Home > Media > aktivitete

Posta Shqiptare dhe VISA diskutojnë mundësitë e bashkëpunimit në fushën e pagesave dhe shërbimeve financiare

Administratori i Postës Shqiptare zhvilloi një takim me Zëvendëspresidentin dhe Drejtuesin e Partneriteteve Strategjike për VISA, CIS dhe Evropën Juglindore.

Të përkushtuar për të inovuar dhe modernizuar shërbimet ndaj qytetarëve, diskutuan mbi sfidat e transformimit digjital dhe modelet më të mira ndërkombëtare në fushën e pagesave dhe shërbimeve financiare.

Gjatë takimit u shkëmbyen ide dhe përvoja mbi mundësitë e bashkëpunimit, zhvillimin e zgjidhjeve inovative dhe avancimin e shërbimeve që u përgjigjen nevojave të qytetarëve në një mjedis gjithnjë e më të digjitalizuar.

Posta Shqiptare mbetet e angazhuar në ndërtimin e partneriteteve strategjike dhe në adoptimin e praktikave më të mira ndërkombëtare, me synimin për të ofruar shërbime moderne, të sigurta dhe lehtësisht të aksesueshme për të gjithë.

Të dhënat për kodin

Mbyll dritaren X