8
8
Mision 2018-03-05T14:13:56+00:00

Posta Shqiptare sh.a është shoqëria më e madhe tregtare që operon në tregun e shërbimeve  postare dhe financiare. Ndër vite, Posta Shqiptare nuk ka patur në fokus vetëm aktivitetin tregtar, por ka shërbyer si një ndërmjetëse  vitale midis biznesit, qytetarëve dhe qeverive.

Pika jonë më e fortë në treg është rrjeti prej 550 zyrash të shtrira në të gjithë Shqipërinë, të cilat nuk do të operonin dot pa stafin përkatës, çka do të thotë se ne kemi edhe një numër shumë të madh punonjësish, rreth 2400.

Misioni ynë është të vazhdojmë të mbetemi lokomotiva e shërbimeve postare e financiare në vend, duke i garantuar klientit cilësi maksimale të shërbimeve, si duke përmbushur me së miri sloganin Shpejt.Sigut.Kudo.

Qëllimi ynë është konsolidimi i pozicionit dhe rritja e reputacionit të kompanisë në tregun e shërbimeve, duke synuar arritjen e standarteve në të njëjtin nivel me Postat homologe të rajonit e më gjerë.

.

Generic selectors
Exact matches only
Search in title
Search in content
Search in posts
Search in pages
Filter by Categories
in evidence
njoftime
Uncategorized @sq