Posta Shqiptare vijon përgatitjet për projektbuxhetin e vitit 2027
Posta Shqiptare vijon përgatitjet për projektbuxhetin e vitit 2027
Në kuadër të hartimit të projektbuxhetit për vitin 2027, u zhvillua mbledhja e punës me drejtorët e drejtorive dhe shefat e sektorëve të Postës Shqiptare, nën drejtimin e Administratorit, z. Etjen Xhafaj.
Diskutimet u përqendruan në analizimin e nevojave dhe objektivave të secilës drejtori, planifikimin e investimeve dhe përcaktimin e drejtimeve kryesore të zhvillimit për vitin e ardhshëm.
Një vëmendje e veçantë iu kushtua mirëadministrimit të burimeve, rritjes së eficiencës, forcimit të bashkëpunimit ndërmjet strukturave dhe përmirësimit të performancës institucionale, me synim ofrimin e shërbimeve gjithnjë e më cilësore për qytetarët.








