Administratori i Postës Shqiptare zhvillon takim pune me përfaqësuesin e Sindikatës Gjermane Ver.di
Administratori i Postës Shqiptare, z. Etjen Xhafaj, zhvilloi një takim pune me z. Ado Wilhelm, Koordinator i Fushatave Ndërkombëtare të Sindikatës Gjermane Ver.di, një prej bashkimeve më të mëdha sindikale në Gjermani, ku bën pjesë edhe Deutsche Post.
Në fokus të takimit ishte roli i sindikatave në përfaqësimin e punonjësve dhe përmirësimin e kushteve të punës, si dhe rëndësia e dialogut për gjetjen e zgjidhjeve të përbashkëta.
Gjatë takimit u diskutua edhe mundësia e krijimit të një bashkëpunimi mes Postës Shqiptare dhe Deutsche Post, për shkëmbimin e përvojave dhe zhvillimin e marrëdhënieve të mëtejshme mes dy institucioneve.



