Home > Media > aktivitete

Administratori i Postës Shqiptare zhvillon takim me kryetarët e zyrave postare të Filialit Tiranë

Administratori i Postës Shqiptare, z. Etjen Xhafaj, së bashku me Drejtorin e Filialit Tiranë, z. Artemon Cukalla, zhvilloi sot një takim me kryetarët e zyrave postare të këtij filiali.


Në fokus të diskutimeve ishte puna e përditshme në zyrat postare, cilësia dhe standardi i shërbimeve, si dhe vëmendja ndaj qytetarit në çdo kontakt me Postën Shqiptare.

“Çdo zyrë postare është një pikë e drejtpërdrejtë kontakti me qytetarin. Për ne, shërbimi cilësor, komunikimi korrekt dhe përgjegjësia në çdo hallkë të punës nuk janë thjesht objektiva, por standardi që duhet të udhëheqë çdo ditë punën tonë”- tha z. Xhafaj gjatë fjalës së tij.

Të dhënat për kodin

Mbyll dritaren X