Posta Shqiptare merr pjesë në Konferencën Vjetore të IPC 2026 në Dubrovnik
Administratori i Postës Shqiptare Etjen Xhafaj mori pjesë në Konferencën Vjetore të IPC (International Post Corporation), të zhvilluar në Dubrovnik, Kroaci, një event prestigjioz i nivelit të lartë që mbledh drejtorët ekzekutivë të operatorëve postare nga e gjithë bota.
Fokusi kryesor i konferencës ishte diskutimi i tarifave të reja të sektorit e-commerce për vendet që nuk janë pjesë e BE-së, të cilat hyjnë në zbatim nga 1 korriku 2026; një ndryshim i rëndësishëm që prek drejtpërdrejt operatorët postare si Posta Shqiptare dhe mënyrën si do të menaxhohen dërgesat ndërkufitare në të ardhmen.
Në kuadër të kësaj konference, u zhvillua edhe takimi bilateral me CEO-n e Postës së Kroacisë, me qëllim forcimin e marrëdhënieve të bashkëpunimit midis dy operatorëve, shkëmbimin e praktikave më të mira dhe identifikimin e mundësive konkrete për partneritet komercial e operacional në të ardhmen.
Rritja e rolit të Postës Shqiptare në organizatat ndërkombëtare postare fillon me dialog, bashkëpunim dhe vizion të përbashkët.




