Home > Media > aktivitete

Posta Shqiptare dhe FTL nënshkruajnë marrëveshje bashkëpunimi për pagesën e faturave të energjisë elektrike

Posta Shqiptare dhe FTL, më pranë qytetarëve me shërbime të aksesueshme në të gjithë vendin.

Administratori i Postës Shqiptare, z. Etjen Xhafaj, dhe Administratori i Furnizuesit të Tregut të Lirë (FTL) z. Albi Gjenerali, pjesë e OSHEE Group, nënshkruan sot marrëveshjen e bashkëpunimit për arkëtimin e faturave të energjisë elektrike nëpërmjet rrjetit të zyrave postare në të gjithë Shqipërinë.

Ky bashkëpunim zgjeron gamën e shërbimeve që Posta Shqiptare u ofron qytetarëve, duke e bërë pagesën e faturave të energjisë elektrike më të aksesueshme, pranë vendbanimit të tyre.

Një tjetër hap drejt zgjerimit të shërbimeve dhe lehtësimit të përditshmërisë së qytetarëve.

Të dhënat për kodin

Mbyll dritaren X