Home > Media > aktivitete

Posta Shqiptare dhe Posta Turke (PTT) nënshkruajnë Memorandumin e Mirëkuptimit për forcimin e bashkëpunimit

Një partneritet që sjell më shumë mundësi, më shumë inovacion dhe një vizion të përbashkët për të ardhmen!

Posta Shqiptare dhe Posta Turke (PTT) kanë nënshkruar Memorandumin e Mirëkuptimit, duke hapur një kapitull të ri bashkëpunimi mes dy operatorëve postarë.

Me fokus te zhvillimi i e-commerce, avancimi i logjistikës, transformimi digjital dhe shkëmbimi i ekspertizës, kjo marrëveshje synon të krijojë shërbime më të zgjuara, më të shpejta dhe më efikase për qytetarët dhe bizneset në të dy vendet.

Në një treg gjithnjë e më të ndërlidhur, partneritete të tilla janë çelësi për të sjellë inovacion, për të zgjeruar mundësitë dhe për të ndërtuar të ardhmen e shërbimeve postare.

Posta Shqiptare vijon të forcojë bashkëpunimin ndërkombëtar, duke investuar në zhvillim, teknologji dhe zgjidhje që i përgjigjen nevojave të kohës.

Të dhënat për kodin

Mbyll dritaren X