Zyra Postare Nr. 25 në Selitë hap dyert në ambiente të reja dhe moderne
Një tjetër hap drejt përmirësimit të shërbimeve për qytetarët.
Duke filluar nga dita e hënë, Zyra Postare Nr. 25 në Selitë hap dyert për qytetarët në ambiente të reja, moderne dhe funksionale, të krijuara për të ofruar më shumë komoditet dhe një standard më të lartë shërbimi.
Administratori i Postës Shqiptare, z. Etjen Xhafaj, dhe Drejtori i Filialit Tiranë, z. Artemon Cukalla, vizituan ambientet e reja të zyrës, duke rikonfirmuar angazhimin për modernizimin e zyrave postare dhe përmirësimin e vazhdueshëm të cilësisë së shërbimit për qytetarët.





