Home > Media > aktivitete

Administratori i Postës Shqiptare vizitë në Postën Kroate: Eksperienca të tilla na motivojnë të punojmë fort për t’i digjitalizuar më tej shërbimet tona

E premte, 21 Janar - Administratori i Postës Shqiptare z.Ervin Bushati, shoqëruar nga Ambasadori shqiptar në Kroaci z.Riza Poda, zhvilloi një vizitë zyrtare në Postën Kroate, me ftesë të Kryetarit të Bordit Drejtues dhe njëherazi Drejtor i Përgjithshëm i Postës së Republikës së Kroacisë, z. Ivan Culo.

Në fokus të takimit bilateral ndërmjet dy drejtuesve të kompanive postare ishin çështje që lidhen me çuarjen përpara të bashkëpunimit midis dy insitucioneve në përballimin e sfidave me të cilat haset aktualisht shërbimi postar, të tilla si transformimi dhe digjitalizimi i shërbimeve.

Të dy bashkëfolësit shkëmbyen mendime mbi mbarëvajtjen e shërbimeve postare dhe nevojën e transformimit të vazhdueshëm të këtij shërbimi, në mënyrë që të jetë sa më inovativ, kompetitiv dhe atraktiv në tregun aktual, duke përmirësuar përformancën e shërbimeve postare.

Në vijimësi të bashkëpunimit të sukseshëm që Posta Shqiptare ka ndër vite me Postën Kroate në fushën e shërbimve postare, z. Bushati vlerësoi gatishmërinë e palës kroate për ofrimin e ndihmës dhe asistencës teknike në proceset e modernizimit dhe përmirësimit të shërbimeve postare në vendin tonë.

Posta Kroate përbën një model pozitiv në menaxhimin e suksesshëm të shërbimeve postare dhe aplikimin e zgjidhjeve digjitale në këtë proces transformues, ndaj ky shkëmbim ekperience, si dhe vijimi i bashkëpunimit në të ardhmen do të kontribuojë në lehtësimin dhe avancimin e proceseve digjitalizuese të Postës Shqiptare, duke e kthyer në një partner kompetitiv dhe me vlerë në tregun rajonal.

 

Pjesëmarrësit vizituan edhe qendrën tranzite të Postës së Kroacisë, një pajisje gjigande e automatizuar, e cila përpunonte me mijëra objekte postare në ditë dhe vinte në jetë me efikasitet të plotë shërbimet postare, veçanërisht shërbimin “Pako24”.

Shkëmbimi i eksperiencave dhe intesifikimi i marrëdhënieve bashkëpunuese me partnerët strategjik rajonalë dhe ndërkombëtarë mbetet prioritet i Postës Shqiptare, në funksion të përmirësimit dhe rritjes së cilësisë së shërbimit për qytetarin.

Të dhënat për kodin

Mbyll dritaren X