përkthehet në sukses duhet të ketë një integrim gradual dhe cilësor në kompani me qëllim krijimin e një kulture dhe mendimi inovativ për të rritur efikasitetin.

Përmes saj zvogëlohen kostot dhe krijohen më shumë lehtësira për klientin i cili meriton dhe duhet të ketë më shumë shërbime cilësore.

Posta Shqiptare ka pasur pikërisht këtë sfidë, andaj edhe punën për implementimin e teknologjisë dhe inovacionit, e ka shndërruar ndër vite në një mision.

Sot mund të themi se shënon në bilancin e saj disa triumfe ku i pari është pajisja me licencën e parasë elektronike nga Banka e Shqipërisë.

Kjo i hap rrugën këtij institucioni drejt zgjerimit të ofertës për konsumatorin përmes një pakete edhe më të gjerë shërbimesh bankare siç është krijimi i portofolit e-Wallet për çdo klient të saj.

Triumfi i dytë vjen me hedhjen në treg të aplikacionit të pagesave online “e-Posta” nga Posta Shqiptare për t’u ardhur në ndihmë klientëve individë/biznes në kryerjen e pagesave utilitare (ujë, drita, tatime, dogana dhe gjoba).

Kështu, përmes kartës bankare apo shërbimit e-Wallet mund të krijohen lehtësira në çdo zyrë postare në vend.

Ky hap i rëndësishëm mund të shihet si një moment emergjent për të edukuar sjelljen e konsumatorit edhe për ato segmente tregu të paarritshëm më parë nga sektori bankar dhe financiar shqiptar.

Iniciativa mbron rolin e Postës Shqiptare për të qenë pararojë e shërbimit universal në të gjitha disiplinat e tregut.

Ç’është “e-Posta”?

Aplikacioni “e-Posta” i shërben qytetarëve dhe biznesit për të kryer pagesa në kohë reale pa komision transfertash për disa shërbime utilitare ose me komisionet më të ulëta në treg për disa të tjerë.

Njëkohësisht ai ju mundëson të gjeni zyrën më të afërt postare, të tërhiqni në çdo kohë nga balanca juaj duke e përdorur atë si një”portofol” te cilin e keni gjithmonë me vete, si dhe të gjurmoni në kohë reale objektet postare duke mos ofruar thjesht shërbime financiar por edhe atë postar.

Sot nuk është më e nevojshme që një qytetar të mbajë më radhë me librezën e dritave në dorë pranë një zyre postare duke humbur kohë dhe humbur durimin në pritje të gjatë.

Gjithçka tani është më e thjeshtë, më e shpejtë, më e sigurt.

Pandemia që lamë pas na bëri të mendojmë para së gjithash për shëndetin e qytetarëve tanë të cilët pavarësisht masave efiçente që morëm, sërish ngelën një zgjidhje provizore.

Andaj sot zgjidhja e duhur është “e-Posta?”,  aplikacionit që mund të shkarkohet falas në celular nga platforma “AppStore” apo “Google Play”.

Kujdes!

Për të aktivizuar aplikacionin e-Posta ju do të duhet të paraqiteni me një Kartë Identiteti pranë çdo sporteli të zyrave të Postës Shqiptare me qëllim aktivizimin e balancës suaj dhe përdorimin e mëtejshëm të aplikacionit për transaksionet tuaja të dëshiruara.

Shumë  nga  klientë pyesin: “Përse duhet zgjedhur e-Posta?”

E thjeshtë:

  • 0 komision për mirëmbajtje llogarie;
  • 0  komision për pagesën e OSHEE;
  • Kryerje e pagesave për shërbimet utilitare me komisionet më të ulëta në treg;
  • Konfirmim në kohë reale i pagesave edhe me e-mail;
  • Gjurmimi në kohë reale i pakove postare;
  • Lokalizim i zyrave postare;
  • Kontroll dhe verifikimi i historikut të veprimeve;
  • I aksesueshëm 24 orë në 7 ditë të javës;
  • I thjeshtë në vizualitet, funksionalitet dhe përdorim, dhe mbi të gjitha i sigurt.


Së shpejti, një numër shërbimesh dhe produktesh të tjera të sportelit të Postës Shqiptare do t’i shtohen portofolit të aplikacionit “e-Posta”, për të kompletuar kështu të gjithë shërbimet e një zyre postare në telefonin tuaj.

Aplikacioni i Postës Shqiptare “e-Posta” është shërbimi pararojë i projekteve të tjera inovative që Posta Shqiptare pritet të hedhë së afërmi në treg, si pjesë vitale e misionit të saj për të ofruar më të mirën për klientin, me shërbime të shpejta, të sigurta dhe lehtësisht të  aksesueshme kudo.

Të dhënat për kodin

Mbyll dritaren X