Home > Media > aktivitete

Administratori i Postës Shqiptare prezanton drejtorin e ri të Filialit Shkodër

Administratori i Postës Shqiptare, z. Etjen Xhafaj, prezantoi para stafit të Filialit Shkodër drejtorin e ri, z. Rubin Borshi.
Gjatë takimit, theksi u vendos te objektivat e filialit, rëndësia e bashkëpunimit me stafin dhe përmirësimi i vazhdueshëm i shërbimeve ndaj qytetarëve.
Z. Xhafaj shprehu besimin se nën drejtimin e z. Borshi, filiali do të vijojë punën për arritjen e rezultateve konkrete, forcimin e performancës dhe përmbushjen e objektivave të Postës Shqiptare.
Administratori falënderoi gjithashtu znj. Kejsi Spahija për kontributin dhe angazhimin e saj gjatë drejtimit të filialit.
Posta Shqiptare vijon angazhimin për zhvillimin e shërbimeve dhe rritjen e cilësisë në çdo filial.

Të dhënat për kodin

Mbyll dritaren X