Administratori i Postës Shqiptare, Etjen Xhafaj, inspekton procesin e shpërndarjes së pensioneve në Gramsh
Administratori i Postës Shqiptare, Etjen Xhafaj, inspekton procesin e shpërndarjes së pensioneve në Gramsh.
Në kuadër të monitorimit të vazhdueshëm të shërbimit të shpërndarjes së pensioneve dhe garantimit të standardeve të cilësisë, Administratori i Postës Shqiptare, z. Etjen Xhafaj, zhvilloi një vizitë pune në Gramsh, ku inspektoi nga afër procesin në Zyrën Postare Qendrore dhe në Zyrën e Pensioneve.
Gjatë vizitës, Administratori u njoh me ecurinë e procesit të shpërndarjes së pensioneve, organizimin e punës dhe mënyrën e ofrimit të këtij shërbimi për qytetarët. Një pjesë e rëndësishme e takimit ishte edhe bashkëbisedimi me pensionistët e pranishëm, me të cilët u diskutua mbi përvojën e tyre, nevojat dhe pritshmëritë për përmirësimin e mëtejshëm të shërbimit.
Kontakti i drejtpërdrejtë me qytetarët dhe marrja e mendimeve të tyre përbëjnë një element të rëndësishëm në vlerësimin e shërbimeve dhe identifikimin e hapësirave për përmirësim.
Posta Shqiptare vijon të ketë në fokus ofrimin e një shërbimi cilësor, korrekt dhe të aksesueshëm për të gjithë qytetarët, duke i kushtuar vëmendje të veçantë pensionistëve dhe garantimit të një procesi të rregullt e sa më pranë nevojave të tyre.
Përmes inspektimeve në terren dhe komunikimit të drejtpërdrejtë me përfituesit e shërbimeve, synohet forcimi i mëtejshëm i standardeve të punës dhe rritja e cilësisë së shërbimit në çdo zyrë postare.








