Home

Programi i Transparencës

(Në përputhje me nenin 7 të ligjit nr.119/2014 “Për të Drejtën e Informimit” është përgatitur programi i transparencës për Komisionerin për të Drejtën e Informimit dhe Mbrojtjen e të Dhënave Personale
Ky program përcakton kornizën ligjore të veprimtarisë së autoritetit në kuadër të ligjit nr.119/2014 “Për të Drejtën e Informimit”(LDI).
Ky program vlerësohet si një mënyrë konkrete përmes së cilës Autoriteti Publik (këtej e tutje Posta Shqiptare sh.a.) ndërton dhe rrit transparencën në punën e tij institucionale, nën garancinë e LDI-së. Posta Shqiptare sh.a. do të përditësojë herë pas here Programin e Transparencës, në përputhje me pikën 2 të nenit 5 të LDI-së.
Informacioni i bërë publik në këtë program, synon të bëjë transparencën e veprimtarisë së punës së Posta Shqiptare sh.a. nëpërmjet pasqyrimit të detajuar të tij në faqen zyrtare www.postashqiptare.al  si dhe në mjediset e pritjes së publikut.  Programi i transparencës pasqyrohet në rubrika, tekste/përmbajtje, afat kohor për bërjen publike të tij, mënyrën e bërjes publike si dhe strukturën përkatëse e cila prodhon ose administron dokumentin.
Në përmbajtje të programit të transparencës evidentohet skema e publikimit, e cila pasqyron menutë ku adresohet dokumenti në faqen zyrtare në internet. Përveç kësaj, çdo dokument është i aksesueshëm edhe në skemë.
Dokumentacioni i bërë publik, do të jetë i përditësuar në formë e përmbajtje. Faqja zyrtare e Posta Shqiptare sh.a është ndërtuar në atë formë që mundëson informacion për publikun pa kërkesë në format lehtësisht të kuptueshëm. Në rubrikat e faqes zyrtare pasqyrohen edhe informacione që karakterizohen nga kufizime të identifikimit të të dhënave personale për shkak të ruajtjes së privatësisë së individëve/subjekteve të të dhënave, etj.
Skema e publikimit paraqitet nëpërmjet tabelës përmbledhëse të evidentuar në këtë program)

Të dhënat për kodin

Mbyll dritaren X